Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vellezerit tregtare celularesh, vrasin klientin

Publikuar me : 03.12.2010 Ne : Kronike - 143 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

I vrari Bruno Kallasi, nuk iu kishte shlyer vellezerve Leka, parate e nje telefoni te blere pak dite me pare.


Policia arreston dy te dyshuarit, nje prej te cileve ndodhet ne spital, pas plageve te marra ne perleshje


TIRANE- Vellezerit, shites te celulareve, vrasin bleresin pasi nuk iu dha leket ndersa kishte kaluar, afati per te cilin ishte rene dakord per te bere pagesen. Policia arreston dy vellezerit e dyshuar per ngjarjen, nje prej te cileve ndodhet ne spital ne gjendje te rende, por jashte rrezikut per jeten, ndersa i plagosuri nderroi jete pak kohe, pasi mberriti ne spitalin e Durresit, ndersa kishte marre plage te renda.


Bruno Kallasi, 20 vjec, nga Kavaja, nderroi jete dje ne mesdite per shkak te plageve te renda te marra gjate nje konflikti te ndodhur ne lagjen nr.2 te qytetit te Kavajes, me dy vellezerit, Arjan e Emiliano Leka, perkatesisht 23 dhe 26 vjec, te dy banues ne Kavaje.


Policia bllokoi ne cilesine proves materiale armen e krimit, si dhe sende te tjera qe sipas hetuesve hedhin drite mbi rrethanat e ngjarjes.


Po keshtu deklarimet e disa deshmitareve okulare ne vendin e ngjarjes, te administruara nga specialistet e hetimit, bene qe policia te zbardhte skemen dhe te gjithe perfshirjen ne krim te dy vellezerve.


Konflikti


Javen e kaluar, 20- vjecari Bruno Kallasi, kishte blere nje telefon celular te dy vellezerit Leka, per nje shume prej afersisht 10 mije leke te reja. Duke qene se ai nuk i kishte te gjitha parate e nevojshme me vete, se bashku ata rane dakord qe parate te jepeshin pas disa ditesh, kur bleresi ti kishte siguruar ato.


Nderkaq dje ne mesdite, vellezerit Leka jane takuar me bleresin e tyre duke i kerkuar parate.


Ata jane takuar ne nje lokal ne lagjen nr.2, prane nje farmacie dhe kane nisur te debatojne mes tyre. Ne kete kohe nje nga vellezerit, pikerisht Arjani, doli bashke me viktimen nga lokali dhe po debatonte me te jashte.


Pas pak momentesh debate mes tyre, ata kane nisur te perleshen fizikisht dhe Kallasi ka qelluar ne drejtim te 23 vjecarit Leka, me nje thike, ndersa ai mbeti i plagosur. Ne keto momente, vellai tjeter i Arjanit, Emiljano, eshte afruar tek Kallasi, duke e goditur gjithashtu me thike ate. Ne kete kohe mes tyre ka pasur nje perleshje dhe i vrari, mori disa goditje ne trup me thike duke mbetur i plagosur rende.


Persona te ndryshem nderhyne per te ndare palet ndersa me urgjence per ne spitalin e Durresit u nisen dy te plagosurit. Megjithe ndihmen e dhene nga bluzat e bardha, Bruno Kallasi, nderroi jete ne spitalin e Durresit, per shkak te plageve te renda. i plagosuri tjeter pas nderhyrjes se mjekeve, mundi te shpetonte ndersa burimet e policise thane se pavaresisht gjendjes jo te mire te tij, Arjan Leka, ka kaluar rrezikun per jeten dhe tashme ndodhet nen kujdesin e personelit mjekesor.


Policia ne vendin e ngjarjes pas hetimit te kryer arrestoi Emiljano Leken me akuzen e vrasjes, bashke me vellain e tij Arjan Leka, te akuzuar per vrasje ne bashkepunim.


Pak dite me pare, Bruno Kallasi, kishte blere nje aparat telefoni celular tek vellezerit Leka dhe kishte rene dakord qe te paguante parate, disa dite me vone.

Dje i vrari Kallasi, u perball me dy vellezerit, te cilet i kerkuan atij parate per telefonin celular qe kishte blere disa dite me pare.


20- vjecari Kallasi, nderroi jete ne spitalin e Durresit, ku ishte derguar per mjekim, menjehere pas plageve te marra nga konfrontimi me vellezerit Leka.


Nje nga vellezerit me te cilet u konfliktua viktima ne ngjarje, Arjani Leka, mori gjithashtu plage te renda, mundi te shpetonte nga vdekja


I vrare

Bruno Kallasi, 20 vjec, banues ne Kavaje
Te dyshuar
Arjan Leka, 23 vjec, i plagosur ne spital, i arrestuar ne flagrance
Emiliano Leka, 26 vjec, i arrestuar ne flagrance

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit