Shtate vendet e Ballkanit Perendimor kane marre rrugen drejt pranimit ne Bashkimin Evropian dhe ndodhen ne faza te ndryshme te saj. Aktualisht, duket se kriza ekobomike globale e ka ngadalesuar kete proces.
Politikanet e Ballkanit Perendimor jane duke u bere gjithnje e me te vetedijshem se pranimi i vendeve te tyre ne BE, nuk do te ndodhe aq shpejt sa do te deshironin ata dhe ashtu sic ua kane premtuar popujve te tyre. Nuk ka ndonje predispozite te madhe per zgjerimin e BE-se, thote kryeministri shqiptar Sali Berisha per shtypin e huaj. Kete ai nuk ua ka thene ende shqiptareve. Por edhe jashte vendit ai perpiqet ta relativizoje menjehere pohimin e bere duke shtuar sa i perket Ballkanit Perendimor, ka ngurime, por ato nuk jane shume te medha.
Vendet me te rezervuara sa i perket zgjerimit te metejshem te BE-se jane Franca dhe Gjermania. Ne Gjermani argumentohet kunder pranimt te Turqise ne BE, si nje vend i madh mysliman, i cili do ta mbyste Gjermanine me punetore. Por ne Gjermani ekziston edhe nje argument ekonomik. Gjermania paguan me shume se vendet e tjera ne BE, dhe me pranimin e nje vendi te ri te varfer sic do te ishte nje vend i Ballkanit Perendimor, druhet se do te duhet te paguante edhe me shume, thote Natasha Wunsch, bashkeautore e nje analize te Institutit gjerman te Studimeve per Politiken e Jashtme (DGAP) me temen Ballkani Perendimor Zgjerimi i BE- se ne krize. Per ekspertet e institutit pranimi ne BE i vendeve te Ballkanit Perendimor eshte duke u shtyre edhe me gjate. Kriza ekonomike ka bere qe vendet e BE-se te lodhen nga zgjerimi.
Shkurtime ndihmash?
Bashkimi Evvropian ka planifikuar nga 2009 deri 2013 dhenien e 8,87 miliarde eurove per te perkrahur financiarisht proceset paraprake te pranimit te vendeve ballkanike. Duke pasur parasysh krizen financiare eshte e rendesishme qe te mos shkurtohen ndihmat paraprake dhe programet e tjera , thote Gernort Erler, presidenti i Shoqates per Evropen Juglindore.
Efektet e renies ekonomike globale ne Ballkanin Perendimor ndihen me renien e eksporteve dhe nga mungesa e investimeve te huaja. Prodhimet nga vendet e Ballkanit Perendimor kerkohen me pak dhe papunesia e larte pritet te rritet edhe me shume. Ne Maqedoni kuota e papunesise ne vitin 2009 ishte 32,2 perqind, ne Bosnje Hercegovine 42,7 perqind.
Pas 1999, Bashkimi Evropian i rishikoi politikat e tij ndaj Ballkanit, dhe percaktoi nje proces te ri pranimi per vendet e Ballkanit Perendimor. Ky proces i komplikuar perbehet nga gjashte faza.
Vendet me faza te ndryshme
Bosnje- Hercegovina dhe Serbia ndodhen ne fazen e trete, jane nenshkruar marreveshjet e stabilizim- asocijimit, MSA, qe pritet te ratifikohen nga 27 vendet e BE-se, c`ka mund te zgjase. Ne fazen e katert ndodhen Shqiperia dhe Mali i Zi, ku marreveshjet e asocijim stabilizimit, MSA, jane ratifikuar dhe jane ne zbatim. Maqedonia ndodhet ne fazen e peste, pasi ka bere kerkesen per pranim. Kroacia eshte ne fazen e gjashte, qe prej tetorit te 2005-es jane duke u zhvilluar bisedimet e pranimit. Bisedimet mund te perfundojne qe kete vit. Kosova nuk ka filluar ende as fazen e pare.
Kjo do te thote se per vendet e Ballkanit Perendimor do te jete shume me e veshtire per te hyre ne BE se sa per vendet e Evropes Qendrore dhe per Bullgarine dhe Rumanine.
Kriteret nuk jane plotesuar
Megjithate ekzistojne kriteret dhe tani per tani ato nuk jane plotesuar nga asnje vend. „Kjo perspektive afatgjate ne krahasim me zgjerimin e pare ne drejtim te lindjes te BE-se ben qe ne kohe reformat te mos jene aq mbreselenese. Ne moment ato nuk shihen ne Ballkanin perendimor. Ky eshte nje problem qe e ngadaleson te gjithe procesin. Prandaj edhe shihet se BE-ja eshte duke punuar me Ballkanin perendimor edhe ne fusha te tjera, si p.sh. me liberalizimin e vizave dhe me qarkullimin e lire, thote Erler.
Keshtu Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, shpresojne per liberalizimin e vizave brenda ketij viti, gje qe eshte bere me Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi ne fund te 2009-es.
Po ashtu dime se nuk ka vetem kundershtare te zgjerimit te metejshem te BE-se, ka edhe perkrahes. Britania e Madhe perkrah ne parim zgjerimin e BE-se. Ka edhe perkrahes te tjere specifike per Ballkanin Perendimor si per shembull Sllovenia e Çekia jane ne pergjithesi per pranimin e ketyre vendeve ne BE. Ka vende te vecanta qe mbeshtesin vende te caktuara te Ballkanit, si p.sh. Italia, qe e perkrah pranimin e Serbise ne BE, thote Natasha Wunsch. Duket se jane keta optimiste qe leshojne zera se nuk do te ishte keq nese Ballkani perendimor pranohej ne BE 100 vjet pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, pra me 2018.
Sipas eksperteve te DGAP dhenia me objektiva te caktuara e mjeteve ekzistuese evropiane si dhe perpunimi i nje strategjie ne pershatje me Evropa 2020 mund te kontribuonte per konsolidimin e rajonit te Ballkanit perendimor. Dhe deri sa te ndodhe kjo nuk duhen permendur data.
Kete e di edhe Sali Berisha, prandaj nuk i permend ato kur e pyesin cili vit do te ishte realist per pranimin e vendit te tij ne BE, 2018, 2023 apo vite me te largeta.
_______________
Barroso Do kemi sukses, vetem nese mendojme si evropiane
Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, ka hapur frontin me qeverite e 27 vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Ne fjalimin e tij te pare per Gjendjen ne BE, te marten ai foli per shume gjera, qe mund te shkaktojne konflikte.
Fjalimi i pare i nje presidenti te Komisionit Evropian per gjendjen ne BE iu kushtua te tashmes dhe se ardhmes. Barroso e sheh gjendjen edhe me tej te renduar nga kriza ekonomike dhe financiare, e cila ka shkaktuar vitet e fundit probleme te medha. Ekonomia evropiane ka nevoje per ndryshime. Ajo duhet te jete me ekologjike, me sociale, me e qendrueshme dhe e afte per konkurrence. Vendimtare per kete eshte nje angazhim i perbashket, thote Barroso.
Paralajmerimet e Barrosos
Ky eshte momenti, kur shihet e verteta evropiane. Evropa duhet te tregoje se paraqet me shume sesa 27 zgjidhje te ndryshme kombetare. Ose do te notojme se bashku, ose do te fundosemi te ndare. Ne mund te kemi sukses, vetem ne qofte se mendojme ne menyre evropiane, pavaresisht se si veprojme ne nivelin kombetar, rajonal, apo lokal, theksoi Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian theksoi nevojen qe BE-ja te kete edhe tatimet e veta dhe te mos varet prej buxheteve te shteteve anetare. Por shumica e vendeve antare jane kategorikisht kunder. Duartrokitje gjate fjalimit gjysemoresh te Barrosos u degjuan shume rralle. Per here te pare, kur ne menyre indirekte kundershtoi debimin e romeve nga Franca.
„Secili ne Evrope duhet tu permbahet ligjeve. Qeverite duhet te respektojne te drejtat e njeriut dhe te minoriteteve. Racizmi dhe armiqesia ndaj te huajve, nuk kane vend ne Evrope. Kur behet fjale per ceshtjet e ketilla kontestuese, te gjithe ne duhet te jemi te pergjegjshem. Prandaj me vendosmeri bej thirrje qe te mos i ringjallim shpirterat nga e kaluara evopiane, nenvizoi Barroso. Por kritikat ne Parlament ishin te zeshme, pikerisht per shkak te permbajtjes se teperme te Barrosos.
Mekataret kane nje emer
Martin Schulz, kryetar i grupit te deputeteve socialdemokrate, kritikoi presidentin e Komisionit per nje qendrim teper te bute ndaj vendeve anetare, edhe sa i perket ceshtjes se debimit te romeve.
„Ketu behet fjale edhe per nje qeveri, e cila per shkak te presioneve te brendshme politike, fillon nje lloj gjahu kunder shtrigave dhe perndjek minoritetet. Kjo ka vetem nje emer, fjala eshte per qeverine e presidentit francez Nicolas Sarkozy, kryeministrit Francois Fillon dhe ministrit te Brendshem Brice Hortefeux. Une do te deshiroja qe te kishin permendur edhe emra konkret, qe per ne do te ishte sinjal se Barroso ka nisur kete lufte.
Nje vemendje e posacme iu kushtua edhe pjeses se fjalimit te Barrosos per rolin e Evropes ne bote. Joseph Daul, kryetari grupit parlamentar te kristiandemokrateve, mendon se Barroso nuk ishte i bindshem sa duhet.
„Si mund ta shpjegojme mungesen tone ne negociatat mes Izraelit dhe palestinezeve, ndonese jemi donatoret me te medhenj ne kete rajon?, pyeti ai.
Edhe pse fjalimi per gjendjen e BE-se do te duhej ti ngjante fjalimit vjetor te presidentit amerikan Barack Obama, keto dy ngjarje kane shume pak te perbashketa fjalimin e presidentit te tyre e ndjekim permes televizionit me miliona amerikane, ndersa ate te Barrosos vetem europarlamentaret. Barroso kishte madje frike se salla e fjalimit do te jete e zbrazet. Kryetaret e grupeve parlamentare u detyruan te kercenojne me shkurtimin e meditjeve, per ata europarlamentare, qe mungojne nga kjo seance.