Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Vendime të rëndësishme janë marrë gjatë mbledhjes së fundit të Bordit të Drejtuesve të CEZ Shpërndarjes. Mësohet së çështja kryesore e diskutuar ka qenë shkarkimi nga detyra e drejtorit të Bordit, Jozef Hejsek, i cili ka drejtuar deri më tani kompaninë që prej privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Kompania nuk ka dalë ende më një qëndrim për të shpjeguar arsyet e një vendimi të tillë. Megjithatë, pritet që sot të zhvillohet një konferencë për shtyp e CEZ Shpërndarjes, në të cilën do të jepen më shumë detaje mbi veprimin në fjalë. Në vend të Hejsek është emëruar një ndër pjesëtarët e stafit të tij të ngushtë.

CEZ Shpërndarja ka pasur një marrëdhënie të tensionuar gjatë muajve të fundit me organet shtetërore si edhe Entin Rregullator të Energjisë pas vendimit të këtij të fundit për mosrritjen e çmimit për këtë të fundit sipas kërkesës së bërë, ç’ka duket të kenë kontribuuar në shkarkimin e Hejsek. ERE gjithashtu vendosi të rrisë çmimin që KESH ia shet energjinë kësaj kompanie duke i ulur të ardhurat e parashikuara me mbi 150 milionë dollarë. Çmimi që KESH i shet energjinë CEZ-it u rrit nga 1.48 lekë për kilovat në 2.83 lekë, ndërsa tarifa për transmetimin e energjisë nga OST, u rrit nga 0.6 në 0.65 lekë.

Menjëherë pas këtij vendimi, CEZ Shpërndarja deklaroi se për shkak të mungesës së të ardhurave do të detyrohej që të shkurtonte investimet si edhe pagat dhe stafin. “Në bazë të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për tarifa të reja të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, CEZ Shpërndarje ka pësuar ulje prej 19 përqindësh të tarifës së shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike”, – deklaroi menjëherë pas vendimit të ERE-s kompania. Por CEZ Shpërndarja nuk u mjaftua me kaq, kompani iu drejtua ERE me një ankesë, e cila përsëri iu kthye mbrapsht.

Një ndër arsyet kryesore të vendimit të ERE-s për mos rritjen e çmimit të kërkuara nga CEZ Shpërndarja në masën 4.5 për qind për tre vitet e ardhshme ka qenë plani i investimeve të panevojshme të parashikuara nga kompania. Sipas ekspertëve të ERE-s, kompania çeke kishte parashikuar investime, rrjedhimisht edhe shpenzime, të cilat ishin të panevojshme për sistemin.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit