Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendimi i qeverise rriten sigurimet shoqerore

Publikuar me : 28.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendimi i qeverisë, rriten sigurimet shoqërore

Rritja e pagës minimale në 20 mijë lekë ka rritur automatikisht masën e sigurimeve shoqërore që duhet të paguajnë të gjithë të punësuarit në Shqipëri. Kjo rritje nis që nga pagat e ulëta dhe prek më shumë nga të gjithë të vetëpunësuarit dhe ata që paguajnë sigurime shoqërore vullnetare. Në total, të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë të paktën 30 për qind të pagës për këto detyrime, 23 për qind e tyre shkojnë për kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe 7 për qind për Sigurimet Shëndetësore.

Detyrimi është përllogaritur mbi pagën minimale për efekt tatimesh, prej 17 540 lekë. Një i vetëpunësuar duhet të paguajë plot 5 262 lekë në muaj për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore. Të njëjtën shumë duhet të paguajnë edhe ata të vetëpunësuar që kanë pjesëtar të familjes që kanë të punësuar në të njëjtin vend edhe një familjar të tij, i cili nuk trajtohet me pagë.

Më pak paguajnë ushtrojnë veprimtari tregtare apo shërbimesh si ambulantë. Duke filluar nga data 1 korrik 2011, pagesat e tyre për kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore do të jenë 1 800 lekë në muaj. Të njëjtën vlerë do të paguajnë edhe ata që punojnë si punonjës shtëpie.

Për sa i përket të vetëpunësuarve në bujqësi, kontributi që duhet paguar është 21 600 lekë në vit, përveç atyre që jetojnë në zona malore dhe kodrinore, të cilët paguajnë 14 040 lekë në vit.

Në total, detyrimet për kontributet për sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore vilen në nivelin e 34.5 për qind të pagës. Nga këto, 15 për qind paguhen nga punëdhënësi dhe 11.5 për qind nga punëmarrësi. Rreth 21.6 për qind janë kontribute të sigurimeve Shoqërore dhe pjesa tjetër për Sigurimet Shëndetësore.

Ndryshimet ligjore gjithashtu bëhen edhe në shërbim të ligjit për faljen. Kështu, të gjithë të punësuarit në bujqësi kanë të drejtë që të paguajnë kontributet për vitin në vazhdim pasi të kenë shlyer detyrimet e papaguara për Sigurimet Shoqërore që nga janari 2009.

Ligji gjithashtu prek edhe përfitimet për nënat që lindin. Në këtë rast, nëse ka lindur e drejta e përfitimit, por përfituesja nuk ka pagë gjatë gjithë muajve të vitit të fundit kalendarik, përfitimi llogaritet duke bashkuar shumën e pagave që është derdhur detyrimi me shumën e pagave minimale të përcaktuara për efekt të derdhjes së këtyre kontributeve për një vit.

Një javë më parë, qeveria vendosi të rrisë me 1 000 lekë pagën minimale nga 19 000 në 20 000 lekë. Vendimi, rriti automatikisht kontributet për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore edhe për pagat e larta. Kështu paga maksimale mbi të cilën paguhen sigurimet është përcaktuar nga qeveria në 87 700 lekë ndërsa shuma e që rritet është rreth 550 lekë. Sipas vendimit, paga minimale nuk mund të jepet për më pak se 174 orë pune në muaj.

 

Emirjon Senja

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit