Targat e reja do te kene flamurin e Bashkimit Evropian, ndersa shqiponja dykrenore do te jete me ngjyre te bardhe
Ndryshe nga formati i tanishem, kodi i rrethit do te ndiqet nga tre numra dhe dy germa. Si do te jene targat e reja
TIRANE- Ndryshon formati i targave per te gjithe mjetet. Qeveria miratoi dje versionet e reja te targave te cilat do te fillojne te perdoren pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te kryera.
Sipas vendimi te djeshem, shqiponja dykrenore nuk do te vendoset me mbi fushen e kuqe ne te majte te targes se mjeteve por mbi ngjyren e flamurit te Bashkimit Evropian dhe do te jete ne ngjyre te bardhe e shoqeruar nga mbishkrimi AL. Ne te djathte te targes do te jete stampuar flamuri i BE-se dhe mbi te, brenda nje rrethi te bardhe do te jete shenuar viti i pare i regjistrimit te automjetit ne Shqiperi.
Ndryshimet thelbesore kane te bejne me vendosjen e shenjave dalluese sic jane numrat dhe germat. Krahas germave te cilat bejne te dallueshme rrethin, targat do te kene tre numra dhe jo kater sic kane qene deri me tani, ndersa ne fund do te jene dy germa dhe jo nje. Keshtu, targa e nje automjeti te Tiranes per shembull, nuk do te jete me TR XXXX T por TR XXX TT. Ky eshte nje format shume i perhapur ne vendet e Bashkimit Evropian, i cili si duket do te perdoret edhe nga ne.
Ky ndryshim, eshte tejet i nevojshem per Tiranen, ku deri me tani targat kane shkuar tek seria U dhe ishte e domosdoshme gjetja e nje formati te ri. Per automjetet, nuk do te ndryshoje gje ne ngjyrat e numrave dhe sfondit. Numrat do te vazhdojne te jete te zinj dhe sfondi i bardhe.
Ndryshim do te kene targat e taksive. Keto te fundit do te perdorin targa ne formatin, sfond i verdhe, numra te kuq, por ne fund te gjitha taksite do te kene te shenuara serine T (taksi). Per sa i perket targave te mjeteve rrugore te perkohshme, ato do te jete ne formatin germa dhe numra te kuq mbi sfond te bardhe.
Si shenje dalluese keto targa do te kene shenimin PRK (Perkohshme), targat e trupit diplomatik nuk do te ndryshojne ndersa, ato te Policise do te kene shenje dalluese shenimin MB (Ministria e Brendshme). Mjetet rrugore ne prove do te kene sfond te bardhe dhe shkronja te kuqe, ndersa kane shenjen dalluese PROV.
Ndryshime te rendesishme jane kryer tek mjetet bujqesore. Ato nuk do te perdorin targa te njejta me mjetet e tjera, por specifike per fushen ne te cilen perdoren. Mjetet bujqesore do te kene sfond te gjelber mbi te cilin do te vendosen germa dhe numra te bardhe, ndersa do te kene shenjen dalluese MB (Makine Bujqesore).
Te njejta targa do te perdorin makinat teknologjike dhe rimorkiot, vec se do te kene shenjen dalluese MT (Makine Teknologjike) dhe R (Rimorkio).
Pas hyrjes ne fuqi te vendimit, pritet te dali dhe udhezimi i ministrit te Puneve Publike dhe Transporteve per menyren se si do te zbatohet vendimi si dhe afatet ne te cilat do te filloje pajisja e mjeteve me targat e reja. Gjithashtu, pritet te percaktohen edhe tarifat e reja te targave, te cilat do te jene nje kosto shtese per perdoruesit e mjeteve.
Qeveria jep me qira 8.7 ha toke per 1 Euro
Qeveria synon te leshoje me qira 8.7 hektare toke per nje euro. Vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave eshte ne vijim te projektit Shqiperia 1 Euro dhe parashikon dhenien me qira te nje hapesire toke te Ndermarrjes se Prodhimit te Çeliqeve ne Elbasan. Ne mbledhjen e djeshme, qeveria percaktoi kriteret e konkurrimit per dhenien me qira te kesaj toke.
Pjesen me te madhe te pikeve do ta kete investimi me 50 te tilla, 30 pike do te jepen per politikat qe investitori i mundshem do te propozoje per punesimin ndersa 20 pike do te jene per kohen ne te cilen parashikohet te filloje puna.