Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendimi, rriten pagat. Ja cilat jane ndryshimet per te gjitha kategorite

Publikuar me : 19.08.2010 Ne : Kuriozitete - 195 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ndryshon kufiri i pagave per kreret e njesive te qeverisjes vendore si dhe te gjithe administraten ne varesi te tyre. Qeveria rriti dje kufirin per te gjithe kategorite e punonjesve, ndersa pagesa per secilin behet ne varesi ne numrit te banoreve per cdo bashki apo komune.


Sipas vendimit te djeshem, numer referues i banoreve te bashkise apo komunes do te merret ai qe nxirret ne fillim te vitit nga regjistrat e Gjendjes Civile.


Mbi bazen e ketij numri do te percaktohet pagesa per secilin brenda kufijve te percaktuara dje me vendim te Keshillit te Ministrave.


Kryetaret e bashkive qe kane nje numer banoresh nga 20 mije deri ne 50 mije banore do te perfitojne nje page qe varion nga 51 mije deri ne 90 mije leke, ndersa nenkryetari paguhet nga 41 mije deri ne 77 mije leke.


Percaktimi perfundimtar do te varet nga numri i sakte i banoreve qe ka njesia e qeverisjes vendore. Kreret e bashkive apo komunave qe kane nga 5 mije deri ne 20 mije banore perfitojne nga 41 mije deri ne 77 mije leke, ndersa nenkryetari nga 28 mije deri ne 68 mije leke.


Per njesite e qeverisjes vendore qe kane me pak se 5 mije banore, paga per Kryetaret do te varioje nga 37 mije deri ne 54 mije leke ndersa per nen kryetaret nga 27 mije deri ne 42 mije leke.


Krahas krereve te bashkive qeveria ka percaktuar edhe kufijte maksimal dhe minimal te pagave per nepunesit e tjere te ketyre njesive. Ekzekutivi ka percaktuar pagat e ketyre te fundit duke i kategorizuar sipas funksionit dhe numrit te banoreve te bashkise.


Sipas ketij vendimi, sekretaret e pergjithshem te bashkive mbi 100 mije banore do te perfitojne nje page nga 25 mije deri ne 65 400 leke. I njejti pozicion ne bashki me numer banoresh nga 50 mije deri ne 100 mije banore do te paguhet nga 22 200 deri ne 59 mije leke, kurse per bashkite me popullsi nga 20 mije deri ne 50 mije banore paga varion nga 20 600 deri ne 48 000 leke.


Ne kategorine e II-te sipas vendimit te qeverise, perfshihen Drejtoret e Drejtorive dhe Drejtoret e Drejtorise se Pergjithshme.


Ne bashkite mbi 100 mije banore, pagesa per postin e Drejtorit te Drejtorise se Pergjithshme varion nga 24 000 leke deri ne 62 mije leke, ndersa ai Drejtorit te Drejtorise nga 20 600 leke ne 52 800 leke. Ne bashkite dhe komunat me numer me te vogel banoresh pagesa per kete kategori vjen duke u ulur.


Ne kategorine III-te, sipas vendimit perfshihen Pergjegjesit e Sektorit, Kryeinspektoret, Inspektoret, Specialistet e Nivelit te Larte, etj. Per bashkite mbi 100 mije banore paga per per keto kategori varion mesatarisht nga 20 mije leke deri 43 mije leke.


Ne kategorine IV, perfshihen specialistet e nivelit te mesem, te cilet perbejne edhe numrin me te madh te te punesuarve ne bashki dhe komuna. Per bashkite me numer banoresh mbi 100 mije, paga e kesaj kategorie do te varioje nga 13 000 leke ne 30 600 leke.


E njejta kategori do te paguhet nga 13 000 leke ne 28 500 leke ne bashkite qe kane nga 50 mije deri ne 100 mije banore, ndersa per ato njesi te qeverisjes vendore qe kane nga 20 mije deri ne 50 mije banore, paga e kesaj kategorie punonjesish do te varioje nga 12 000 leke ne 27 500 leke. Te gjitha kategorite e parashikuara ne tabela sipas vendimit te qeverise perfitojne nga 2 per qind shtese per vjetersi ne pune.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit