Publikuar me : 08.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia bën të ditur se personi i cili ka vendosur eksplozivin në banesën e zv.drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça është filmuar nga një kamera sigurie. Me anë të filmimeve të kësaj kamere është nxjerr një filmim ku shfaqet personi që ka vendosur eksplozivin dhe që është larguar menjëherë nga dera e banesës.
Nga pamjet e zbardhur, policia, mësohet se në video duket një person me kapele të bardhë dhe xhup të zi. Me anë të këtyre të dhënave pritet që polica të bëjë të mundur identifikimin e tij.
* * *
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 3:30 të mëngjesit në banesën e nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça.
Mësohet se lënda shpërthyese ishte vënë në derën e banesës së Muçës, një apartament në katin e pestë të një pallati në rrugën “Frosina Plaku”, në afërsi të parkut të autobusëve.
Sipas të dhënave të para, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme në banesë dhe në apartamentet e fqinjëve.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se fuqia e shpërthimit ka hequr dyert e apartamenteve fqinje ne katin e pestë, ndërsa dëme ka pasur edhe në katet e tjera të pallateve.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, të cilat janë përqendruar më shumë në pistën që lidhet me detyrën e nëndrejtorit Muça.
Në në njoftim për shtyp rreth mesditës, Drejtoria e Policisë së Tiranës bëri të ditur se ka shoqëruar disa persona, të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen.