Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Verteri u mban frymen

Publikuar me : 20.04.2011 Ne : Kulture - 127 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne skenen pothuajse bosh, ku duken ende gjurmet e skenografise se operes se fundit te realizuar ne TKOB, mexosopranoja Vikena Kamenica ne rolin e Sharlotes, i rrefen se motres Sofise, qe e ka te strukur ne preher, vuajtjet qe i ndrydhin shpirtin. Ne salle duken soliste te tjere qe interpretojne pas Kamenices, perzier zera mashkullore me femerore qe e shoqerojne, aty dhe nje pianiste e frymezuar ben rolin e sopranos dhe te dirigjentes.


Pak minuta pushim, te gjithe lene skenen dhe oborri mbushet me zerat e orkestanteve qe komentojne per veshtiresite e ekzekutimit te muzikes dhe per komunikimin me dirigjentin Martin Zeller. Te gjithe i ka bere per vete Verter, qysh ne ditet e para te provave.


Verter (Eerther, 1887),me muzike te Jules Massenet, bazuar ne romanin Vuajtjet e djaloshit Verter te Getes eshte premiere absolute kete sezon ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Libreti eshte shkruar nga Édouard Blau, Paul Milliet dhe Georges Hartmann.
Dirigjenti Zeller, i ardhur nga Gjermania, e ka heren e pare qe drejton muziken lirike te Massenet. Ai i sheh veshtiresite e saj te ekzektutimi i sakte i cdo nuance e ngjyrimi, qe kerkon stili i muzikes franceze, sidomos ajo e Massenet.


Eshte i veshtire ekzekutimi i kesaj muzike se orkestra shqiptare zakonisht luan Verdin, Pucinin, muzike te forte dhe i duhet te kuptoje nje tjeter stil, ate francez, nje muzike qe shkon pak ne drejtimin e impresionizmit. Orkestra ka nje nivel te mire, por ne kemi punuar gjate dhe ata duan te pushojne. Une e kuptoj kete, por nuk kemi edhe aq shume kohe per prova dhe duhet te punojme fort, duhet te ecim para thote Zeller ne prova.

Ndersa dirigjenti shpreh keto shqetesime, regjisorja franceze Patrizia Panton ne krah te tij, duket teresisht e qete. I njeh solistet e Operes nga operat Faust, Karmen, Salome, qe ajo ka realizuar ne TKOB nga bashkepunimet ne vite. Pantonin e ka bere per vete romantizmi i vepres. Historine e Verterit e permbledh me dy fjali Eshte historia e nje gruaje qe do nje burre, por martohet me dike tjeter. Pasioni dhe dashuria ne ate epoke lidhet me detyrimet, qe sot nuk ekzistojne. Kjo do shihet ne skene sonte.


Binte ne sy komoditeti ne te punuar i Pantonit, e ulur ne cepin e djathte te skenes.
Me te mbaruar secili interpretimin i therret nje nga nje per te komunikuar me solistet. Dhe artistet ndihen te qete me kete komunikim.


Pantoni e njeh mire kengetarin, di cdo te thote te kendosh dhe te aktrosh, di vleren e vepres dhe per te nxjerre ate emocion qe eshte i bukur, te jep nje lloj lirshmerie emocionale, duke ta bere punen me te bukur, tregon Kamenica.


Verteri, personazhi qendror i Operes, dallohet nga te rinjte e tjere te salloneve mondane. Eshte intiligjent, vital, nje shpirt i lire qe gjurmon gjirin e natyres, dashurine e cilter dhe e terheqin pa fund vargjet e Homerit.


Ai eshte nje poet. Ne koken e tij ka vetem poezine, vetem dashurine, vetem perfeksionin, thote per kete personazh tenori Saimir Pirgu, qe vjen nga Italia per te interpretuar per here te pare Verterin ne vendin e tij. Per te eshte nga rolet me te bukur te repertorit lirik dhe qe i pershtatet me se miri vokalit. Po interpretimi? Eshte nje opere ku kerkohet te kuptohet fjala dhe ekspresiviteti. Nuk ka nevoje te levizesh, nuk eshte Traviate, nuk eshte Rigoleto vijon ai.


Tenori mendon qe edhe publiku do ta ndjeje kete dhe keshillon qe para se te vijne te shohin operen, te gjejne nje ore kohe per te lexuar libretin, per te kuptuar historine e Verterit dhe atehere do ta perjetojne vuajtjet e tij. Per Kamenicen ai mendon qe eshte nje artiste e pergatitur nga ana vokale dhe interpretuese, spontane, e lire ne interpretimin skenik.


Saimir Pirgu para nje viti, intepretoi ne Opera. E ka thene gjithmone se do kthehet aty ku ka rrenjet. I njeh problemet e Teatrit te Operes, por nuk e pengojne te kthehet. Te realizosh Verterin ne Shqiperi, eshte e pamundur. Por ta realizosh keshtu sic e bejme ne eshte shume e mundur, shprehet dhe e ka fjalen per buxhet e vogla qe shkojne per kete produksion modest.


Kur i tregon kolegeve muzikante jashte vendit per kalendarin e nje viti ne opera dhe per veprat ne ze qe vihen aty, te gjithe cuditen. Veprat me zor perballohen edhe nga teatro me buxhete kolosale. Mire parate qe nuk mjaftojne kurre, po cilat jane problemet e tjera nga qe vuan institucioni?


Ne radhe te pare duhet zgjidhur cilesia dhe politika kushdo qofte e majte, apo e djathte te mos nderhyje ne art. Per drejtuesit e Operes kushdo qofshin, eshte shume e veshtire ta ndryshojne kete. Ne Shqiperi ka njerez qe rrijne nga 40 vjet dhe nuk bejne absolutisht asgje dhe eshte veshtire ti levizesh sepse ka nderhyrje te shpeshta.


Jane mesuar me nje sistemi tjeter dhe mendoj qe neqoftese, ky eshte mendim thjesht i imi, por edhe duke pare dhe duke ardhur nga civilizimi evropian, qe duhen stimuluar ne menyre tjeter artistet. Mendoj qe rruga me e mire eshte qe politika te mos te nderhyje ne ceshtjet artistike. Por ne Shqiperi, akoma kjo duket e pamundur.


Lidhur me pagesen, Pirgu thote ate qe thone te gjithe artistet shqiptare me nje karriere jashte vendit. Merret minimumi sepse dihen kushtet! Merret nje minimum qe te krijohet mundesia dhe qe ne te kalojme qe ketej. Ndryshe mbetemi vetem ikona qe vetem levizim, bejme punen e ambasadoreve.


Vikena Kamenica dhe Armando Likaj, ata qe jane me afer Pirgut ne kete produksion, shohin tek ai nje artist bujar, qe e ndan pervojen e tij edhe me te tjere. Kam prane nje partner ideal, thote Kamenica, kurse baritoni Armando Likaj ka arritur te krijoje nje komunikim te drejtperdrejte, qe i ndihmon dhe per te krijuar marredhenie me personazhet.


Sharlota, personazhi tjeter frymezues pas Verterit, eshte nje vajze e njome qe bie ne dashuri me shikim te pare me poetin. Ajo eshte bere nene, moter, shoqe per motrat dhe vellezerit e saj dhe kete ia premtoi te emes heren e fundit qe e pa gjalle. Kamenica, qe interpreton nè kete rol, i ka te qarta, momentet e forta te rolit te saj


Sharlota eshte nje nga rolet me komplekse dhe me specifike, sepse ajo eshte e dashuruar, nderkohe qe ka nje terheqje shume te forte me Verterin, por qe duhet ta fshehe. Duhet te ndihen ne interpretim keto lloj shqetesimesh. Deshirojme qe edhe publiku te marre ate cka ne po perjetojme hap pas hapi dhe urojme qe kete emocion, ta nxjerrim ashtu sic duhet ne skene, mos te ngarkohemi aq shume sa te prehemi.


Sharlota, e fejuar me Albertin, nuk mund ta ndaloje zemren te rrahe per Verterin.
Alber, nje i ri 25 vjecar eshte ne dukje nje fisnik i ftohte, njeri i bizneseve. Kete rol ia kane besuar baritonit Armando Likaj qe zbulon se tek Alberti fshihen edhe ndjenja te pastra te dashurise, se miresise, zemergjeresise.


Eshte nje bariton brilant, dhe me ka shijuar qe ne noten e pare qe kam degjuar. E vetmja veshtiresi qe kam hasur eshte stili, qe kerkon nje tjeter temperament, eshte me fin, me delikat nga ana e te kenduarit, eshte me shprehes si nga mimika, ashtu edhe nga gjestet.


Nje tjeter personazh prezent ne veper, qe krijon raport me cdokend dhe merr pak nga gezimet dhe shqetesimet e tyre eshte Sofia, motra e Sharlotes, 15 vjecarja qe tani ka filluar te njohe ndjenjat e veta, nje adoleshente e brishte, naive dhe gazmore. Sofi jane Ulpiana Aliaj dhe Eriona Gjyzeli.


Eshte debutues per Aliajn, nje rol qe i rri mire ne vokal dhe i pershtatet moshes se saj. Ajo mendon se kengetarin lirik e ndihmon formimi per ti perballuar veshtiresite ne realizimin e rolit. Ajo vete vazhdon studion akoma ne Konservatorin Monteverdi te Bolzanos.


Sofi ishte i fundit personazh qe na foli per Verterin, para se te kthehej per pjesen e dyte te provave ne skene.


Opera shfaqet sonte, ora 19.00 dhe me 22, 24 dhe 26 prill. Skenografia dhe kostumet realizohen nga Platon Bardhi. Grupi i femijeve eshte pergatitur nga Irida Bega.
Çmimi i biletes Platea kryesore 1000 leke dhe 500 leke
Galeri 300 leke


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit