Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vetehelmimet, mjeket bejne apel per zhdukjen nga tregu te fostoksines

Publikuar me : 26.09.2010 Ne : Kulture - 130 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bari i vetevrasjes duhet te hiqet sa me shpejt nga tregu. Ky eshte apel qe kane leshuar bluzat e bardha per fostoksinen, lende kjo qe perdoret rendom nga njerezit per tu vetehelmuar. Sipas shefit te Toksikologjise prane Spitalit Ushtarak, Zihni Sulaj, vitet e fundit eshte rritur numri i personave qe vetehelmohen me fostoksine. Nderkohe specialistet rendisin edhe disa nga shkaqet kryesore lidhur me vetehelmimet.
Fostoksina

Eshte fare e thjeshte te blesh fostoksine, ne farmacite bujqesore te vendit edhe pse me qindra here mjeket shqiptare kane kerkuar qe ky pesticid te hiqet nga qarkullimi. Ne e kemi ngritur shpesh kete problem per helmin e fostoksines e cila gjendet rendom kudo. Duhet te merren masa qe marre fund ky fenomen sepse eshte ne dem te popullates, thekson Zihni Sulaj duke shtuar se fenomeni i vetehelmimit me fostoksine po rritet gjithnje e me shume. Studimet e fundit faktojne se numri i personave qe vetevriten permes ketij helmi mbas vitit 2003 eshte ne rritje. Vetem sipas te dhenave zyrtare te mbledhura ka rezultuar se numri i vetevrasjeve permes ketij helmi eshte 25 deri ne 30 vdekje ne vit, pohon Zihni Sulaj. Rreth 87 perqind te shqiptareve qe kane tentuar te vetevriten permes ketij helmi te bute, jetojne ne zona rurale. Ne repartin e toksikologjise gjate 10 viteve te fundit jane regjistruar 5570 vete, te cilet kane tentuar te vetevriten duke pire fostoksine. 25 perqind e tyre nuk kane mundur te shpetojne, ndaj mjeket kerkojne te merren masa per te hequr nga tregu kete pesticid
Shkaqet


Arsyet qe mund te shtyjne nje perse drejt nje akti fatal sic jane vetevrasjet jane te shumta por mjeket permendin disa nga keto shkaqe. Me shume shkaktaret jane stresi i akumuluar per shkaqe sociale, individuale ose familjare, sidomos ne marredheniet ne cift, si dhe problemet ekonomike dhe problemet e zhvendosjes, sqaron Sulaj. Nderkohe ai pohon se helmi me i perdorur eshte fostoksina, por ne zonat rurale perdorin edhe lendet kimike qe perdorin ne bujqesi per te luftuar brejtesit apo insekte te ndryshme. Mjeket tregojne se jane vajzat e reja dhe grate e moshes 34 vjec qe ne kushte depresioni dhe ne pamundesi te perballen me problemet ekonomike dhe financiare, tentojne te vetevriten.


Fieri dhe Lushnja marrin vendim per fostoksinen

Rrethi i Fierit, si dhe ai i Lushnjes persa i perket vdekjeve nga pesticidi bujqesor vdekjeprures i njohur me emrin fostoksine, ka shifra shqetesuese. Pikerisht per kete arsye pak kohe me pare te pyetur lidhur me kete lende, nga ana e mjekeve, por edhe farmacisteve, kerkohet qe te kete nje vendim dhe ato te mos i shiten kujtdo qe i kerkon, per te minimizuar keshtu edhe mundesine e perdorimit te tyre nga personat e prirur per vetevrasje. Mjeku Kilo Stoja, i cili punon ne sallen e sherbimit te reanimacionit te pergjithshem, ku zakonisht paraqiten te semure rende, por edhe ata me helmime te ndryshme, duke treguar se cdo vit trajtohen 50-80 raste vetehelmimesh te ndryshme.
Ne trajtojme lloje te ndryshme vetehelmimesh me medikamente apo preparate te tjera, sic jane pesticidet qe perdoren ne bujqesi, - thote mjeku Stoja. - Do te vecoja ketu fostoksinen, e cila paraqet nje rrezikshmeri teper te larte per ata qe e perdorin. Keshtu, mund te themi qe gjate 9 muajve te pare te ketij viti kemi pasur 12 raste vetehelmimesh, prej te cileve gjysmat kane gjetur vdekjen. Jane vetehelmime qe kane ndodhur per motive teper te dobeta, shprehet mjeku.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit