Vetehelmohet adoleshentja nga Kavaja, shpeton mrekullisht nga vdekja pas konsumimit te fostoksines. Mbremjen e te merkures rreth ores 22 00, ne spitalin e Kavajes mberriti ne gjendje te rende shendetesore per shkak te nje vetehelmimi, Dh. H, 18 vjece, banuese ne Kavaje.
Menjehere mjeket e spitalit jane munduar ti japin ndihmen e pare te demtuares, e cila sipas burimeve te policise paraqiste shenja helmimi serioz. Ne keto rrethana, adoleshentja eshte nisur ne drejtim me urgjence ne drejtim te spitalit ushtarak me qellim dhenien e asaj te nje ndihme me te specializuar.
Menjehere pas mberritjes se saj ne spitalin ushtarak mjeket toksikologe, jane munduar ti japin te demtuares ndihmen e specializuar me qellim per ti shpetuar vdekjes. Per fatin e mire te vajzes, ndihma e shpejte qe ajo kishte marre ne spitalin e Kavajes, kishin ndihmuar kete te fundit te permiresohej.
Ndersa ndihma e dhene ne spitalin ushtarak kishte ndihmuar ate te mos rrezikohej me teper. Pas ketyre mjekimeve te marra, e demtuara ka kaluar rrezikun sipas policise dhe tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne lidhje me ngjarjen e mesiperme, policia e Kavajes nisi hetimet per zbardhjen e ngjarjes, duke marre deklarimet e te vetehelmuares, ndersa ende nuk dihet shkaku i sakte i vetevrasjes.