Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Kronike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

I ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Librazhd një 72-vjeçar, duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rajcë, ku i moshuari Ismail Cuku është gjetur i vetëvarur në një kasolle bagëtish.
Nga informacionet më të fundit të uniformave blu, mësohet se këtë akt të rëndë, Cuku e ka kryer për shkaqe depresive.
Për të afërmit e familjes, skena ka qenë tepër tragjike, pasi kanë parë viktimën të varur vetëm pak metra larg banesës ku ai jetonte. Policia ndërkohë ka nisur hetimet, për të zbardhur këtë ngjarje.