Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Rajoni - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Protestues ne Siri
Sirisë i kanë ,mbetur dhe pak ditë për të lejuar futjen e vëzhguesve në territoret e saj ose vendi do të përballet me sanksione të reja nga Liga Arabe, për goditjet ndaj protestuesve.
Sipas deklaratave të bëra nga Lidhja Arabe “Nëse Damasku nuk pranon vëzhguesit për të vlerësuar progresin e një plani të Lidhjes për t`i dhënë fund gjakderdhjes tetë mujore. Liga do të takohet të shtunën për të diskutuar mbi sanksione të reja, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të tregtisë me Sirinë”.
Lidhja Arabe pezulloi tashmë anëtarësimin e Sirisë për shkak të dhunës ndaj protestuesve, e cila ka vazhduar të enjten me të paktën 15 njerëz të vrarë, duke përfshirë civilë dhe forca të sigurisë.