TIRANE- Zv.kryeministri njeheresh kryetari I LSI-se Ilir Meta tha sot se do ta fitoje betejen ne emer te lirise dhe qytetareve shqiptare, ndersa akuzoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama si bashkeregjisor I publikimit te videos.
Betejen do ta fitoj ne emer te dinjitetit dhe lirise se qytetareve shqiptare, ne emer te dinjitetit perballe pengmarresve te cilet do te dalin me fytyren e vertete perpara shqiptareve- u shpreh Meta
Ne nje prononcim per mediat Meta tha se Rama eshte eshte bashkeregjisori se bashku me njeriun qe po e drejton ate, zotin Doshi, qe ka marre ne administrim edhe zotin Prifti. E gjithe kjo kunder nje politikani, lideri te nje partie politike.
Kjo eshte nje sfide dhe beteje karakteresh. Une ndihem absolutisht i privilegjuar qe te mbetem i njejti person me te njejtin karakter, nje karakter qe do ta ndihmoje PS-ne te shikoje me qarte se nga cfare klani kriminal eshte urzurpuar dhe cfare metodash po perdore per te marre pushtetin- tha ai
Duke qene se jemi ne prag te zgjedhjeve lokale, Meta e quajti publikimin e videos, sulm elektoral.
Zv.kryeministri Ilir Meta ka reaguar dje publikisht per videon e publikuar dy dite me pare duke e cilesuar si nje shantazh dhe nje pergjim te shemtuar. Ne nje deklarate kontradiktore me ate qe dha vete LSI diten e pare, Meta ka pranuar vertetesine e videos, por ka mohuar detajet me pikante te saj.
Me pretendimin se nuk i jane lexuar mire buzet, Meta ka thene se nuk eshte permendur ne asnje rast shifra 7perqind. Per shifren 700 qe aludohet te jete 700 mije euro, Meta eshte shprehur se nuk e mban mend se cfare eshte.
Zoti Meta, dje eshte publikuar nje video e juaja ku bisedoni me zotin Prifti...
Dua tju bej te ditur se pari juve dhe opinionit publik lidhur me letren time, me njoftimin tim zyrtar Kryetares se Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, ku per te konkretizuar angazhimin tim si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim dhe deputet ne Kuvendin e Shqiperise, dhe ne dobi te transparences ndaj cdo akuze per korrupsion dhe shkelje te ligjit, ju njoftoj zyrtarisht per lenien njehere e pergjithmone te imunitetit tim, si shprehje e vullnetit politik per te kontribuar ne luften kunder korrupsionit dhe forcimit te shtetit ligjor.
Sikurse jeni njohur per aq sa keni pasur mundesi dhe interes me nje pergjim te neveritshem ndaj personit tim, i realizuar gati nje vit me pare kur kam qene ne pozicionin e zv.kryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme, pikerisht ne zyren e Ministrit ne kete ministri, dhe ndoshta nje konference tjeter me plotesuese kemi vendosur ta zhvillojme pikerisht te kolltuket, pasi sot nuk kishte kohe per televizionet qe jane ne lidhje direkte, dua tju bej te qarte se ky pergjim i peshtire, si vete organizatoret dhe trumbetuesit e tij, eshte kryekeput nje blof i shemtuar politik dhe moral, i cili eshte bere ne kuader te shantazheve nga krimi i organizuar ndaj personit tim per shkak te detyrave te mia, e sidomos te asaj si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, nje force e rendesishme dhe percaktuese e koalicionit per Integrim.
Me konkretisht, ky pergjim vertitet rreth nje nderhyrjeje te realizuar gjoja nga personi im per interes te nje kompanie te caktuar lidhur me nje tender per dhenien me koncesion te hidrocentralit Egnatia-Shushica ne lumin e Gostimes.
Dua tju bej te ditur se ky tender eshte hapur ne kete Ministri qe ne 30 prill te vitit 2008, ne te cilin kane marre pjese tre bashkime shoqerish te ndryshme, pra tre konkurrente. Kjo procedure tenderimi dhe vleresimi per dy vjet ka qene e bllokuar, per arsye se Komisioni i Vleresimit te Ofertave i Ministrise kishte skualifikuar nje nga konkurrentet, per arsye te konfliktit te interesit.
Perfaqesuesi i kesaj kompanie, i cili permendet edhe ne kete pergjim dhe ledhatohet me emrin Gimi, ne menyre zyrtare, pasi ka konsumuar pretendimet ne emer te kompanise ne kete Ministri, pasi ka verejtur zvarritje dhe mos protokollim te vendimit te formes se prere te Gjykates se Apelit, e cila kerkonte qe kjo kompani te merrte pjese ne gare pasi ishte nje gjyq qe ishte fituar, duke hasur ne veshtiresi ne kete drejtim ne kete Ministri, eshte drejtuar tek une si zv.kryeminister, por edhe si kryetari i LSI-se, per shkak se ministri i asaj kohe ishte perfaqesues i kesaj force politike, me vendimin e formes se prere te Gjykates se Apelit, qe kerkonte qe kjo kompani te kualifikohej dhe te vleresohej, duke ngritur pretendimin se te gjitha keto zvarritje ishin te padrejta dhe te pandershme, dhe ishin te qellimshme ne dem te kesaj kompanie.
Dhe une thjesht kete shqetesim dhe kete problem ia kam pozuar ish-ministrit, duke kerkuar qe thjesht te respektohej vendimi i Gjykates se Apelit. Lidhur me kete ceshtje dua tju them se ka nje fakt qe asgjeson totalisht te gjithe kete montim te peshtire politik dhe mafioz, i cili ka te beje me faktin se ne fillim te shtatorit Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes behet z. Ilir Meta dhe kjo ceshtje, per kete hidrocentral, pra ky tender nuk kishte perfunduar se vleresuar dhe se shpalluri fituesi, natyrisht per shkak te respektimit te vendimit te Gjykates, kompania ne fjale, per te cilen pretendohet se ka pasur nje perpjekje per ta favorizuar nga ana ime, eshte vleresuar duke respektuar vendimin e Gjykates se Apelit, por eshte skualifikuar per arsye te kritereve ekonomike dhe pikerisht ky eshte vendimi i 25 tetorit te ketij viti, ku Komisioni i Vleresimit te Ofertave ka vendosur skualifikimin e bashkimit te perkohshem te shoqerive, nuk po i permend te gjitha emrat per arsye etike, por ky dokument do te jete ne dispozicion te prokurorise dhe te gjithe institucioneve te ligjit, dhe ka kualifikuar ne vend te pare nje bashkim tjeter te perkohshem, te cilit prape nuk po ja permend emrin.
Nuk po ja permend emrin sepse kompania ne fjale qe eshte skualifikuar, duke qene e pakenaqur, sipas saj, me vendimin e Komisionit te Vleresimit te Ofertave te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, eshte ankuar ne nje Gjykate tjeter, tek Komisioni i Prokurimit Publik, duke pretenduar qe skualifikimi, tani per arsye ekonomike, eshte i padrejte, sipas saj.
Ja ku eshte letra e drejtuar z. Edi Spaho, kryetar i Komisionit te Prokurimit Publik, nga titullari i Ministrise, Ilir Meta, pas kerkeses se ketij te fundit per tu njohur edhe njehere me qendrimin e titullarit lidhur me pretendimin e kompanise se skualifikuar. Kjo leter eshte totalisht ne mbeshtetje te vleresimit te Komisionit te Ofertave ne ministri, ku minister eshte Ilir Meta, sepse ka qene nje vendim i tyre, teresisht objektiv, profesional dhe ne respekt te ligjit, edhe sipas gjykimit tim, por natyrisht qe ky nuk eshte i formes se prere, sepse ka edhe instanca te tjera qe gjykojne te pavarura nga qeveria dhe nga Ministria e Ekonomise.
E bera kete sqarim te hollesishem dhe te gjitha keto dokumente do tia veme ne dispozicion ne radhe te pare Prokurorise se Pergjithshme, se ciles une i kerkoj te bej hetimin per keto akuza dhe per kete pergjim te shemtuar, dhe per te gjitha ato montazhe dhe manipulime te qellimshme qe jane bere jo thjesht per te denigruar ne menyre te pamoralshme, ne menyre te pandershme, ne menyre kriminale, ne menyre tinzare, ne menyren me jo njerezore, por qe nje standard i tille i peshtire qe Edi Rama kerkon te sjelle ne jeten politike dhe ne luften politike te marre fund njehere e pergjithmone.
Kjo e ashtuquajtur kasete, e dini dhe ju, sepse ka shkruar gazeta Tema qe do te dilte nje cudi e papare, ka shkruar dhe nje gazete tjeter qe nuk po ia permend emrin etj., kjo eshte perdorur thjesht per te bere shantazhe, per te me ulur mua ne nje pazar politik, ne nje kompromis politik me Edi Ramen dhe me krimin e organizuar qe e drejton Edi Rama, te cilin une e kam bere te qarte edhe ne fjalen time te fundit ne Kuvendin e Shqiperise.
Une kam refuzuar me neveri cdo lloj shantazhi dhe cdo lloj bashkepunimi me shantazhe te tilla te felliqura, dhe kete do ta bej gjithmone, duke qene i bindur jo vetem ne integritetin tim, por duke qene i bindur se kompromis mund te behet me kedo per interes te vendit, per interes te Levizjes Socialiste per Integrim dhe qellimeve te saj, por kompromis me krimin e organizuar nuk ka dhe nuk do te kete as sot dhe asnjehere ne te ardhmen nga Ilir Meta dhe nga Levizja Socialiste per Integrim.
Z. Meta, a do te jepni doreheqjen nga posti i Ministrit te Ekonomise dhe a do te ngrini padi ne lidhje me akuzat, qofte edhe per televizionin qe e publikoi apo dhe per vete z. Prifti?
Besoj se veprimet e mia jane te kristalta. E para, qe sot i eshte nisur znj. Topalli deklarimi im zyrtar per lenien e imunitetit. Çfare do te thote kjo? Do te thote se ne rast se Prokuroria deshiron te hetoje per keto lloj akuzash, per akuza te tjera, nuk do te kete nevoje Kryetarja e Kuvendit te mbledhe as Komision Rregulloresh dhe Imuniteti, dhe as Parlament per te kerkuar sqarime apo per ti hequr imunitetin Ilir Metes. Une e kam te hequr imunitetin sot e pergjithmone, edhe per 30-40 vitet e ardhshme si parlamentar dhe gjithmone kam kerkuar, une dhe LSI-ja, qe te gjithe deputetet, ne radhe te pare ata te opozites sepse ata nuk e kane pasur vullnetin, te bashkohemi te ndryshojme ligjin dhe te bejme edhe ndryshimin ne Kushtetute per ceshtjen e imunitetit, qe te gjithe te jene te barabarte perpara ligjit dhe perpara shoqerise sone. Per doreheqjen time, une do ta jap doreheqjen. E kam premtuar. Por ne 28 qershor te 2013, sepse nuk mund te qendroj ne keto funksione pertej mandatit legjitim te kesaj legjislature. Keshtu qe te gjithe duhet te kene durim deri ne 28 qershor te vitit 2013.
Z. Meta, a ka pasur ndonje reagim te Kryeministrit gjate dites se djeshme pas publikimit te kasetes e deri me sot? Ju e niset konferencen duke thene se Ministria e Ekonomise ka nevoje per me shume transparence ne te ardhmen. Çdo te thote kjo?
Lufte me tolerance zero ndaj korrupsionit, ndaj krimit dhe ndaj gjithckaje qe ka te beje me shkeljen e ligjit. Edhe kjo kasete, edhe ky pergjim i shemtuar, eshte bere ne kushtet kur nje cimke ka menduar se ne momentin qe do te mund te levize, per cfare do lloj arsyesh, te beje nje shantazh, natyrisht jo per te luftuar korrupsion, por per te mbrojtur korrupsionin dhe aferat e ndyra. Se dyti, te jeni te sigurt se kjo Ministri do te behet nje shembull i transparences, ashtu sikurse edhe une jam sot para jush me fakte, me dokumente dhe me vullnet te kristalte per te bashkepunuar me organet e ligjit, sikurse e kam bere gjithmone, dhe ne cdo kohe. Sulme politike, lojera politike kunder meje, akuza, ka pasur dhe do te kete edhe ne 30-40 vitet e ardhshme dhe kjo eshte normale. Por une jam ketu per ti qendruar me transparence dhe me integritet ketyre sulmeve, te cilat jane thjesht politike. Per sa i takon Kryeministrit, prej disa javesh une e kam vene ne dijeni Kryeministrin lidhur me shantazhet qe me jane bere, permes gjoja nje pergjimi, per te bashkepunuar me organizatoret e gjithe kesaj historie mafioze dhe banale.
Ne kaseten e transmetuar mbreme permendet nje shifer 700. Çfare eshte kjo?
Une nuk e di se cfare eshte ajo 700, sepse une nuk mund te mbaj pergjegjesi per interpretimin qe i behet buzeve te mia dhe as per perkthimin nga shqipja ne shqip, dhe per gjithcka qe pretendohet nga organizatoret, nga retusheret e kesaj kasete te peshtire. Une kam kerkuar, kerkova prape dhe do te kerkoj gjithmone qe te hetohet nga prokuroria. Por, sot ne mengjes kam marr nje mesazh nga personi, te cilit i permendet emri edhe ne kete bisede e qe ka qene keshilltar i kompanise ne fjale, ku ai thote Ju kam thene qe demi qe i eshte shkaktuar kompanise nga zvarritja dhe moszbatimi i vendimit te Gjykates eshte 700 mije euro.
Nje dite me pare nga zyrat e LSI-se eshte thene se eshte montazh. Ju thoni qe eshte nje pergjim i shemtuar. Cila eshte e verteta?
Jane te gjitha bashke, sepse absolutisht qe prej disa javesh eshte punuar, dhe jam i bindur qe kjo do te konfirmohet dhe nga ekspertet ne te ardhmen, mbi nje pergjim te shemtuar. Ajo eshte provuar. Shikojeni vete. Shikoni ato hapjen e buzeve. Ato perkthimet qe behen nga shqipja ne shqip, aty nuk ka asnje gje. Dhe tjetra, pretenduesit e ketij pergjimi qe me implikon mua, e kane ata per detyre qe ta cojne ne Prokurori dhe une qe nga ky moment jam i gatshem te bashkepunoj me Prokurorine dhe me cdo organ te zbatimit te ligjit.
Z. Meta, duke qene se na sqaruat per shifren 700, a mund te na thoni dhe per shifren 7 per qind, e cila permendet ne kasete?
Kete sqarim duhet ta jape Prokuroria. Nuk kam asnje sqarim per asnje lloj interpretimi qe i behet buzeve te mia apo buzeve te cimkes. Çdo element i ketij pergjimi te shkoje ne dispozicion te Prokurorise dhe une jam shume i hapur per te qene shume transparent, sikurse jam me ju sot ketu, me Prokurorine dhe me cdo organ te zbatimit te ligjit.
Ndersa per keto akuza se pse kam kerkuar si Kryetar i LSI per te ndihmuar per tu punesuar njerez apo elemente te caktuar nga LSI-ja, une jam kryetar i LSI-se dhe eshte detyra ime qe te ndihmoj sa me shume aktiviste, simpatizante qe te punesohen dhe ketu nuk ka asnje gje te paligjshme dhe asnje gje te pandershme.
Une qe kur jam angazhuar ne politike, qe diten e pare, jam perpjekur te bej mire. Jam perpjekur te ndihmoj jo vetem simpatizantet e mi, te PS-se dikur, te LSI-se sot, por cdo qytetar dhe cdo njeri, i cili mendon se ka nje te drejte dhe e drejta e tij nuk shkel ligjet dhe nuk shkel rregullat ne kete vend. Dhe do te vazhdoj te bej mire gjithe jeten.
Z. Meta, kush mendoni se fshihet pas ketij pergjimi?
Ju e dini me mire se une. Mos me pyesni per gjera qe i dini me mire se une.
Z. Meta, a do te ngrini padi ndaj z. Prifti?
Nuk kam asnje sekonde per te humbur me cimka.
Z. Meta, lenia vullnetare e imunitetit nuk njihet ligjerisht. Çfare do te beni?
Me duket se jam i qarte. Nuk ka vlere ligjore jo per fajin tim, po se nuk do opozita qe te lere imunitetet dhe se luften kunder korrupsionit e ka thjesht nje blof politik. Por, kjo leter zyrtare drejtuar Kryetares se Kuvendit do te thote se Kryetarja e Kuvendit nuk ka nevoje te mbledhe as Komision Rregulloreje dhe Imuniteti, ne rast se ka ndonje akuze apo ndonje kerkese ne drejtimin tim nga ana e Prokurorise apo organ tjeter i zbatimit te ligjit dhe qe une jam shume i hapur per te bashkepunuar pa mbajtur asnje lloj barriere me asnje institucion te zbatimit te ligjit ne kete vend. Me duket deklarimet e mia ishin shume te qarta. Ishin shume te hapura. Ishin shume transparente dhe keshtu do te jene gjithmone.
Z. Meta, a mbani mend te keni permendur shifren 7 per qind ne biseden e bere?
Te jeni te sigurt ju se gjithcka do te zbardhet nga Prokuroria. Ne mos sot, do te zbardhet neser, keshtu qe mos kini asnje shqetesim. Dhe cilido qe mund te kete marre ndonje garanci per tu mbrojtur per veprime te paligjshme apo kriminale te jete i sigurt qe nuk do te kete asnje lloj garancie dhe asnje lloj mbrojtje ne kete vend. Interpretimin e buzeve te mia ta beje kush te doje.
Perkthimin tim nga shqipja ne shqip ta beje kush te doje. Une jam i kristalte dhe absolutisht qe nuk mund te shqetesohem nga asnje cimke dhe aq me teper nga nje ekip cimkash qe eshte marre me kete montazh te felliqur.