Publikuar me : 04.11.2011 Ne :
Kronike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy shkolla janë vjedhur gjatë natës në Fier dhe Lushnje. Në të dy rastet, vjedhjet me thyerje kanë pasur si objektiv kompujterat e kabineteve të informatikës. Rasti i parë shtë shënuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Gjuzaj të Lushnjes, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur në kabinetin e informatikës 6 kompjutera dhe një projektor.
Rasti i dytë ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e enjte në shkollën e fshatit Zhupan në Fier, ku janë vjedhur 5 kompjutera të markës ACER së bashku me monitorët dhe 9 bateri kompjuteri.
Policia ka nisur hetimet për të dyja rastet. /
K. Thana