Publikuar me : 26.11.2011 Ne :
Kronike - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

27 ikona janë vjedhur gjatë natës në kishën e Shën Thanasit, në Bularat të Gjirokastrës. Policia ka nisur hetimet dhe pas mbledhjes së informacioneve të para, ka identifikuar autorin e dyshuar të vjedhjes, Niko Cokaj, nga Skrapari. Ai ka prerë fillimisht telat e energjisë elektrike që furnizonin kishën dhe më tej është futur brenda nëpërmjet dritares.
Sipas policisë, ndaj Cokajt para një muaji kishte nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dhunimin dhe prishjen e varreve të rilindësve. Policia dyshon edhe për dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar Cokajn në realizimin e vjedhjes.
Kisha e Shën Thanasit ka rënë disa herë pre e grabitjeve gjatë viteve të fundit.