POGRADEC -Balle per balle nderteses se Bashkise se Pogradecit, ne nje nga lulishtet kryesore te qytetit, eshte vjedhur bronzi i bazorelievit te portretit te krenarise se qytetit te Pogradecit, Drini Cake. Skulptori i vepres dhe njeherazi edhe inspektor kulture prane bashkise, Vaske Basho, tha per gazeten "Shekulli" se eshte nje turp te vidhet bazorelievi i Drini Cakes per tu shitur per bronz.
Drini Cake eshte shpallur ne vitin 2004 me unanimitet te plote nga Keshilli Bashkiak i qytetit te Pogradecit "Krenaria e qytetit", madje eshte vendosur qe nje nga shkollat e qytetit te marre emrin e tij dhe te vendoset nje monument bronzi ne mes te qytetit.
Drini Cake ka qene kryeinspektor i arsimit te rrethit te Pogradecit dhe ka humbur jeten ne Katjel te Mokres gjate nje aksidenti automobilistik ne mars te vitit 2004, kur shkonte per inspektim ne zonen e Omezh te Mokres. Shume qytetare jane te indinjuar dhe e kane quajtur si nje vrasje per here te dyte te Drini Cakes vjedhjen e basorelievit te derdhur ne bronz.
Por vala e vjedhjeve ne kete qytet vazhdon. Vetem para disa kohesh jane vjedhur ndricuesit e monumentit te Lasgush Poradecit, i cili tashme gjate nates duket si nje siluete e padallueshme nga bulevardi kryesor.
Por qyteti i Pogradecit eshte perfshire ne disa akte te tjera vandale duke u vjedhur edhe shkaterruar 30 koshe pergjate shetitores, ndersa jane vjedhur edhe peme dekorative, jane thyer shtylla e ndricimit dhe stola ne park. Drejtori i sherbimeve ne bashki, Feim Jashallari, tha se ka turma vandale qe shkaterrojne qytetin e tyre, vjedhin pusetat, shkaterrojne parkun.