Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 49-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit për vjedhje. Bedri Gllava, banues në fshatin Visokë të Mallakastrës, u kap në flagrancë në afërsi të firmës “Abpetrol”, pasi kishte vjedhur një sasi të madhe nafte.
Sipas policisë, 49-vjeçarit iu gjetën në kamioncinën e tij 19 bidona me nga 28 litra secili, 5 kova llamarine me rreth 15 litra secili, dhe nje bidon 50 litër të mbushura me naftë bruto.
Nafta e vjedhur dhe automjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale dhe iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.