Publikuar me : 26.09.2011 Ne :
Kronike - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Flamur Vezaj
Task-Forca e prokurorisë së kryeqytetit ka mbyllur hetimet dhe dorëzuar për gjykim dosjen penale në ngarkim të gruas policë, burrit dhe vëllait të saj, të arrestuar për vjedhje përmes kartave bankare të falsifikuara. Ishte prokurori çështjes Sotir Kllapi, i cili brenda gjashtë muajve mbylli fazën hetimore dhe dorëzoi pranë togave të zeza dosjen ndaj Bedri dhe Rajmonda Muda si dhe vëllai e kësaj të fundit, shtetasin Maliq Kasa emigrant në Angli.
Në kërkesën për gjykim evidentohen me hollësi të 20 blerjet mashtruese të bëra nga tre të pandehurit me anë të kartave të klonuara të bankave të ndryshme (Master Card dhe Visa). “Ka qenë ATM-ja e një banke që ndodhej brenda një qendre tregtare, ajo që ka fiksuar me foto fytyrën e shtetasit Bedri Muda teksa po tentonte të nxirrte një shumë të caktuar parash më datë 2 shkurt 2011. Pas fiksimit të kësaj foto, policia ka nisur identifikimin e tij, duke krahasuar foton e fiksuar nga ATM-ja me atë të nxjerr nga vetë i pandehuri në rrjetin social të “Facebook”-ut. Pas këtij krahasim është bërë identifikimi i tij dhe ka nisur hetimet me metoda speciale të kryer nga zyra e vëzhgimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”,- thuhet në kërkesën për gjykim të firmosur nga prokurori Kllapi.
Sipas kësaj dosje, mësohet se tre të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin, çka është provuar kjo nga zbardhja e bisedave telefonike. “Emigranti Maliq alias Anert Kaca siguronte kartat e klonuara nga Anglia që më pas i dërgonte me postë ose me ndihmën e ndonjë të afërmi tek e motra Rajmonda Muda (punonjëse e policisë). Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj Bedri Muda bënin blerje të ndryshme nëpër qendra tregtare sende elektronike, aparat celular, pajisje shtëpiake elektronike apo edhe bizhuteri (flori e argjend)”,- thuhet në dosje. Gjatë fazës hetimore prokuroria ka kryer një sërë përgjimesh ambientale e telefonike, për një afat tre mujore, deri në momentin e arrestimit të tyre në fund të muajt Qershor 2011.
Sipas të dhënave të dosjes, mësohet se Maliq alias Anert Kaca kishte arritur të sillte nga Anglia në Shqipëri 25 karta të klonuara të shtetasve amerikanë, anglezë dhe indianë, të cilat përdoreshin në dyqane të ndryshme të Shqipërisë. Në momentin e arrestimit, Anert Kacës policia i gjeti dhe sekuestroi shtatë karta të klonuara që po përgatiteshin të përdoreshin për fillimin e sezonit turistik në zonat bregdetare. Për të provuar akuzën e “mashtrimit kompjuterik” të ngritur nga prokuroria, institucioni i akuzës do të çojë para togave të zeza gjashtë dëshmitarë së bashku me një sërë CD-sh me transaksione bankare ku janë fiksuar të pandehurit duke blerë sende me vlerë.
Të pandehurit
Maliq Kaca, lindur më 04 Prill 1982 në Dibër, banues në Kishavec Dibër, me vendqëndrim Bathore Tiranë,
Bedri Muda, lindur në Pilafë Dibër më 20 Maj 1975, dhe banues në Tiranë me adresë Rr. “Durrësit”, Tiranë
Rajmonda Muda, lindur në Kastriot Dibër me 01 Prill 1984, dhe banues në Tiranë me adresë Rr. “Durrësit” Tiranë
20 blerje mashtruese i janë provuar tre të pandehurve të kësaj dosje. Çifti Muda i përdorte kartat për të blerë elektroshtëpiake dhe bizhuteri, te cilat me pas i rishiste. Në disa raste kartat përdoreshin për të bërë tërheqje CASH
25
karta të klonuara të shtetasve amerikanë, anglezë dhe indianë ishin sjellë në Shqipëri nga Anglia. Ato përdoreshin në dyqane të ndryshme. Në momentin e arrestimit, Anert Kacës policia i gjeti dhe sekuestroi shtatë karta të klonuara që po përgatiteshin të përdoreshin për fillimin e sezonit turistik në zonat bregdetare
Identifikimi
Ka qenë ATM-ja e një banke që ndodhej brenda një qendre tregtare, ajo që ka fiksuar me foto fytyrën e shtetasit Bedri Muda teksa po tentonte të nxirrte një shumë të caktuar parash më datë 2 shkurt 2011. Pas fiksimit të kësaj foto, policia ka nisur identifikimin e tij, duke krahasuar foton e fiksuar nga ATM-ja me atë të nxjerr nga vetë i pandehuri në rrjetin social të “Facebook”-ut. Pas këtij krahasim është bërë identifikimi i tij dhe ka nisur hetimet me metoda speciale të kryer nga zyra e vëzhgimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Vjedhjet e çiftit Muda
Më datë 02 Shkurt 2011, në orën 10:29:37 është kryer një transaksion në shumën 2.490 lekë të reja në një qendër tregtare
Më datë 02 Shkurt 2011, në orën 10:47:41, është kryer një transaksion në vlerën 24.000 lekë të reja për blerjen e dy aparateve telefonik celular në një qendër tregtare
Më datë 03 Shkurt 2011, ora 17:26:07, pranë një argjendarie në rrugën e “Durrësit” është kryer një transaksion në shumën 100 lek dhe në orën 17:31:59 është kryer një transaksion tjetër në shumën 34.500 për blerjen e bizhuterive
Më datë 03 Shkurt 2011, në orën 19:31:15 pranë një argjendarie në rrugën e “Durrësit është kryer një transaksion me shumën 24.800 lekë të reja për blerjen e bizhuterive.
Më datë 03 Shkurt 2011 në orën 19:36:21 pranë një argjendarie në rrugën e “Durrësit është kryer një transaksion në shumën 9.000 lekë të reja, për blerjen e bizhuterive.
Më datë 04 Shkurt 2011, në orën 15:01:01 është kryer transaksioni në vlerën 100 lekë në një dyqan bizhuterie që ndodhet në adresën bulevardi “Zogu i Parë” Tiranë
Më 04 Shkurt 2011, në orën 17:28:58 është kryer transaksion në vlerën 100 lekë në një dyqan që ndodhet në adresën bulevardi “Zogu i Parë” Tiranë.
Më datë 05 Shkurt 2011 në orën 09:45:00 është kryer një transaksion blerje me vlerë 100.000 lekë të reja të bizhuterisë në një dyqan në afërsi të “Stacionit të trenit”.
Më datë 05 Shkurt 2011 në orën 14:50:00, është kryer transaksioni në vlerën 11.050 për blerjen e pajisjeve elektronike në një qendër tregtare
Më datë 05 shkurt 2011 në orën 15:58:09, është kryer një transaksion në shumën 9.800 lekë të reja për blerje të bizhuterive në një qendër tregtar
Më datë 05 Shkurt 2011, në orën 16:26:25 është kryer një transaksion me vlerë 25.000 lekë të reja, për blerjen e një byzylyku prej floriri pranë një argjendarie në një qendër tregtare
Më datë 05 Shkurt 2011 në ora 17:22:32 është kryer një transaksion me vlerë prej 13.000 lekë të reja për blerjen e konfeksioneve në një qendër tregtare
Më 05 shkurt 2011 është bërë një transaksion blerje në shumën 27.000 lekë të reja për blerjen e pajisjeve elektronike në një qendër tregtare
Më 05 Shkurt 2011 në orën 09:46:45; 17:46:55; 17:43:00; 17:44:00; 17:45:00; 17:48:00 dhe 17:49:00 janë kryer transaksionet përkatësisht me vlerat 100.000; 50.000; 700;000; 500.000; 150.000; 70.000 dhe 50.000 lekë të reja.