Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vila ku jeton Shkelzen Berisha

Publikuar me : 23.02.2011 Ne : Kuriozitete - 151 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje nga banesat e djalit 32-vjecar te kryeministrit te Shqiperise. Rezidenca luksoze ne kompleksin ndertimor ne Farke, ne letra figuron ne pronesi te nje sipermarresi te huaj te cimentos. Regjistrat e Rinasit Familja e Shkelzen Berishes me shtetesi suedeze ka lene Shqiperine 2 dite pas gjakderdhjes se 21 janarit

Disa vite me pare kur vajza e kryeministrit shqiptar deklaronte pasurine dhe e justifikonte ate me punen ne Kosove, kolege te saj punonjes te administrates nderkombetare ne Prishtine, u hidhnin kunja shqiptareve ne nje forum online duke qeshur me batuten E dini si mund te behesh miliarder me rroge? Duhet te kesh babane kryeminister te Shqiperise. Po nuk eshte vetem Argita qe i ka rregulluar punet e veta gjate qeverisjes se babait te saj.
Shkelzen Berisha i datelindjes 27 shkurt 1979, emri i te cilit del e ridel ne skandale nga me te rendat gjate ketyre viteve, ben gjithashtu nje jete luksoze, para se ciles as Suedia ku ai jetoi deri para riardhjes se babait te tij ne pushtet, me sa duket nuk ia vlen me. Ne foton qe shoqeron kete shkrim shihet nje vile. Nje vile e denje per djalin e kryeministrit te Shqiperise sic do qesendisnin ish-koleget e Argites ne Kosove.
Kjo shtepi ndodhet ne nje zone te qete larg metropolit te zhurmshem. Eshte e ndertuar sipas stilit amerikan dhe aktualisht eshte streha e Shkelzen Berishes. Vetem, nje prej banesave te tij. Ndodhet ne zonen e vilave qe mund te shihet nga rruga Tirane-Elbasan ne komunen e Farkes. Djali i kryeministrit, zyrtarisht thote se vilen e ka me qera. Sigurisht qe ashtu si per ndonje apartament gjithashtu luksoz prane pallatit ku banon babai, letrat jane gati per pergenjeshtrim pavaresisht se ndonje kompani telefonike do nenqeshte pas kesaj.
Edhe ne rastin e kesaj vile, letrat deshmojne pronesine e nje biznesmen libanez qe ka nje sipermarrje cimentoje ne Shqiperi. Letrat flasin per qera dicka mbi 2000 euro ne muaj. Ju duket shifer e kripur? Jo per te gjithe. Edhe sikur te paguhej vertet, ajo nuk do ishte problem per fitimet e larta qe djali i kryeministrit ka deklaruar se ka ne aktivitetin e tij te cuditshem si ndermjetes dhe konsulent. Çthone deklaratat e pasurise se Shkelzenit? Kur Sali Berisha u be kryeminister i vendit ne 2005, i biri deklaronte se kishte vetem disa shume te vogla kursmesh ne banke dhe nje shtepi qe e kishte marre kundrejt kredise.
Sipas deklarates se pasurise se nenshkruar nga Shkelzen Berisha per vitin 2005, atehere ai kishte nje situate normale financiare, qe i vinte me se shumti nga bashkeshortja me qendrim ne Suedi, duke patur vetem 10 per qind te nje apartamenti prej 100 metrash katrore atje. Atehere ai deklaronte se punonte si konsulent ne studion e te motres, Argita Malltezi. Me pas ai hapi studion e vet juridike dhe ne deklarimin e pasurise te bere ne vitin 2007 shprehej se kishte shitur apartamentin ne Suedi dhe rreth gjysma e parave iu kthyen bankes kredidhenese, ndersa te tjerat, duke i bashkuar me kursimet e bashkeshortes i investoi ne nje shtepi me te vogel. Ne 2007 ai thoshte se jetonte ne nje shtepi ne Tirane kundrejt qirase dhe kesaj here krahas fitimeve nga studio e konsulences ligjore shtoi te ardhurat nga puna si drejtues i zyres juridike ne nje kompani qe iu shit turqve. Nje vit me vone ai do te deklaronte nje rritje te ndjeshme te te ardhurave, duke depozituar ne nje banke rreth 85 mije euro. Keto te ardhura ai deklaronte se i vinin nga puna si konsulent ligjor. E keshtu me rradhe, vit pas viti, deklarimi i pasurise shenon shifra te reja, dhe te mos harrojme se keto jane vetem ato qe deklarohen vete.
Emri i djalit te kryeministrit eshte permendur rendom ne te gjitha skandalet e viteve te fundit ne Shqiperi. Implikimi me i rende eshte padyshim Gerdeci me te vraret dhe te gjymtuarit e tij. Mes te cileve edhe femije. Pas shperthimit ne 15 mars 2008, emri i djalit te kryeministrit doli i lidhur me takimet dhe telefonatat e shumta me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe bosin e firmes Albademil, Mihal Delijorgji, sic treguan me pas tabulatet e bisedave te te akuzuarve. Deshmitari kyc i skandalit, e permendi gjithashtu emrin e Shkelzen Berishes, por detajet qe do sqaroheshin gjate hetimit, nuk u sqaruan kurre. Ai vdiq ne aksident rrugor ne kulmin e hetimeve.
Me pas emri i Shkelzenit do te dilte ne aferen e tokave te Orikumit, ku biznesmeni Rahman Selmanllari, miku i njohur i tij, dilte si investitori kryesor ne ndertimet ne zonen bregdetare. Si me te qeshur, ne Tirane thone shpesh qe vetem shoferi i Shkelzenit (ju kujtohet ai gardisti qe te vriste per nje tavell duhani?) ka pare xhepi shuma sa ato per te cilat diku tjeter (ne Kroaci pershembull) vete kryeministrit i duhet te jetoje ne qeli.
Sipas te dhenave me te fundit, duke u bazuar ne daljet e shtetasve ne pikat kufitare te Shqiperise, familja e Shkelzenit e ka lene Shqiperine pas demonstrates se 21 janarit 2011. Me 23 janar 2011 ne mesdite ata (pervec Shkelzenit) kane fluturuar nga Rinasi me fluturimin e ores 14.00 te Austrian Airlines.


Pasuria e deklaruar nga Shkelzen Berisha ne 2009


200 mije euro- nga aktiviteti privat te shitjes se pasurive te paluajtshme (pa specifikuar se cilat pasuri te paluajtshme jane shitur, apo ku ka nderhyre ne shitje, si ndermjetes).
796.713 leke te reja-fitime nga puna si konsulent juridik.
18 mije euro-shuma e makines se blere tip Audi Allroad, prodhim i vitit 2007.

Ndryshimi i projektit pikerisht aty...

Zona ku ka marre de jure supervilen me qera djali i kryeministrit eshte nder me te lakmuarat ne periferi te Tirane, si per banim, ashtu edhe per te bere biznes. Kjo pjese nen juridiksionin e komunes se Farkes, qe drejtohet nga PD-ja eshte zhvilluar vecanerisht pas ardhjes se Berishes si kryeminister ne 2005. Pak muaj me pare qeveria vendosi te hape tenderin per ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan, nje investim qe mendohet se do te kushtoje rreth 400 milione euro. Aktualisht qeveria shqiptare ka parashikuar nje fond qesharak per kete segment te gjate 31,5 kilometra me kater korsi dhe nje tunel 2,5 kilometra te gjate.
Por ajo qe bie ne sy eshte devijimi nga projekti. Ne afersi te vendit ku ka vilen me qera Shkelzen Berisha si dhe ku po perfundon se ndertuari edhe nje qender e re tregtare, qeveria ka shtuar edhe nje bypass, qe do te jete ne funksion te zones se preferuar per milioneret e rinj.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit