Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Visirova Intrigat, pabesite dhe mashtrimet ne Oborrin e Zogut

Publikuar me : 21.09.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 138 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Tre vitet prane mbretit te Shqiptareve. Kercimtarja e Foli-Berzherit rrefen jeten prane familjes mbreterore. Meria e nenes mbretereshe dhe motrave te sovranit, xhelozia e terbuar e Zogut, shperdorimet e cmendura te familjes mbreterore, si vidhnin ministrat dhe largimi pa kthim nga vendi qe kish aq bukuri dhe aq mjerim


(Vijon nga dje)
Pas tre viteve ne Shqiperi si e dashura e mbretit Ahmet Zogu, Tanja Visirova do te vendoste te kthehej ne France. Per tu bere e famshme pasi historia e saj e rrefyer ne gazeten Pari Suar me titull Tanja Visirova nga Foli Berzher ne fronin mbreteror, do te bente buje te madhe duke shtuar jo vetem tirazhin e gazetes ne 1 milion kopje, por edhe namin e kercimtares se Foli-Berzherit. Me kete histori Tanja do te kalonte disa vite te lumtura. Me kalimin e viteve, duke u marre me mbijetesen dhe duke lene pas kraheve te shkuaren e lavdishme, Visirova do te shuhej ngadale, per te nderruar jete ne 1981. Me gjithe historite e shumta, lidhjet dhe ndarjet, ajo nuk u martua asnjehere, duke mbajtur si kujtim dashurine e pamundur me mbretin e Shqiperise, Ahmet Zogu.


Ne pjesen e dyte te rrefimit, qe kercemtarja Visirova ia beri gazetares Maria Krepo, jepet atmosfera e Oborrit Mbreteror ne vitin 1929, ne Tirane. Eshte nje mbret i veteshpallur prej nje viti qe ende nuk e beson se eshte i tille dhe eshte i dehur nga froni. Eshte Nena Mbretereshe qe kerkon me ngulm qe i biri te lidhet me nje vajze me rrenje mbreterore, por i biri nuk do qe te marre nje nuse qe e lidh me Orientin. Jane motrat e mbretit, qe pershkruhen si familjaret e Napoleonit I, te cilat vetem shqetesime i sjellin mbretit. Jane ministrat, shumica prej tyre hajdute te paskrupullt, qe mundohen vetem te zhvasin. Jane lukset e pafundme te jetes ne Oborrin Mbreteror per favoriten e Mbretit, per te cilen gjithcka behet, pervec marteses se ndaluar. Tanja Visirova do te mbijetonte ne kete Shqiperi te varfer dhe te mbuluar me shpenzimet e cmendura te Oborrit vetem tre vite dhe pastaj do te ikte, por gjate gjithe jetes, vec fotografise se Mbretit Zog ajo do te mbante kujtim ate lidhje qe i nderroi jeten pergjithmone.



I flisja rreth vetes, rreth revolucionit, per tim ate. Duhej te gjenim nje mundesi per te sjelle tim ate ne france fillimisht, pastaj ta fusnim ne Shqiperi. Dhe ai beri perpjekje te verteta per kete. Por mbi te gjitha qe ai qe me fliste rreth jetes se vet.
Me shpjegoi se emri i tij Zog perfaqesonte ne gjuhen shqipe fajkoin ose shpendin. Ishte i biri i nje drejtuesi te fuqishem ne klanin Mati. I ati ishte vrare gjate nje revolte kunder pushtuesve turq dhe Ahmeti (ky ishte emri i tij) ishte derguar per ne Stamboll si peng. Kaloi ketu pese vjet ne pallatin e Sulltanit dhe u rikthye ne vendin e tij vetem ne moshen shtatembedhjete vjecare, me 1912 ne kohen e lufterave ne Ballkan qe i krijuan edhe Shqiperise mundesine te shkundej nje here e mire nga zgjedha turke.
Shqiperia mbeti e pavarur per dy vjet. Me 1914 austriaket pushtuan vendin. Ahmetin e ri nisen ta trajtojne me shume perkujdesi, e nisen ne Austri, ku do te rrinte deri ne fund te luftes.
Pas luftes Zogu erdhi perseri ne Shqiperi dhe filloi te merrej me politike. Aktiviteti i tij shqetesoi presidentin e keshillit te asaj kohe, Mgasiter Fan Noli, i cili nuk vonoi te nxjerre nje mandat arresti per te. Zogu u arratis ne Jugosllavi ku u mor me organizimin e kthimit te tij ne Shqiperi. Ketu kthehet ne 1924, ne krye te nje grupi te vogel (te perbere nga besnike dhe oficere ruse te bardhe) me endrren per te qene Musolini i vendit te vet. Nervi i politikes ishin te hollat, Zogu i shtiu ne dore ato, ne saje te nje njeriu beut te Elbasanit, Shevqet Verlacit, e bija e te cilit kishte qene deri ne marrezi e dashuruar pas Zogut. Ahmeti i pranoi te hollat, ne fund te vitit 1924 u be president i republikes, por e bija e Verlacit nuk u be kurre bashkeshortja e tij. Qe nga ajo kohe, klani i Verlacit u vu ne opozite me Zogun, por kjo nuk e pengoi aspak matjanin te behej mbret i Shqiperise nen emrin Zog I, me 8 shtator 1928.


Se shpejti do te festonte pervjetorin e pare te ngritjes ne fron. I thoja vetes se isha shfaqur teper heret. Zogu ishte ende ne kulm te gjendjes euforike Une jam mbret!. Fliste si te kishte qene pasardhes i nje dinastie qe kishte zaptuar fronin per shekuj. Kalonte per llogari te tij te gjitha levizjet kunder turqve. Enderronte ta quanin Skenderbe, si heroin e rezistences ne shekulin XV. Madje zhytej edhe ne nje te shkuar te thelle, fliste per Shqiperine e lashte, per te shkuaren e saj greke, romake, bizantine e te gjitha keto e dehnin. Teksa e degjoja, mendoja se i zmadhonte gjerat, por e kuptova se kurora i kishte rene ne koke, ashtu sic me kishte rene ne koke mua goditja e fatit. Çdo cast mermeriste me vete Jam mbret!.


Ne fund te shtatorit u nisem per ne Tirane. Pushimet kishin perfunduar. Na dhane nje shtepi te admirueshme te stilit te vjeter qe i perkiste nenes se Mbretit. Tavanet ishin bere me dru te gdhendur dhe ne dhomat e gjumit, flete prej argjendi te futura ne dru, luanin muzike kur kishte ere. Asgje nuk kishte komfort. Shtepia kishte vertet nje vaske banje, por kjo duhej mbushur me dore nga sherbyesit, keta ishin tamam nje tufe, te medhenj, te vegjel, mesatare, asnje nuk fliste frengjisht, vetem disa belbezonin ne italisht. Kjo shtepi, gjithnje e gatshme te na mblidhte te gjitheve, gjendej ne krah te pallatit mbreteror-pallatit te dikurshem te Princit Vid.
Tirana ishte nje qytet oriental. Per teater as qe behej fjale, kishte vetem nje kinema te vogel, te varfer. Ne tere qytetin ishin mbjelle xhami. Me treguan se midis Zogut dhe nenes Mbretereshe kishte patur nje drame, ngaqe kjo e fundit, myslymane fanatike, nuk ia falte te birit faktin qe ky kishte prishur nje xhami per te hapur nje shesh.


Vetem pasi mberritem ne Tirane njoha familjen e tij, shtate motrat dhe nenen. Armiqesia e tyre ndaj meje ishte e menjehershme. Une isha shume jashte shijeve te motrave te Mbretit, nuk kisha prirje te njejta per gjerat e kota. Ndersa e ema e detyroi Zogun ti premtonte se asnjehere sa te qe gjalle ajo, ky nuk mund te merrte per grua nje vajze qe nuk ishte myslymane.
Zogu me foli hapur per martese, pa dyshim per nje martese morganatike (martese e nje njeriu me pozite mbreterore ose dinastike me nje njeri te zakonshem, ky i fundit nuk gezon te drejtat ligjore qe rrjedhin nga akti i marteses-shenim i redaksise), por per mua nje gje e tille nuk me shqetesonte aspak. I perserisja vazhdimisht
Im me ka patur nje teto qe ka qene mbretereshe dhe ajo ishte mjaft fatkeqe. E perse te martohemi? Une jam e zgjedhura e zemres tuaj, sic thoni ju gjithnje, mire, pra le te mbetem keshtu e zgjedhura e zemres suaj! dhe asgje me shume.
I drejtohesha me ju, ndersa ai me drejtohej me ti, nuk me pelqente ta beja kete kalim).
Martesa me te nuk ishte ndonje ide qe mund te me terhiqte. Jetoja ne nje bote qe nuk qe imja. Nuk dashurohesha dot pas gjerave qe shihja ne Tirane.


Nena e Zogut ishte fis i mbretit te Egjiptit, Fuad. I kerkonte te birit qe te fejohej me motren e mbretit Faruk dhe kujtonte se isha une qe e pengoja kete martese. Ne te vertete Zogu donte ta shmangte vete me cdo kusht nje martese qe do ta rilidhte me orientin. Duke qene oriental, ai donte te fshinte rreth vetes cdo gje qe binte era orient, sipas tij sinonim i prapambetjes i mjerimit.
Kur mbusha njezetenje vjec, dite qe u festua me zhurme, me dha nje unaze fejese, nje diamant prej shtate karate e gjysme. Erdhen per te me bekuar dy prifterinj nje ortodoks dhe nje katolik, erdhi edhe nje mullah. U be nje ceremoni qe te kujtonte fejesen ose martesen. Por e dija se kjo nuk ishte asgje, ishte thjesht nje loje qe atij i pelqente. Luanim, kjo qe e gjitha. Dhe natyrisht pas nje rinie te varfer, aq te vuajtur, aq te dhimbshme, une perkedhelesha nga keto gjera qe me ndodhnin, si kjo tani, me shume dhurata, bizhu...Hyja ne loje, por duke i lene trurit ndricim te mjaftueshem, pa e humbur toruan. Kam udhetuar ne kete vend me veture, me kale, qe te mesoja se deri ne cfare pike kjo Shqiperi kaq e lashte, kaq e bukur, ishte e mjeruar.
Zogu ishte nje vassal i Italise, nga e cila ishte kretesisht i varur, edhe nese nuk deshironte ta pranonte kete. Me fliste gjithnje per projektet e veta te medha, per ato qe do te bente per vendin se afermi, por gjate gjithe kohes qe une qendrova ne ate vend, nuk levizi asgje. Burimet ekzistuese, nafta dhe mineralet nuk shfrytezoheshin. Parate vinin nga Italia dhe i jepeshin si ndihme Pallatit.


Ne te vertete, megjithe europianizmin e vet, Ahmet Zogu ishte nje despot oriental. Klani i tij dhe te motrat i jepnin vetes nje rendesi te kote, te padegjuar-mamaja ime ishte e para qe e krahasoi familjen e tij me ate, qe i krijoi aq shume telashe dhe andrralla Napoleonit I. Te motrat u flaknin ne koke ministrave pantoflat, Kur vinte drejtori i pallatit, gjithe perulje, qe tu njoftonte se tualetet e porositura ne Paris mund te vononin pakes, ato zhvishnin kepucet dhe ia vertitnin ne fytyre, drejtori largohej duke u terhequr mbrapsht e duke fshehur fytyren pas kraheve.
Zogu kishte nje qen, nje barzoi, te quajtur Eros, me nje ligesi te pabesueshme. Ky rrinte drejt, i gatshem per tu hedhur mbi njeriun qe i tregonin me te marre sinjal nga i zoti. Kur mbetesha vetem ne holl me Erosin, nuk guxoja te levizja e te merrja fryme.
Sa shume drama pati me te. Nje dite ne inat e siper Zogu i dha shenje Erosit i cili u hodh vrik mbi njerin nga adjutantet dhe e kafshoi ne krah. Krahu i ketij burri mbeti pak i paralizuar edhe pas nje qendrimi te gjate ne spital. Ministrat qe paraqiteshin tek mbreti dridheshin ne ate fare feje nga frika se mos hapeshin dosjet. Nje here Zogu me tregonte se kur kishte qene fare i ri kishte shtene dashuri me nje cuperline, meqenese ajo kishte qene e fejuar, ai fare thjesht e kishte vrare te fejuarin e saj ne nje duel.


Zogu e urrente eren e hudhrave, ndaj ato qene syrgjynosur nga Oborri. Me kot te pranishmit, kur kishin ngrene hudhra perpiqeshin te mbysnin eren, frymemarrja e tradhtonte gjithnje fajtorin. Dhe une qe i pelqeja hudhrat isha betuar se diten qe do te largohesha nga Shqiperia do te haja hudhra me kokrra te tera.
Megjithe friken qe u kallte, ministrat e vidhnin ne menyre te vazhdueshme. Shpesh ata na kerkonin, mua ose sim meje, qe te nderhynim prane mbretit, p.sh. per te fituar monopolin ne shitjen e nje prodhimi. Perpiqeshin te na joshnin me ane te perqindjeve te medha qe na premtonin, ne rast se do tia dilnim mbane kesaj pune. Une u pergjigjesha vazhdimisht Nuk ndodhem ketu per te biseduar ceshtje tregtare me Mbretin!.


Shpenzimet pa hesap ne kete vend kaq te varfer ishin vertet cmenduri. Mamaja nuk e pelqente veren dhe nuk e pinte kurre nje pike. Megjithate arka te tera me vere vinin per te zbukuruar tryezen e saj cdo dite. Nje dite ajo humbi ombrellen. U sollen dymbedhjete ombrella per te zevendesuar ate qe humbi. Zogu domosdo deshi te me ofronte dy pallto-mberriti vetem njera, tjetra u perla nga motrat e tij, qe te thuash te drejten nuk vuanin per sende te tilla. Ishte e vertete qe pese here ne dite duhej ndryshuar tualeti, kjo me bente te pyesja veten perse?
Me vinte ne mendje prince Danilo ne E veja e Gezuar. Zogu shetiste me nje kapele te bardhe qe mbante ne maje nje xhufke po te bardhe. Motrat e tij mbanin kostume ushtarake. Pak me vone deshi ta thjeshtonte paraqitjen e vet dhe nisi te mbante veshje qesharake, duke u shprehur se keto i jepnin kenaqesi popullit. Ne fakt keto i sillnin vetem atij kenaqesi. Nje nate pesova nje krize apendesiti, ndaj thirra Dede Sulin ne mesnate dhe i kerkova te me sillte nje mjek. Mjeku mberriti shpejt dhe me lehtesoi, por per cudine time te madhe ne oren shtate te mengjesit pashe te vinte Zogu me nje terbim te shfrenuar.


-Perse e kerkove mjekun?
-Ngaqe isha teper e semure.
-Dhe ai te pa te zhveshur? Te preku?
Tani u terbova une
Ju mbaheni per europian, por ju po thoni gjera qe vetem nje orientali i vijne ne mendje. Sa per zhveshur, i gjithe Parisi me ka pare te zhveshur, ministrat e tu, deputetet e tu me kane pare lakuriq, ndersa tani qe u semura, qenka e ndaluar te vije nje mjek qe te me shohe!!.
Skena u mbyll sigurisht, u qetesua duke u ofruar nje barcalete, dhurate e uljes se tensionit. Por sidoqofte kishte ndodhur nje skene, e para.
Ndodhi nje skene tjeter. Ai djaloshi i ri i dashuruar pas meje, shen-siriani, kishte ardhur inspektor ushtarak ne Tirane. Nje dite teksa ndodhej ne rruge, me pa brenda vetures dhe duke u gjendur ne befasi, pa dashur, thirri aq shpejt sa nuk pata kohe as te ktheja syte nga ana tjeter Po kjo qenka Tanja!.


Ne mbremje pata rastin te provoja nje skene te llahtarshme xhelozie. Sa per shen-sirianin ate e bene te provonte nje seance te plote pyetjesh. Mbeti gjate neper hetime. U perpoqa me kot te shpjegoja se ky djalosh fare i ri ishte dashuruar dikur pas meje, se nuk kishte gje te pandershme ne kete ceshtje, se kishte dashur te martohej me mua, por nuk e realizuam dot, as ai, as une, skena vazhdonte. Une i thashe Po shkoj. Nje skene per nje mjek, nje tjeter per nje shen-sirian qe rrotullon syte...U mbush kupa, po iki!.
Dhe ne u nisem. Na duhej vertet te ndryshonim disi ambient. Shkuam ne Vjene, pastaj ne Bregun e Kalter. Mamaja vendosi te blenim nje vile ne kepin e Antibeve. Natyrisht nuk leviznim kurre vetem , gjithnje ishte me ne nje sekretar shqiptar, u cili angazhohej per cdo gje, per te hollat, per imtesirat materiale...


Brenda kafazit te arte ku u gjenda edhe nje here e mbyllur, nisi te me shuhej gezimi, qe tek une kishte qene aq i natyrshem. Ne, im me une, gjendeshim te zena ne nje rrjete intrigash dhe komplotesh. Musolini do te kishte parapelqyer qe e zgjedhura e zemres se mbretit te kishte qene nje italiane qe do te mund ta mbante ne korent per gjithe sa ngjanin brenda vendit. Ne popull une nuk kisha gjithashtu mbeshtetje. Qe nga koha e braktisjes se vazjes se Shevqet Verlacit, Zogu ishte i papelqyer per popullin po ta krahasonim me nje pjese te tere fisnikerise vendase. Dhe si kunderpeshe edhe une isha e tille. U bene perpjekje me shume menyra te hidhnin Zogun kunder meje. Ne shtate nentor, diten e pervjetorit tim (qe i perket njezetepese tetorit me kalendarin e vjeter rus) im me me dergoi nje telegram urimi. Ne darke erdhi Zogu duke qeshur
-Sapo me informuan se ti je komuniste, ja prova nena te uron diten e pervjetorit te revolucionit rus.


Por ne jo gjithnje arrinim te qeshnim. Brenda vendit kishte nje atmosfere rebelimi. Ne pragun e dhomes ku une dhe Zogu flinim, njerez me arme te shtrira pergjonin duke gdhire netet. Mamaja shkonte jeten duke rene ne gjunje dhe duke iu lutur Virgjeshes se Shenjte qe te na e bente sa me te thjeshte largimin. Kishte frike per mua, per ne, per Zogun. Po te ndodhte dicka, do te ishim ne qe do te akuzoheshim ne radhe te pare. Atehere si do te dilnim nga ky vend?
Zogu pati nje ide qe te martonte tim me me nje nga ministrat e tij. Ajo e kundershtoi kete gje. Me pas deshironte te me blente nje titull baroni austriak, por kjo mu duk si poshterim. Iu ktheva me mllef Qe te kesh titull duhet njefare pershtatje, si te thuash nje suaze po te nisesh nga kjo mua nuk me mungon dicka e tille. Nje titull te pershtatshem do ta kem. Aq me teper qe jam fisnike nga gjyshi im polak dhe nga familja e nenes, mendoj se kaq i mjaftojne nje gruaje.
-Nuk ke te drejte, titujt jane gjithnje joshes!
-Te joshin, e per cfare?


Ahmet Zogut i pelqente shume ideja qe ne dejte e mi levizte pak gjak mbreteror, gjak qe zbriste nga princesha Gorcakov dhe mbreteresha Natali e Serbise. Ndaj miklohej kur mendonte se kishte nje robine si kjo, gje e ngjashme me miklimet e tjera qe i vinin kur mendonte se kishte te veten La Visiroven per te cilen shkruanin gazetat e Parisit..
Por ne te vertete kishte patur nje keqkuptim. Zogu kishte enderruar te kishte ate gje qe ishte shume ne mode, Visiroven, kercimtaren nudo te Foli-Berzherit, nje pariziane te vertete. Por une isha krejt...tjeter gje. Dhe kjo gje tjeter nuk i interesonte aspak atij.
Mbreti nisi te ndertoje nje vile te madhe per mamane dhe per mua. Por ne atmosferen e vitit 1932 ne Tirane nena ishte cfilitur nga nje frike shtazore. Kishim aq shume armiq Nenen Mbretesheshe, motrat e mbretit, popullin...Duhej te niseshim, te niseshim sa me pare te qe e mundur. Dhe kete e kerkonte ne radhe te pare im me, qe kishte patur aq shume shpresa kur vinim, im me qe ishte dikur e gatshme te priste cdo gje qe mund te ngjante...e cfare saktesisht?
Me ne fund pas nje krize te re xhelozie nga ana e Zogut vendosem qe te ndahemi.
Ndjeva dhimbje, kisha qene e lidhur pas tij, por nuk mund te duroja me ne kafaz.
U nis pra pas tri vitesh jete si favorite. Me pas duke dashur te shpetonte nga tutela italiane Zogu kerkoi te martohej me ndonje miliardere amerikane, por asnje e tille nuk u ndodh e gatshme te shkonte jeten ne Shqiperi. Shqiperia nuk i ngjante ne asnje pike Monakos.
Ne vitin 1938 Zogu u martua me Geraldinen. Konti Çiano, dhendri i Musolinit ishte nje nga deshmitaret e marteses, ndersa Hitleri i dergoi si dhurate martese nje Mercedes te fabrikuar jashte serie. Por erdhi viti 1939, pasi kundershtoi nje ultimatum te Musolinit, ultimatum qe kerkonte kthimin e Shqiperise ne nje protektorat Italian, Zogu, me gjithe familjen e vet, u detyrua te arratisej, nen zjarrin e bombarduesve. Vdiq ne 1961 dhe e varrosen prane Parisit.




Çfare (nuk) arriti te beje gjate 14 viteve te sundimit te tij ne krye te Shqiperise

Deshtimet dhe sukseset e mbreterimit te Ahmet Zogut

Zogu rifilloi sundimin e tij katermbedhjetevjecar ne Shqiperi ne fillim si president i Shqiperise (1925-1928) dhe me vone si Zogu I, Mbret i Shqiptareve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithe klasen politike shqiptare, pershi dhe Zogun. Tashme ish bere e qarte se nese Shqiperia duhej te bente perpara atehere duheshin ndermarre reforma domethenese. Si rezultat, Zogu qe i suksesshem ne vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe te mesme.
Keto reforma u interpretuan nga qarqe te ndryshme si skllaverim kombetar pasi sigurimi i te ardhurave financiare per to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta qe Zogu ndermori me qeverine fashiste te Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje per ta shnderruar Shqiperine ne nje koloni Italiane. Nderkaq, interpretime te tjera te historiografise hedhin drite mbi faktin se shume nga reformat e modernizimit te ndermarra prej Zogut qene levizje te detyruara te tij per ti shpetuar kolonizimit real te Shqiperise nga Italia, plan ky i shpallur haptas prej saj qe para renies se Perandorise Osmane. Nje nder faktet qe e ndihmon kete interpretim eshte largimi i Zogut nga vendi me 1939, vit ne te cilin Italia fashiste pushton Shqiperine. Zogu fillimisht u largua per ne Greqi me pas ne Egjipt e me pas per ne France ku dhe nderroi jete.
Ligjerisht Shqiperia e Zogut ish nje monarki kushtetuese dhe parlamenti i Shqiperise i perfaqesonte te dyja forcat kryesore politike, tradicionalistet e djathte dhe progresistet e majte. Nderkaq, baza mbeshtetese e autoritetit te Zogut ishin bejleret dhe pashallaret e zonave qendrore dhe jugore dhe bajraktaret e veriut. I mbeshtetur ne kete rrjet, i siguruar nga ndihmat financiare te Italise dhe ne nje xhandarmari te stervitur dhe udhehequr nga oficere te huaj, Zogu solli stabilitet ne Shqiperi. Ai vendosi autoritetin shteteror ne zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit te ri arsimor dhe ndermori hapa shume te guximshem ne modernizimin e jetes shoqerore te vendit.
Zogu deshtoi ne zgjidhjen e problemit te reformes agrare. Ai importonte drithra ne shuma te konsiderueshme, por sidoqofte mungesa e te ardhurave dhe e aktivitetit te shtreses se fshatarese detyroi nje pjese te saj te emigronte jashte shtetit. Per me teper Zogu u kufizoi shtetasve te tij te drejtat qytetare, fetare dhe civile te cilat krijuan kushte te favorshme per kryengritje te shpeshta ndaj regjimit te tij. Ne betejen kunder korrupsionit shteteror nuk u tregua i vendosur nderkaq qe qe i ashper me nje pjese te opozites politike. Zogu neglizhoi ne mase te konsiderueshme krijimin e grupeve dhe celulave te para komuniste ne Shqiperi edhe pse elementi komunist nuk qe burimor per vendin. Nderkaq, elementi komunist u perdor si arme per te luftuar dhe percare stabilitetin e vendit.

_______________

Pjesa e pare

Rrefimi i kercimtares se kabarese se Parisit. Ardhja ne Shqiperi ne vitin 1929 si robinje e mbretit te Shqiperise. Takimi me Zogun, netet e dashurise, perjetimet e trupit femeror me te kendshem te Parisit, per pushimet ne vilen mbreterore ne Durres dhe per Ahmet Zogun



Asgje ne femijerine e Tanja Visiroves nuk ngjau, qe te mund te thuhet se pergatiti karcimtaren e ardhshme nudo, te perkedheluren e Parisit, zonjushen e nje mbreti. Vogelushja e rrjedhur nga nje familje tipike kozmopolitane I ati polak, gjyshja kineze, nena rumune, jetoi nje femijeri idilike midis botes ruse dhe asaj rumune-Keshtu shkruhet ne mbulesen e botimit ne frengjisht te librit te gazetares Maria Krepo sjelle ne shqip nga Vladimir Bako.
Ne vitin 1927, te gjitha udhet, edhe ato te mergimit, kalonin nga Parisi. Teper e varfer Tanja pozon per piktoret, pastaj hyn ne Foli-Berzher, thjesht si nje manekin. Dhe shume shpejt e njohur si trupi femeror me i kendshem i Parisit, ajo u tehoq nga nje mbret, mbreti Ahmet Zog i Shqiperise, i cili e mbajti ne oborrin e vet. Kjo periudhe e paharrueshme per Tanjen dhe mbretin e shqiptareve pershkruhet ne librin Nga Kaukazi ne Foli-Berzher te gazetares Maria Krepo. Tanja aty rrefen perjetimet e saj per ate kohe kur ishte vetem 20 vjece dhe zbuloi Shqiperine, Oborrin mbreteror dhe mbretin Zog. E dehur nga kaltersia e detit, nga plazhi me rere te imet si dhe nga mbremjet e qeta, kercimtarja pariziane u leshua e tera pas mbretit. Tanja u mbulua me aq bizhuteri, gjerdane,unaza dhe fustane e pallto sa nuk i kish enderruar gjithe jeten. Zogu atehere 33 -vjecar, i shpallur mbret vetem para nje viti ishte i marrosur pas 20 -vjecares. Nje dashuri qe do te zgjaste vetem tre vjet por qe do te behej legjenda metropolitane e Parisit dhe me tej.


Ne fillim te vitit 1929 nisa te dubloj artiste te ndryshem neper skena erotike filmash, ku duhej te luaja caste nudo. Filmi i pare i kesaj serie ishte Gruaja dhe Pantini, ne te cilin i huaja trupin Koncita Montenegras. Une jam edhe cigania qe kercen tek Monte-Kristoja. Ne tere keta filma luaja skena kalimtare, por me ne fund u bera violina e pare me nje rol te vertete me kerkuan per te luajtur tek Kartakala, mbreteresha e ciganeve. Me sugjestionoi shume ky rol dhe kerkova te takohem me autorin e skenarit, por ky gjendej ne Shen-Mari-de-la-Mer, ku po zgjidhte vendet e xhirimit. Sakaq, e shoqeruar nga im me, u nisa per Bruksel, isha ftuar qe te kerceja ne nje mbremje zyrtare.
Edhe shqiptaret ishin te ftuar ne ate mbremje. Po behej rreth nje muaj qe nga dita kur Ministri Fuqiplote i Shqiperise dhe deputeti me kishin bere kerkesen qe te shkoja per te kercyer ne Shqiperi, ne teatrin mbreteror te ketij vendi; duhej te kerceja per mbretin Zog (te cilit ia degjoja per te paren here emrin), qe se afermi, ne tetor, festonte pervjetorin e pare te hipjes ne fron.
Ne Bruksel, te dy burrat kembengulen edhe nje here ne kerkesen e tyre. Duhej qe te pergjigjesha menjehere, puna ishte urgjente, ne Shqiperi me prisnin.


Do te merresha me rolin e Kartakales, apo do te zgjidhja vallezimin ne Shqiperi?! As vete nuk mund ta di se perse parapelqeva te beja nje turne ne kete vend te larget. (Keshtu fati kaloi tek Viviane Romansa, qe permes rolit te Kartakales, pati sukses ne karrieren e saj kinematografike. Do te genjeja, po te mos pranoja se pata sidoqofte njefare keqardhje per veten, qe me ngacmoi me pas, kur u riktheva ne France).
U sqarova shqiptareve se ishte e veshtire te nisesha ne muajin gusht, tani kisha nisur nje grup numrash personale ne shfaqjet e Foli-Berzherit, ndaj edhe me lipsej nje kohe e caktuar per te gjetur nje zevendese.
Shume me vone pyeta veten ishte ne dijeni im me per arsyen e vertete te fteses per kete udhetim. ? Kete nuk mund ta mesoj kurre, asnjehere nuk ia bera kete pyetje sa qe gjalle dhe ndoshta asnjehere nuk do tia bej me edhe vetes. Di vetem se ajo u nis me nje gezim te madh per te me shoqeruar ne ato troje kaq te largeta dhe qe me pas enderronte vetem nje gje te braktiste Shqiperine.


Ne fakt ne gusht, mundem qe te niseshim per Rome, ashtu te katert se bashku im me, une, ministri dhe deputeti. Roma ishte lene si vendi ku do te firmosej kontrata. Une nuk e kuptoja perse Mamaja do te kishte shkuar edhe me kembe ne Rome. Perpara se sa te niseshim, miqte tane ne France u perpoqen te na ndalonin E cdo te beni ne kete vend te eger, ku as hekurudhe nuk ka?. Po im me ua priste E, ne kemi udhetuar edhe ne vende, ku mund te ecesh vetem mbi shpinen e gamileve. Kjo nuk na tremb.
Kontrata u nenshkrua ne Konsullaten e Shqiperise dhe me kerkesen time edhe ate te Rumanise. Firmosa per nje angazhim tremujor. Te ardhurat nga kontrata i depozituam ne nje banke te Parisit dhe nisem nga vizitat ne qytet; im me ne nje jete gjysme ireale mermeriste E di, e di.... Ndersa une nuk i kushtoja vemendje te vecante gjendjes se saj te cuditshme shpirterore. Por gjeja qe me la vertet pershtypje te cuditshme lidhej me faktin se shqiptaret nisen te blenin veshje. Pasi kishin konstatuat me cudi qe perdorja nje valixhe te vogel e jo te re te tipit Samaritan, ne te cilen kisha vendosur kukullen, kemishen e nates qe me kishte blere mamaja dhe nje fustan mbremjeje per kabarete, nje fustan nga ata qe artistet ua rishesin shoshoqit, shqiptare thane Ju duhet nje garderobe.


-E perse?
-Eshte e nevojshme.
Qendruam tri dite ne Rome vetem per veshjen time. Im me dhe une po binim te semura duke pare cmimet fantastike te veshjeve qe na sillnin, keto i kalonin shumat e kontrates, ndaj une u detyrova tiu them burrave te Zogut
Une nuk mund ti blej te gjitha keto!
-Nuk ka asnje rendesi, eshte e nevojshme, do tju duhet te shetisni shume, mos u shqetesoni...
Valixhja nga Samaritania u zevendesua me nje valixhe me lekure derri, qe hapej sa here ne te duhej te ngjesheshin veshje te reja. Mu krijua nje luks i bollshem- e cfare nuk kisha tani? Gjithnje e me shume po kthehesha ne Hirushen e kohes se Zanave. Une vajza qe nuk kisha patur vecse nje kostum te vogel dhe nje pallto te zakonshme, tashme mbulohesha me fustane te shumta te paradites, te pasdites, te mbremjes. Mamaja gjithashtu u vesh me rroba serioze koke e kembe. Dhe kur pyeste Çjane gjithe keto?, I pergjigjeshin thjesht Zonje ju po shoqeroni bijen tuaj!. Sim meje qe e urrente ngjyren e zeze, i bene nje fustan te zi, ngaqe e zeza ishte tamam ngjyra qe duhej.


Na doli koha te benim edhe nje pelegrinazh ne relikat e Shen Nikolles, gjithnje te shoqeruara nga dy myslymanet tane, pastaj hipem ne vaporin e Barit qe do na shpinte drejt Shqiperise. Nuk pata mundesi te shihja fotografine e mbretit, te dy burrat thonin se nuk kishin me vete asnje.
Me 10 gusht mberritem ne Durres. Na priste nje Roll, ushtaraket na pershendeten dhe me pas, te shoqeruara nga deputeti, arritem ne nje sallon ne brigjet e Adriatikut.
-Ky salon-na thane- eshte ndertuar per ju, per stinen e veres.
-Mire, po ku eshte teatri?
-Teatri eshte ne Tirane. Oborri e kalon veren ketu. Jeni ne krah te Sallonit Mbreteror.
Salloni yne perbehej nga nje ambient pushimi, nga nje dhome ngrenieje, dy dhoma te tjera
dhe nje banje. Energji elektrike nuk kishte. Ndricoheshim prej llampash vajguri. E megjithate une isha e magjepsur nje rrugez me shkallare qe niste nga godina jone zbriste pa u nderprere deri ne bregun e Adriatikut.


Pastaj erdhi personeli te merrte kontakt me ne nje kuzhinier francez, me grua dhome shqiptare qe mezi caparashiste dicka ne italisht, por qe nuk thoshte dot asgje ne frengjisht dhe sherbyesi; ky i fundit shqiptar dhe qe fliste ne menyre te admirueshme frengjisht. Emri i tij ishte Dede Suli, kishte qene ordinance e Franshe dEspereit, gjate kohes kur ai komandonte trupat aleate ne Maqedoni. Dede Suli nuk na u nda asnje hap.
Ne mbremje, deputeti qe na kishte shoqeruar, erdhi me nje Roll e na kerkoi te na paraqiste te mbreti. Familja mbreterore kishte ambiente te shumta banimi, na drejtuan ne njerin nga ata dhe na lane le prisnim ne holl.
Pas pak pashe te hynte nje burre i gjate, i holle, bjond dhe me sy blu, qe e mora per nje officer austriak. Por befas deputeti u nxitua te me prezantonte para mbretit.
-Ju qenkeni?-thashe e cuditur.
-U zhgenjyet. Me imagjinonit ndryshe?
-Kam jetuar nje pjese te madhe te jetes midis njerezish orientale, ndaj me shume ju perfytyroja si njefare pashai. Por ngjani me nje oficer austriak ose jugosllav, nuk keni asgje orientale. (Ai i shkebente me shume disa rumuneve qe kisha mundur te njoh gjate jetes dhe qe ishin me austriake se sa austriaket).
-Eshte e vertete, kam lindur myslyman, por ndjehem europian. Vec kesaj kam shkuar nje pjese te jetes ne nje shkolle austriake.
Teksa pinim vazhdimisht shampanje, pyeta mbretin se kur ishte menduar qe te paraqitesha ne teater.
Per kete do te flasim me vone. Keto kohe une jam me pushime, perfitoni edhe ju te pushoni.
Kishte nje buzeqeshje zbavitese, qe me cuditi pak dhe me nervozoi shume.
-Keni orkester? Pianist?
-Po, po. Kam nje pianist te shkelqyer, nje francez.
Me pyeti nese pelqeja te lexoja. Biblioteken nuk e kishte me vete, po mund te porosisja cte doja. Çdo gje qe do tju jape kenaqesi juve dhe nenes suaj!.
Te nesermen erdhen dhe me kerkuan duhej te isha e vetme.
Deputeti i tha sim meje -Kete here, zonje, ju nuk mund ta shoqeroni bijen tuaj.
Mamaja e kuptoi se nuk kishte me vend per te bere diskutime dhe se duhej ta gelltiste shqetesimin ne heshtje.


Ishte mbarimi i pasdites, Zogu me priti si i magjepsur. Me pyeti nese me pelqente te notoja.
I thashe se noti me zbaviste pa mase, se kishte shume kohe qe nuk me ishte dhene rasti per te shijuar nje kenaqesi si kjo dhe se distanca me e madhe qe kisha pershkuar gjithe-gjithe me not ishte Dniestri. I rrefeva kete histori mbretit, madje edhe disa te tjera ai me degjonte dhe pak kohe me pas nxorri nje dosje. Dosja lidhej me mua.
Ju duhet ta dini, Tanja,-tha ai,-ju njoh mire, fare mire.
-Si me njihni? Qe kur?
-Ne fillim ju kam pare, ju kam pare kur kercenit ne Foli-Berzher.
-Po atehere, perse nuk erdhet te me takonit?
-Nuk kishte shume rendesi. Erdha qe tju shihja ne menyre te fshehte, vec kesaj qendrimi im ne Paris ishte shume i shkurter.
Me tregoi fotografite e mia dhe nje ankete te tere policore.
Dedektivet ju kane ndiekur. Na duhej te njihnim opinionet tuaja politike, te mesonim menyren tuaj te jeteses.
-E perse i keni bere te gjitha keto?
-Fare e thjeshte. Une kam rene ne dashuri me ju. Tani ja ku jemi, ju jeni e burgosura ime. Nese doni do te njihemi.
Isha hutuar krejt nga ajo qe sapo kisha degjuar. Qe kur kishim mberritur ne Rome jetoja si ne nje perralle- dhe isha e re.
Ai me tha
Ne takimin tjeter me tregoni kontraten.
Une ia solla. Ai nguli syte ne te
Keta jane hajdute. Kam thene te bejne nje kontrate per 25 mije franga, ata e kane bere per 15 000. Dhe ju lutem me thoni, perse duhej bere nje garderobe e tere per ju ne Rome?.
-Por ngaqe une nuk kisha asgje!


Zogu qe mashtruar, kete e kuptova, kohe me pas. Duke me pare te zhveshur ne skene, me kishte perfytyruar si gruan fatale. Mbreti nuk e kishte ditur qe gruaja e tij fatale ishte nje vazje e varfer, e cila qe nga mosha njembedhjete vjecare nuk kishte me asgje.
Zogu ishte shume i egersuar ndaj ministrave vet, te cilet, sic thoshte ai, e vidhnin, cmimet e te gjitha sendeve qe me kishin blere ishin katerfishuar ose pesefishuar.
-E si mundet qe ju te mos keni asgje, per ju flitet aq shume?
-Por flitet per mua te zhveshur, zoteri, askush nuk flet per fustanet e mia.- Fustanet! Nuk kisha nevoje per to. Rrija e zhveshur ne Foli-Berzher, e zhveshur perpara piktoreve dhe skulptoreve, e zhveshur ne kabare. Fare pak tyl, pakez grimca rrezulluese qe imitonin arin, nje dajre; ja gjithcka.
«Po Parisi....
-Ka Paris e Paris. Sigurisht qe ka ne Paris shtepi me oxhaqe te larte dyer te medha, por keto nuk u perkasin artisteve te thjeshte.
Kete Zogu nuk e kuptoi dot kurre.
Pastaj i thashe
Ju duhet te mesoni se fama e Çupkes se Foli-Berzherit eshte dicka qe nuk i duhet zene bese.
-Dhe ju-tha Zogu-nuk paskeni patur ne jete burra te tjere?!
-Jo. Ka patur qe jane dashuruar pas meje, por sme ka dale koha qe te merrem me te dashurit e mi, duhet te punoja. Ne planet e jetes sime nuk hynin te dashurit
Mbreti Zog ka qene shume njerezor me mua, shume i sjellshem, i bute. Ne fund ai arriti ate cka deshironte, por vetem pas nje muaji te tere. Nuk me nxiti, priti sa te isha e gatshme. Dhe besoj e kam cuditur, madje jo ne pak gjera.
Sa per teatrin mund te them se ai nuk ekzistonte. Une kam kercyer vetem nje here perpara mbretit, te cilit loja ime iu duk e admirueshme, e pakrahasueshme, por Zogu ishte i dashuruar vetem pas valsit vjenez.
Vallezoja shpesh, por me te, shoqeruar nga muzika e disqeve. (Ne Shqiperi kishte vetem nje orkester, kjo ishte orkester ushtrie). Ne, une dhe Zogu mund te jetonim edhe vetem me maratonen e vallezimit. Per gjithcka qe ishte tango, foks-trot, vals, ishim te pamposhtshem. Vallezonim vetem, ose ralle neper festa edhe perpara te ftuarve te pakte ministra dhe personalitete te tjere te Pallatit.


Gjate pushimeve tona ne Durres gjithcka me dehte deti, plazhet e bukur e me rere te imet, ekskursionet qe benim me tim me (gjithnje nen shoqerine e Ded Sulit, sigurisht). Cila grua nuk do te kishte qene e magjepsur ne nje jete, ku edhe me e vogla deshire e saj ishte urdher?!
Nese doja nje parfum, do te me sillnin nga ky nje sasi sa per gjithe jeten. Mbulohesha me bizhu, me lecka shume te kushtueshme. Zogu ishte si gjithnje i bute, teper i sjellshem, magjepses. Ai qe tridhjetetre une njezet. Kisha jetuar gjithnje nen presion, duke punuar ne menyre te vazhdueshme, tani kisha ditet e mia te shplodhjes; lexoja, shetisja, me dilte koha te admiroja zambaket e reres, aq te holle, aq te bukur.
Pas disa kohesh, mamaja ra perseri e semure nga paludizmi. Zogu i propozoi nje pushim ne Karlsbad, por mamaja, qe nuk e njihte Gjermanine preferoi te shkonte e te pushonte ne Vishi. Duke shkuar ne Vishi, kaloi nga Parisi, ku shleu detyrimet per apartamentin tone te vogel ne hotelin Minerva. Me kerkesen e Zogut, i dergova nje leter Foli-Berzherit, me ane te se ciles kerkoja te terhiqesha nga detyrimet. Tani isha nje robine, nen mbikqyrjen e Dede Sulit, nje burri krejt te shquar.
Gjate gjithe kohes qe pushova ne Durres, skenari mbeti i pandryshuar. Dites dilja e shoqeruar nga im me, flas per kohen kur ajo qe ne Shqiperi. Rreth kohes kur binte dita, vinin me kerkonin, shpesh.


Vete Ahmet Zogu vinte te me takonte. Hanim bashke, kaloja pasditen me te. Te dy benim plazh me kostume te rregullt banje, nuk flitej kurre te plazhonim nudo. Dhe notonim te dy bashke deri prane vaporeve ushtarake, te ankoruar thelle ne det, larg rezidences se tij.
Protokolli parashikonte madje edhe oret tona te dashurise. Dashuria behej gjithnje ne te njejten ore; ndoshta mund ta quaje te gjithe kete, nepunesi, ndonese une nuk kisha shpirt prej funksionareje. E megjithate ajo behej, pavaresisht nga une! Por e gjitha kjo nuk me dukej se mund te ishte jeta e vertete e dy te dashuruarve. Zogu, mendoj, nuk ishte nje qenie e ndezur ne pasione, me dashuronte, kishte dobesi te madhe per mua, por protokolli, kotesite e funksionit te tij mbreteror merrnin frenat dhe vinin nen kontroll gjithe gjerat e tjera.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit