Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Kronike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rikthehen radhët në pikat e kalimit kufitar. Fluksi i madh i emigrantëve që kthehen për festat e fundvitit ka krijuar radhë në Kapshticë, Kakavijë dhe portet kryesore të vendit, por u krijuar situata problematike.
Mëngjesin e sotëm janë shënuar radhë të gjata në doganën e Kapshticës, kjo për shkak të ngadalësimit të punës nga pala greke, e cila punon vetëm me dy sportele.
Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë të kalimit kufitar kanë hyrë 4174 persona, ndërsa rreth 3 350 të tjerë janë larguar drejt Greqisë për të kaluar festat e fundvitit.