Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vizat, Basha ne Bruksel, merr vleresime pozitive per kriteret

Publikuar me : 14.09.2010 Ne : Sociale - 107 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Perfaqesuesit e Komisionit Evropian kane dhene nje vleresim pozitiv per permbushjen e tre kritereve shtese te paraqitura ne Maj per heqjen e vizave per qytetaret shqiptar.

Ne raportin qe i eshte shperndare sot Parlamentit Evropian, thuhet se Shqiperia ka bere porgres ne te tria kriteret e prapambetura.

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha ka marre vleresime per progresin e bere gjate nje vizite ne Bruksel, thuhet ne nje deklarate per shtyp te Ministrise se Brendshme.

Basha eshte takuar sot me, raporteren e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave Tania Fajon, me Shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin ne Komisionin Europian Luigi Soreca si dhe me Shefin e Departamentit per Ballkanin Perendimor ne Sekretariatin e Pergjithshem te Keshillit te BE Jonas Jonson.

Sipas njoftimit te ministrise, temat kryesore te takimit kane qene, permbushja e te gjitha kritereve te Shqiperise ne ndihme te procesit te liberalizimit te vizave, si lufta me tolerance zero kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu gjurmimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale, ceshtje qe qendrojne ne thelb te tri kushteve te prapambetura te procesit.

Komiteti per Çeshtjet e Brendshme dhe Lirite Civile te Parlamentit Europian do te marre ne shqyrtim me 27 Shtator raportin final te paraqitur nga Komisioni Europian se bashku me rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Ndersa vendimi perfundimtar per heqjen e vizave per shqiptaret pritet te merret ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian me 8-9 Nentor 2010.



************************


Ndersa ishte e pranishme ne Komitetin per Çeshtjet e Brendshme ne Parlamentnin Evropian, Komisionerja Cecilia Malmström tha se po punohet edhe ne drejtim te heqjes se vizave me Shqiperine si dhe Bosnje-Hercegovinen.

Ajo u shpreh e bindur se sot procesi i liberalizimit te vizave per keto dy vende eshte shume prane berjes realitet, ndersa iu pergjigj intresimit te eurodeputeteve ne lidhje me permbushjen e kritereve qe kane bere dy vendet.

Ajo tha se tashme eshte hapur drita jeshile per te dy keto vende, dhe se kjo eshte e qarte edhe nga raporti i Komisionit i cili i eshte shperndare tashme eurodeputeteve.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit