Ministri kosovar Besim Beqaj Pritet fluks per te marre ose blere fshehtas pasaporten shqiptare. Keshtu ndodhi edhe kur u liberalizuan vizat per Serbine
Zyrtare te qeverise se Kosoves nuk kane perjashtuar mundesine qe nje numer i kosovareve te synojne pajisjen me pasaporta shqiptare, pas hyrjes se Shqiperise ne zonen Shengen, - njoftoi dje BBC
Sic ka bere te ditur ambasada shqiptare ne Prishtine, jane tete kritere qe duhet te plotesohen per te marre pasaporte te Shqiperise per nje huaj, duke perfshire edhe qendrimin rezident prej 5 vjetesh, respektivisht 3 vjetesh per qytetaret e Kosoves.
Ministri ne doreheqje i Integrimit Europian, Besim Beqaj thote se historia ka treguar qe pas liberalizimit te vizave me Serbine, disa shqiptare te Kosoves jane pajisur me pasaporta serbe dhe e njejta tani mund te ndodhe edhe me Shqiperine.
Ka qene nje fshehtesi publike, nese mund ta quaj keshtu, qe qytetaret tone kane mundur te shkojne ne Serbi dhe te blejne pasaporta biometrike, - thote ai.
Sipas ministrit Beqaj, ka pasur disa raste kur qytetaret e Kosoves kane shkuar ne Serbi dhe kane bere regjistrim fiktiv, duke marre pasaporta serbe per te perfunduar keshtu ne vende te ndryshme te Bashkimit Europian.
Kjo ka treguar se cdo bllokim qe behet, krijon mundesi qe ata te gjejne rruge alternative dhe ky eshte argumenti qe ne perdorim cdo dite, - tha ministri Beqaj.
Pak dite me pare, Komisionerja e Bashkimit Europian per Çeshtjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, i ka terhequr verejtjen Serbise dhe Maqedonise per keqperdorimin e liberalizimit te vizave, duke permendur edhe mundesine e rishikimit te ketij procesi.
Pas vendimit te fundit per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, Kosova ka mbetur vendi i vetem, qytetaret e se ciles nuk do te mund te udhetojne ne zonen Shengen pa viza.
Komisioni Europian ka paralajmeruar fillimin e shpejte te dialogut me Kosoven per procesin e liberalizimit, duke e kushtezuar ate me riintegrimin e te zhvendosurve.
Komisioneri i Bashkimit Europian per Zgjerimin, Stefan Fule, ne nje interviste per BBC-ne nuk ka sqaruar kur pritet saktesisht te filloje ky dialog, por ka lene te kuptohet se eshte ceshtje javesh e jo muajsh. Shume shpejt do te thote shume shpejt, - eshte shprehur ai.
Ambasadori Lauka Nuk mund te ndodhe lehte
Ne mesin e dhjetorit, shqiptaret e pajisur me pasaporten biometrike pritet te levizin pa viza ne zonen Shengen. Por Kosova, nuk mund te perfitoje nga procesi i liberalizimit te vizave. Disa burime njeherazi konfirmojne se pasi Shqiperia mori liberalizimin e vizave, shume kosovare po kerkojne prane Ambasades se Shqiperise ne Kosove, nenshtetesine shqiptare, si shans per te levizur edhe ata te lire ne zonen Shengen.
Megjithate, pasaporten shqiptare nuk mund ta marrin te gjithe ata qe aplikojne per ta marre, sepse ka disa kritere. Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Islam Lauka, tha se legjislacioni ne fuqi njeh te drejten e nenshtetesise per te huajt, por, ky fakt, nuk do te thote se te gjithe mund ta kene ate. Kjo ndodh per shkak se per kete duhet te plotesuar nje varg kriteresh.
Ambasadori Lauka, thote Te pakten tete dokumente, apo kritere jane qe duhet te plotesohen.
Eshte shume e rendesishme qe te sigurohet dokumenti per qendrim rezident per te gjithe shtetasit e huaj minimumi 5 vjet. Per shtetasit kosovare kjo periudhe qendrimi eshte 3 vjet. Edhe ky afat 3-vjecar favorizon ata qe jane te martuar me shtetas te Shqiperise, te cilet kane qendrim njevjecar te dokumentuar nga Ministria e Brendshme te Shqiperise.
Pervec ketyre kritereve, aplikanti paraprakisht duhet ti drejtohet me kerkese Presidentit te Shqiperise, ku duhet te paraqese arsyet e aplikimit. Deshmia e pronesise se baneses ne Shqiperi eshte e domosdoshme e po keshtu edhe deshmia e penalitetit nga Ministria e Drejtesise e Shqiperise, si dhe nga shteti qe vjen.