Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vizita ne Nju Jork, Berisha U takova me te gjithe te medhenjte e kesaj toke

Publikuar me : 26.09.2011 Ne : Politike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Berisha në nbledhjen me grupin parlamentar të PD-së


Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u shndërrua në një tablo të vizitës së kryeministrit dhe delegacionit që e shoqëronte në Nju Jork. Duke e cilësuar vizitën në vendin symbol të demokracisë si më të zgjaturën dhe më intensiven e karrierës së tij politike, Berisha u shpreh se Shqipëria pati mundësinë që gjatë takimeve me krerët e përfaqësuesit e shteteve të të gjithë botës të paraqiste arritjet, përpjekjet dhe vizionin e saj për të ardhmen.

“Paraqitëm para botës arritjet e Shqipërisë, përpjekjet dhe vizionin e saj. Vizita ishte gjithashtu edhe një përpjekje për të lobuar për njohjen e pavarësisë së republikës së Kosovës. Drejtimi i dytë i veprimtarisë sonë në Nju Jork ishte organizimi i forumit të parë amerikan për biznesin në Shqipëri, në kryeqytetin e biznesit dhe afarizmit, si dhe takimet intensive me drejtues të korporatave të këtij vendi të mëdh të interesuar në fusha të ndryshme. Drejtimi i tretë kryesor ishte në përputhje me pasionin tim për mediat: përdorimi i mundësive që të jep kryeqyteti mediatik i botës për të paraqitur edhe ne në copën e diellit që na takon arritjet e Shqipërisë para botës nëpërmjet mediave”, tha Berisha para deputetëve demokratë.

“Veprimtaritë politike u konkretizuan me një seri takimesh të shumta, biseda dhe shkëmbime mendimesh pothuaj me të gjithë të mëdhenjtë e kësaj toke që ndodheshin në këtë konferencë. Presidentin Obama, kryeministrin japonez, ai i Britanisë, Suedisë, Austrisë, sllovenisë, Kroacisë, Norvegjisë, Malit të Zi, Gjeorgjisë, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, takim me kryetarin e këshillit tranzitor të Libisë, Xhibril, kryeministrin e Kuvajtit etj”, tha Berisha.

G.N. / Redaksia online

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit