Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vjedhja ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nga nje punonjes i brendshem

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Flamur Vezaj

TIRANË- Prokuroria dhe policia e Tiranës kanë zbarkuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të verifikuar skandalin e vjedhjes së parave nga zyra ku mbahen provat e sekuestruara. Gjatë verifikimeve të djeshme është konstatuar se shuma prej 50 mijë lekësh ishte e personit të dënuar për trafik droge Arben Veliko. Sipas prokurorisë, është dyshuese fakti se pranë kësaj zyre asnjëherë më parë nuk janë depozituar para cash, pasi çdo prokuror i dosjes ku janë sekuestruar para, i ka depozituar ata në një llogari bankare, e cila i bëhet me dije Gjykatës në përfundim të fazës hetimore, ku dorëzohet edhe mandati i dorëzimit të parave. Më pas, këto para nëse i kthehen familjarëve, këta të fundit me urdhër të Gjykatës i tërheqin ato nga banka ose në të kundërtën kur togat zeza vendosin t’i konfiskohen ata kalojnë automatikisht në thesarin e shtetit.

Këtë radhë, kishte ndodh ndryshe, çka e ka shtyrë “hajdutin” t’i grabisë ato me t’iu dhënë rasti. Por, kjo vjedhje sipas kryetares së komanduar të kësaj Gjykate gjyqtares Deda është bërë me qëllimin e vetëm sabotimin e punës së këtij institucioni dhe jo përfitimin material të “hajdutit”. “Ky veprim është kryer me gjakftohtësi. Personi që ka kryer vjedhjen e ka bërë me gjakftohtësi. Pasi nëse donte të përvetësonte mund të merrte sende me vlerë. Por, nuk ka qenë qëllimi i tij të përvetësojë pasurinë e ndodhur aty, por të sabotojë punën e Gjykatës”,- tha dje kryetarja e komanduar e kësaj gjykate Etleva Deda.

Sipas saj, brenda kësaj zyre të ruajtjes së provave kishte sende shumë më të çmuara se lekët e vjedhura, si orë të shtrenjta, unaza, bizhuteri apo sende të tjera, të cilat nuk janë prekur nga “hajduti” i brendshëm. Sipas hetimeve, dyshimi bie ndaj punonjësit të administratës së kësaj gjykate, pasi mendohet se mund të ketë vjedhur apo kopjuar çelësin universal, të cilin e mbante në zyrën e tij kancelari, i cili ka edhe detyrën e administratorit të ndërtesës ku ndodhen katër institucionet e drejtësisë.

Edhe pse prokuroria ka nisur hetimet për skandalin e ndodhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda të vjedhjes së kryer në zyrën e provave, kryetarja e komanduar e këtij institucioni filloi “ndëshkimet” e para, duke ulur në detyrë njërin nga punonjësit e kësaj administrate. Shkak për këtë lëvizje në detyrë, mësohet se është bërë dyshimi që gjyqtarja Etleva Dede ka adresuar ndaj këtij punonjësi, i cili tashmë i është nënshtruar edhe hetimit të organit të akuzës. Ky vendim i uljes në detyrë është bërë gjatë paradites së djeshme, kur kryetarja e komanduar kishte mbledhur në një sallë të gjithë administratën e kësaj Gjykate.

Por, pavarësisht këtij veprimi të kryetares së komanduar Deda, burimet saktësojnë, se në ditët në vazhdim mund të ketë edhe ndëshkime të tjera në administratë nga Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit, e alarmuar pas publikimit të lajmit nga “Shekulli” ka nisur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm dy inspektor të saj për verifikimin e punës së administratës së këtij institucioni. Mësohet se i pari që i është nënshtruar kontrollit ka qenë kancelari i kësaj Gjykate dhe më pas punonjësit e tjerë të administratës. Kontrolli i tyre ka vazhduar deri në orët e vona të pasdites, kur edhe janë larguar nga institucioni i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

 

Skandali i gjykatës, raport në zyrën e ministrit

Pritet që dy inspektorët të dorëzojnë një raport kontrolli pranë ministrit Eduart Halimi i cili më pas do të marr masat administrative e ndëshkuese ndaj punonjësve të administratës së togave të zeza. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të bëhet analizë e hollësishme e të gjitha fakteve dhe më pas do të merren masa administrative ndaj personave përgjegjës të këtij veprimi. Ndërkohë, gjatë paradites së djeshme me një urdhër të posaçëm të kryetares së komanduar, punonjësit e mirëmbajtjes së institucionit i kanë ndryshuar bravën derës hyrëse të zyrës së provave. Po gjatë ditës së djeshme, ekspert e kriminalistikës kanë bërë edhe verifikimet në inventarin e provave dhe më pas kanë vendosur me urdhër të prokurorit të çështjes dyllosjen e derës së zyrës së provave deri në një vendim tjetër.

                                                                                                               

* * *

 

Skandali, vidhet zyra e provave në Gjykatën e Krimeve të Rënda  

TIRANË- Vidhen paratë e të dënuarve në zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda ndërtesës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të drejtësisë, organit të akuzës që tashmë ka nisur hetimet. Sipas këtyre të dhënave, ka qenë ora 10:30 e paradites së djeshme kur magazinierja e provave pranë kësaj Gjykate është alarmuar për mungesën e parave në portofolin e një të dënuari, të cilit i ishin sekuestruar në momentin e arrestimit. Nuk bëhet i ditur identiteti i të dënuarit që i janë vjedhur paratë. Mësohet se skandali që krijon një precedentë të rrezikshëm ka plasur kur njëri nga familjarët e këtij të dënuari, është paraqitur në kryesekretarin e kësaj gjykate duke kërkuar paratë që kishte vendosur Gjykata t’i kthehen familjes së të dënuarit.

Pas kësaj kërkese, kryesekretarja ka njoftuar magazinieren e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke i kërkuar t’i sjell paratë që ndodheshin në kasafortën e zyrës së ruajtjes së provave të këtij institucioni. Me të hapur kasafortën, magazinierja ka gjetur portofolin bosh, duke njoftuar kryesekretarin, kancelarin e kësaj Gjykate dhe kryetaren e komanduar gjyqtaren Etleva Deda. Kjo e fundit, e ndodhur në këto kushte ka njoftuar efektivët e policisë dhe prokurorisë, duke bërë edhe kallëzim penal për vjedhje.

Pas këtij kallëzimi, efektivët e policisë kanë marrë në pyetje punonjës të kësaj Gjykate, kanë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që regjistrojnë çdo gjë jashtë dhe brenda ndërtesës, kanë bërë këqyrjen e derës kryesore të zyrës së provave dhe inventarin e sendeve të sekuestruara që ndodhen me cilësinë e provave materiale.

Nga verifikimet është konstatuar se janë vjedhur 50 mijë lekë të reja në portofolin e të dënuarit dhe 300 euro të një të paraburgosuri ndaj të cilit po vazhdon procesi gjyqësor. “Është bërë inventarizimi i të gjitha provave materiale, të proceseve gjyqësore që janë në shqyrtim e sipër dhe ka rezultuar se mungojnë vetëm shuma prej 50 mijë lekë të reja dhe 300 euro cash. Provat e tjera ndodhen po në këtë dhomë, të pa prekura”-thanë burimet zyrtare pranë Policisë së kryeqytetit.

Sipas të dhënave, dyshohet se personi që ka kryer vjedhjen është punonjës i kësaj Gjykate. Dera hyrëse e zyrës së provave kishte një çelës të bravës dhe dy dryna të vendosura ekstra. Këto tre çelësa i kishte në administrim vetëm magazinierja e kësaj zyre. Por, nga këqyrja e derës, ka rezultuar se dy drynave i janë liruar vidat e hekurave mbajtëse ndërsa çelësi i bravës së derës, dyshohet se është hapur me një çelës universal pasi dera nuk është thyer apo dëmtuar me dhunë. Kjo tregon, sipas hetuesve, se vjedhja është kryer nga një person i brendshëm i kësaj ndërtese. Në këtë zyrë të ruajtjes së provave ndodheshin edhe sende të tjera me vlerë, si bizhuteri, lëndë narkotike, armë dhe sende të tjera.

 

Gjykata pa kryetar

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prej disa muajve drejtohet nga kryetarja e komanduar gjyqtarja Etleva Deda. Kjo e fundit, me të marr detyrën e komandimit ka kryer një sërë reformash, duke ndryshuar trupat gjyqësore, duke ndryshuar sekretaret gjyqësore të gjyqtarëve, ka larguar nga detyra kryesekretarin, ka inventarizuar në mënyrë kompjuterike provat etj. Veprimi i djeshëm, i vjedhjes së zyrës së provave, dyshohet që mund të jetë bërë edhe për shkaqe të “fushatës” së brendshme elektorale, pasi për vendin e kryetarit të këtij institucioni kandidojnë katër gjyqtarë, mes tyre edhe gjyqtarja e komanduar. Pritet që në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarët e këtij këshilli të votojnë për emërimin e kryetarit të ri të kësaj Gjykate.

 

Ndërtesa, ku ndodhet Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda është ndertuar me financimin e Këshillit të Europës dhe brenda saj ndodhen edhe tre institucione të tjera: Gjykata e Apelit, Prokuroria për Krime të Rënda dhe Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda. E gjithë kjo ndërtesë ka një administrator të vetëm, që është kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda z.Rezario Rica, i cili ka marë në dorëzim objektin nga Ministria e Drejtësisë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit