Ndryshimi i stineve rishfaq problemet me rinitin alergjik. Kjo vjen pikerisht nga ndryshimet e theksuara klimaterike, te temperaturave dhe lageshtires se ajrit qe dobesojne faktoret mbrojtes te organizmit dhe bejne qe te bjere pre lehte e alergjeneve te ndryshem qe ndodhen ne mjedis. Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegon se si mund ti parandalosh keto probleme dhe cila eshte menyra me e mire per ti trajtuar ato.
Doktoreshe, po rishfaqen problemet me rinitin alergjik (rrufa alergjike). Pse ndodh ky fenomen?
Arsyeja duhet kerkuar te rritja e nivelit te ndotesve, qofte pluhura, polene, apo grimca te tjera qe ndodhen ne ambientin e jashtem dhe ate ku jetojme. Lageshtia dhe levizjet e ajrit, ngrohja dhe ftohja e menjehershme e tij brenda 24 oreve, krijojne kushte te pershtatshme per shumimin dhe perhapjen e ketyre alergjeneve.
Ashtu si dhe ne rastin e astmes, inflamacioni i mukozes shkakton hiperndjeshmeri ndaj stimuluesve irritues si duhani, luhatjet atmosferike, ajri i ftohte apo i ngrohte, niveli i lageshtise. Kur nje person alergjik ndesh me nje alergjen, sistemi i tij imunitar sulmon kete substance, duke e njohur si te huaj per organizmin dhe manifestohet me disa simptoma tipike te rinitit alergjik.
Si shfaqet?
Zakonisht pacienti ankohet per teshtima te shpeshta, te herepashershme, rrjedhje te ujshme te shumta, kruajtje dhe skuqje te hundes, bllokim te tyre, qe kalon nga njera ane ne tjetren.
Njekohesisht, ai mund te shfaqe skuqje, kruajtje, lotim sysh, por dhe kolle, dhimbje veshi dhe marrje fryme. Me rralle, pacienti shfaq shenja te pergjithshme si dobesi, dhimbje koke, ankth, kruajtje dhe skuqje te lekures.
Cilet persona jane me te predispozuar te kene probleme te tilla?
Asnje person nuk mund te perjashtohet dhe te jete i mbrojtur nga riniti alergjik. Megjithate, trashegimia njihet si nje nga faktoret predispozues per shfaqjen e rinitit alergjik. Dekadat e fundit eshte vene re se gjeneratat e reja jane me te predispozuar se prinderit tane per te shfaqur probleme me alergjite e rrugeve te frymemarrjes. Kjo ndoshta lidhet me ndryshimin e stilit te jetes dhe regjimit ushqimor, rritjes se nivelit te ndotjes se ajrit etj.
Çfare komplikacionesh shfaq?
Nese nuk trajtohet ne kohe, ai mund te behet kronik, por njihet dhe nje lidhje mes rinitit alergjik dhe astmes, sinozitit, infeksioneve te veshit te mesem etj.
Si trajtohet?
Riniti alergjik trajtohet ashtu si te gjitha alergjite, duke eliminuar ekspozimin ndaj alergjenit qe e shkakton.
Per sa i perket mjekimit medikamentoz, ai varet nga gjendja e semundjes. Zakonisht perdoren antihistaminiket me efekt te zgjatur, por mund te jepen dhe kortizonike. Mjekim mjaft efikas eshte dhe imunoterapia specifike, me efekt te mire dhe te zgjatur, sidomos ne format me te renda dhe kur ska pasur efekte mjekimi medikamentoz.
Parandalimi
- Mbajini femijet ne vende te ajrosura mire
- Eliminoni lageshtiren, sidomos ne dhomat e gjumit
- Eliminoni ambientet e paajrosura mire dhe me myk
- Ushqeni me gji femijet, te pakten deri ne moshen 1 vjec
- Shmangni sterilitetin e tepruar ne rritjen e femijeve
- Shmangni mbiperdorimin e detergjenteve
- Shmangni perdorimin e ushqimeve qe permbajne alergjene
- Shmangni ekspozimin ndaj poleneve te luleve, pluhurave, qimeve te kafsheve shtepiake
- Grate shtatzena nuk duhet te qendrojne ne ambiente me tym duhani
- Femijet e vegjel nuk duhet te qendrojne ne ambiente ku pihet duhan
- Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me perpikeri i rekomandimeve te tij