|
Rezultati i kerkimit per: vjet
Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 76 Lexime.
 Kryeministri Berisha i është rikthyer çështjes së rishkrimit të historisë sot gjatë një aktiviteti për Ditën e Albanologjisë. Rishkrimi i historisë jashtë ideologjisë ishte mesazhi i përcjellë për historianët gjatë fjalës së kryeministrit. “Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë pasionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar dhe e ndrydhur në bunker. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 60 Lexime.
Ardian Vehbiu
Rasti e deshi që, kur u njoftua këto ditë vdekja e Václav Havelit, këtij shtetari të madh të Europës post-komuniste, të isha duke lexuar një artikull të filozofit Slavoj Zhizhek, i cili polemizonte me qëndrimin e të ndjerit ndaj çështjes së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, qëndrim që Haveli e kishte formuluar gjatë një fjalimi të mbajtur në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Kanadasë më 29 prill të vitit 1999, ose gjashtë javë pas fillimit të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Politike - 41 Lexime.
 Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot Asamblenë e përgjithshme Kuq e Zi. Mbledhja e sotme e asamblesë u përqendrua në prioritetet e Aleancës dhe planin e punës për organizimin e Kuvendit të Parë Mbarëkombëtar Kuq e Zi, në të cilin do të startojë hartimi i programit “Shqipëria bëhet”.
Kuvendi do të mbahet në maj të 2012-s, ndërsa për hartimin e programit që do të punojnë ekspertë nga të gjitha viset shqiptare.
Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime.
 Në Pogradec është arrestuar 51-vjeçari Gurali Dikellari pasi dyshohet për vrasjen e djalit të tezes së tij, 38 vjeç. Viktima nga fshati Vërdovë i Pogradecit është gjetur i vdekur dje në oborrin e banesës së kushëririt të tij të parë ku punonte prej disa ditësh për sistemimin e banesës e mjediseve përreth.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 51-vjeçari Gurali Dikellari, djali i tezes së viktimës dhe pronar i banesës ku ndodhi krimi, u arrestua për akuzën e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Politike - 64 Lexime.
 Denis Dedej
Vetëkandidimi i Fatos Nanos për postin e Presidentit të Republikës ka detyruar disa nga kolegët dhe rivalët e tij të vjetër brenda PS të kenë qëndrime të kundërta në këtë çështje. Teksa Servet Pëllumbi është shprehur qartë se është kundër kësaj kandidature, Arben Malaj ka preferuar të mbajë një qëndrim më të kujdesshëm, por duke mbështetur indirekt Nanon. Nga ana tjetër dy socialistë të vjetër si Namik Dokle e Rexhep Meidani i janë shmangur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Kronike - 86 Lexime.
 Gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 vjet Lavdërim Tufën, duke e shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur me pseudonimin Miri i Xhikes.
Akuza ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Lavdërim Tufën, ndërsa trupi gjykues ka dhënë vendimin për 20 vjet burgim, duke e cilësuar autorin si bashkëpunëtor në krim.
Akuza e armëmbajtjes pa leje në ngarkim të Tufës ra për shkak të mosgjetjes së gjurmëve të tij në armën me të cilën u krye... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Sociale - 37 Lexime.
 Një grua izraelite ka lindur fëmijën e ngjizur 18 vite më parë. Orit Koter-Cohen i kishte kërkuar laboratorit ngrirjen e embrioneve pas një trajtimit të fekondimit artificial, i cili i rezultoi i pasuksesshëm.
18 vjet më pas, në moshën 41-vjeçare, gruaja ka vendosur të përdorë sërish materialin e epruvetës së ngrirë dhe ka sjellë në jetë një vajzë.
Profesor Elasar Schalev i Universitetit të Hiafas, i cili e ka ndjekur rastin e gruas, ka shpjeguar se kjo nuk është e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Politike - 68 Lexime.
 Me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali, festimit të ditës së flamurit dhe festës së pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u nisën sot për në Torino.
Vizita e presidentit po mbahet me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino.
Synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, janë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 21.10.2011 Ne :
Politike - 89 Lexime.
 Sipas deputetit demokrat Gazmend Oketa Presidenti Topi në momentin që do t`i përfundoj mandati në muajin korrik të 2012, mund të rikthehet në Partin Demokratike.
“Në bazë të statutit të PD, Topi ëhstë automatikisht antarë i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Unë mendoj se do të ishte dhe në nderin e PD-së që të respektonte së pari statutin”, tha Oketa.
Në lidhje me thashethemet se Aleanca Kuq e Zi do të jetë një alterantivë për Topin Oketa ish zv.... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Sociale - 73 Lexime.

Bathore, atje ku diferencat sociale janë më të dukshme
Kristi Pinderi
Cfarë të bën sot qytetar të Tiranës? Sa vjet duhet të kalojnë në mënyrë që një familje të mund të ndihet “kryeqytetase”? A mund të ndihesh banor i Tiranës nëse e vetmja gjë që të lidh me këtë qytet është një punë dhe një shtëpi që i paguan qëranë? Cilat familje janë tashmë të integruara në kryeqendërn shqiptare dhe cilat akoma jo?
Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë lënda e... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|