Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një aksident automobilist me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës në aksin rrugor në zonën e Fushë-Dukat të Vlorës.
Mëngjesin e sotëm, viktimat dhe drejtuesi i automjetit janë nisur për në qytetin e Vlorës. Por humbja e kontrollit të automjetit tip Opel Korsa me targa VL 6408 C ka dalë nga rruga dhe më pas ka pësuar disa saltro duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti në vendin ka vdekur Mino Liko, ndërsa bashkëshorti i saj Sulo Liko së bashku më drejtuesin e automjetit Aziz Gjoni 68 vjeç janë transportuar menjëherë për në spitalin Rajonal të Vlorës ku është dhënë dhe ndihma mjekësore.

Sipas bluzave të bardha Liko ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën. Kështu çifti përkatësisht 70 dhe 75 vjec kanë vdekur.
Sipas bluve të qytetit të Vlorës dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Në orët e vona të natës së djeshme, rreth orës 24:15 është shënuar një aksident i rënd. Ku janë përfshirë 7 automjete të përplasura. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në mes të qytetit të Vlorës, në rrugën e re. ML-ja me targa AA 776 BF ka përplasur 6 automjete te tjera të cilat kanë qen të parkuara, duke i dëmtuar ato krejtësisht.
Në momentin e përplasjes në automjetin tip Reno Klio me targa VL 8454 C kanë qën tre persona brenda tij që kanë pësuar goditje të rënda dhe menjëherë janë dërguar për në spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rënd shëndetësore. Sipas burimeve nga policia shkak i këtij aksidenti ku janë përfshirë 3 furgona të linjës Vlorë -Tiranë dhe një tjetër automjet tip punto ka qenë automjeti ML i cili drejtohej në gjendje të dehur nga shoferi, shtetasit që drejtonin këtë automjet ishin nga qyteti i Fierit