Publikuar me : 25.12.2011 Ne :
Kronike - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një atentat me armë zjarri është rregjistruar pasditen e sotme në rugën “Transballkanike”, një nga rrugët më të populluara të qytetit bregdetar të Vlorës, ndërsa ka vdekur një biznesmen.
Biznesmeni i ndërtimit, Ardian Dervishi, ka ndërruar jetë katër orë pas shtrimit në spital.
Burime policore lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Agjentë të antikrimit po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërkohë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Ai është Adnan Gori, 31-vjeç, banor në lagjen “1 maji” në Vlorë.