Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 51 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Banka e grabitur
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se pak minuta më parë është sulmuar nga një grabitës filiali i një banke në Vlorë. Dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në degën e bankës “Raifeissen” dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash.
Ata kanë dalë në mënyrë të rrufeshme nga filiali i bankës dhe janë futur në rrugicat e lagjeve, duke marrë me vete sasinë e parave, e cila ende nuk dihet.
Filiali i bankës “Raifeissen” është e treta herë që grabitet në këtë mënyrë. Një tjetër grabitje spektakolare për nga koha e shkurtër gjatë të cilës kanë vepruar grabitësit ka ndodhur para disa kohësh në të njëjtin filial.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e grabitësve. /
Anila Peçi