Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një sasi prej rreth 25 kg lëndë narkotike është kapur sot nga policia në portin e Vlorës, ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj.
Lënda narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marijuanë, e presuar, është gjetur në automjetin e Julian Tarajt, 31 vjeç, i cili po tentonte të kalonte traun në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës, për të udhëtuar drejt Italisë, ku mësohet se jetonte prej 12 vjetësh.
Taraj e kishte fshehur drogën në bagazh dhe në pjesën e dyerve të automjetit.
Ekspertët e seksionit antidrogë kanë nisur menjëherë vlerësimet për lëndën e sekuestruar, ndërsa është bllokuar edhe mjeti në të cilin u gjet, një Benz me targa italiane. /
Anila Peçi