Publikuar me : 02.11.2011 Ne :
Kronike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur sot në portin e Vlorës. Lënda e llojit kanabis është bllokuar nga efektivët e antidrogës në një automjet, i cili po kalonte traun doganor.
Droga e paketuar, e cila ishte vendosur në pjesën e sipërme të automjetit Iveco me targa AA 321 AD, u sekuestrua nga policia, ndërsa në pranga u vu edhe poseduesi i saj.
Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa sipas policies, droga kishte destinacion Italinë. /
Anila Peçi