Publikuar me : 24.09.2011 Ne :
Kronike - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se janë arrestuar 2 vëllezërit, të cilët dje kërcënuan prefektin e qarkut. Dy vëllezërit, Ilir dhe Erjon Limushaj janë vënë në pranga, pasi një ditë më parë pas një debati të çastit, në ambientet e prefekturës së Qarkut Vlorë kanë kanosur Prefektin e Qarkut, kanë goditur punonjësit e prefekturës si dhe kanë dëmtuar sende të ndryshme.
Ka qenë vet prefekti i qarkut Vlorë, Eduard Veçani, i cili deklaroi se dy persona, kanë tentuar ta dhunojnë por nuk janë lejuar nga punonjësit e prefekturës. Sipas tij më pas dy personat kanë thyer xhamat e prefekturës duke dhunuar edhe punonjësit.