Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Konflikti për tokën ka shënuar incidentin e radhës mes pronarëve dhe punonjësve të Gardës së Republikës te ish-vilat qeveritare në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Sipas burimeve të “Shekullit”, incidenti është shënuar në momentin kur efektivët e Gardës po bënin rrethimin e zonës. Pronarët janë shprehur se toka u përket atyre dhe për këtë ka edhe një vendim gjykate.
Ndërsa sipas drejtoreshës së vilave qeveritare, Barie Isufi, banorët nuk kanë dokumentacion të saktë që të vërtetojë pronësinë. “Vetëm dy prej tyre kanë dokumente, po në mënyrë abuzive kanë bërë të mundur zgjerimin e hapësirave”, ka theksuar ajo.
Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të pronarëve të tokës në Ujin e Ftohtë, por Garda ka kërkuar ndërprerjen e ndërtimeve në këtë zonë, me pretendimin se cenohet siguria e vilave qeveritare.