Publikuar me : 03.10.2011 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto nga kontrolli i autobuzit
Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se është sekuestruar 4 kg lëndë narkotike e llojit kanabis-sativa në autobusin e linjës Vlorë-Itali.
Njoftohet se droga është gjetur në një automjet me targa Fr 9243 C, ndërsa mësohet se lënda narkotike është gjetur në një çantë gjatë një kontrolli rutine të policisë kufitare në një agjenci udhëtarësh nga Fieri që operon përmes Portit të Vlorës.
Mësohet se policia ka bllokuar pasagjerët në terminal, ndërkohë që po punohet për të identifikimin e poseduesit të lëndës narkotike.