Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vokshi Me denimin tim po merret Sali Berisha

Publikuar me : 21.11.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputetja Ngjarja po sqarohet ne nivel nderqeveritar. Kam njoftuar Berishen, Bashen, Nishanin, Haxhinaston dhe Topallin

Sipas deputetes Albana Vokshi, autoritetet e Kosoves abuzuan me detyren e tyre, duke tejkaluar kompetencat e tyre


TIRANE - Deputetja Albana Vokshi ka kundershtuar policine dhe gjykaten kosovare duke i akuzuar ato se e kane futur ne kurth kur e kane ndaluar dhe me pas denuar me gjobe. Pas skandalit te ndodhur ne kufi nje jave me pare, Vokshi ka kerkuar ndihmen e krereve me te larte te qeverise shqiptare, duke i bere presion shtetit te ri te Kosoves qe te terheqe te gjitha akuzat.


Per kete ngjarje te shemtuar, kam vene ne dijeni Kryeministrin e vendit, Kryetaren e Parlamentit, ministrin e Brendshem, ministrin e Drejtesise, ministrin e Puneve te Jashtme, Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Ngjarja po sqarohet ne nivel nderqeveritar, - tha deputetja e PD-se, Albana Vokshi.


Duke pranuar ngjarjen e ndodhur me date 14 nentor 2010, teksa po shkonte ne Kosove per nje vizite te shkurter jo zyrtare me motren dhe dy mikeshat e saj, Vokshi theksoi se ka kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet deri ne detaje, duke identifikuar dhe vene para drejtesise si ata qe e planifikuan, ashtu edhe ata qe e ekzekutuan kete incident.


Meqenese, kjo ngjarje, ndermjet te tjerash, po sqarohet ne nivel nderqeveritar, do te preferoja qe per momentin te mos jap me shume sqarime, ne respekt te konfidencialitetit te procedurave te nisura, - deklaroi Vokshi. Sipas saj, disa autoritete kosovare, te policise dhe gjyqesorit, kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre, duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore, jo vetem si deputete, por edhe si qytetare shqiptare.


Perfaqesuesja e mazhorances mohoi akuzat qe ka thyer rregullat dhe procedurat e policise kufitare Kosovare, duke i sulmuar autoritetet e shtetit me te ri per moszbatim te drejtave te njeriut. Nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja; e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare, - u shpreh Vokshi. Deputetja kerkoi zbardhjen e plote te shkaqeve qe sollen kete incident, duke perfshire ne kete ceshtje gjysmen e qeverise shqiptare.


E mbeshteture edhe nga kryeministri dhe disa prej ministrave te qeverise, Vokshi ka kercenuar institucionet kosovare qe te denojne veprimet e policise dhe gjykates, ose ne te kundert ajo vete do te marre masa. Ne te kundert, une personalisht do te bej publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme. Do ta bej kete ne emer te mbrojtjes se emrit, nderit, moralit dhe dinjitetit tim, - tha Albana Vokshi.


Implikimi i qeverise


Per te sqaruar situaten e krijuar midis autoriteteve te Kosoves dhe deputetes Albana Vokshi ka nderhyre edhe Kryeministri i vendit, Kryetarja e Parlamentit, ministri i Brendshem, ministri i Drejtesise, ministri i Puneve te Jashtme, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Madje, vete Ministri Basha dhe kreu i Policise se Shtetit kane zhvilluar ne Kukes nje takim me homologet e tyre kosovare ne Kukes.

Pranimi i incidentit


Eshte e vertete qe ne kufirin me Kosoven, ne Vermice, ka ndodhur nje incident shume i rende me policine kufitare kosovare.


Disa autoritete kosovare, te policise dhe gjyqesorit, kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre, duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore, ndaj meje, jo si deputete, por si femer dhe si qytetare shqiptare.


Basha dhe kreret e policise shqiptare vizite ne Kosove per te bindur koleget se e kane gabim per Vokshin

Policia dhe Gjykata Vokshi eshte fajtore


Deklaratat e deputetes se PD-se, Albana Vokshi, bien ndesh me deklarimet e zyrtareve te larte te policise se Kosoves dhe me vendimin e gjykates se Kosoves, te cilet e kane denuar ate se ka fyer punonjesit e policise.


Zevendeskomandanti i pikes se Kalimit Kufitar te Vermices, Shaban Osmanollaj, pohoi se deputetja Vokshi ka perdorur nje fjalor jo te hijshem ndaj autoriteteve te Kosoves. Nuk na lejohet qe te japim asnje prononcim lidhur me ngjarjen.


Per cdo gje drejtohuni zotit Shaban Guda ne Prishtine, apo zyres se shtypit. Por, si qytetar i ketij vendi dhe si shqiptar, dua te them se zonja deputete ka perdorur ndaj nesh nje fjalor tejet te papershtatshem dhe te padenje edhe per nje qytetar te rendomte, - theksoi Osmanollaj. Pas 8 ore qendrimi ne dhomat e shoqerimit, Gjykata Komunale e Prizrenit e denoi deputeten me 250 euro, duke e shpallur fajtore per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe e dyta per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar.


Per te zgjidhur ceshtjen Vokshi, diten e merkure ne Kukes shkoi edhe vete ministri Basha i shoqeruar me drejtuesit me te larte te policise se shtetit per te takuar homologun e tij.


Ministri i Brendshem ne detyre i Kosoves, Bajram Rexhepi, drejtori i Policise se Kosoves, Reshat Maliqi, ushtruesi i detyres se drejtorit te Kufirit, Shaban Guda, jane takuar ne Kukes me ministrin shqiptar te Puneve te Brendshme, Lulzim Basha, ministrin e Drejtesise, Bujar Nishani, drejtorin e Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, drejtorin e Policise Kufitare, Pellumb Nako etj. Per ta mbajtur te fshehte, takimi u mbajt i fshehur dhe larg kamerave.


Çfare ndodhi me 14 nentor ne Vermice


Deputetja Albana Vokshi e shoqeruar nga motra dhe dy mikeshat e saj tentoi qe te kaloje piken kufitare me Kosoven ne Vermice pa treguar mjetin e identifikimit. Madje, ajo nuk ka pranuar qe te zbatoje proceduren e kontrollit rutine ne kufi.


Meqe piken e kalimit kufitar kishte radhe, ajo tentoi te kaloje piken duke tejkaluar te tjeret, por eshte ndaluar nga pjesetaret e Policise Kufitare. Ka qene ky momenti kur ka filluar edhe perplasje midis deputetes Vokshi dhe autoriteteve te shtetit me te ri. Ju sdini gje, - mesohet tiu jete drejtuar anetarja e grupit parlamentar Demokrat policit kufitar te Kosoves.


Fyerjet e deputetes shkuan edhe me tej ne drejtim te punonjesve te policise se shtetit aq sa detyroi autoritetet qe te marrin masen e arrestit dhe ta nxjerrin para ligjit. Ti qenke kafshe. Do ta shikoni ju se kush jam une, - i ka thene ajo policit ne mesditen e se dieles se kaluar. Per keto gjeste Vokshi eshte mbajtur per tete ore ne dhomen e izolimit dhe me pas ka dale perpara gjykatesve. Edhe ne sallen e gjyqit, ajo ka mbajtur te njejtin qendrim, duke share togat e zeza, te cilat e shpallen fajtore dhe e denuan me gjobe.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit