Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vokshi Nuk di qe im shoq ka perfituar koncesione

Publikuar me : 03.12.2010 Ne : Kronike - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputetja e mohon dijenine per koncesionet e dhena Tartarit, nga nje komision, ku ajo ishte anetare


TIRANE- Deputetja Albana Vokshi e njohur edhe si ish-keshilltarja e kryeministrit Sali Berisha dhe personi qe u denua nga Gjykata e Prizrenit per fyerje e kundershtim te forcave te policise, pyetet ne Prokurorine e kryeqytetit per koncesionet e bashkejetuesit Arian Tartari.


Me kerkese te njesise se Task-Forces dhe me pelqimin e deputetes Vokshi, kjo e fundit i eshte pergjigjur per rreth tre ore pyetjeve te oficerit Elion Mustafaraj, lidhur me pretendimet e Partise Socialiste per favorizimin ne marrjen e koncesioneve nga partneri i saj.


Sipas burimeve zyrtare nga institucioni i akuzes, mesohet se deputetja Vokshi ka mohuar te kete favorizuar ne menyre direkte apo indirekte bashkejetuesin e saj Tartari i cili ne cilesine e administratorit te nje kompanie kanadeze ka perfituar kater koncesione per vend zbulimin e naftes ne Shqiperi.


Edhe pse kam qene anetare e Keshillit Mbikeqyres te Koncesioneve, nuk kam favorizuar ndonje person, pasi vendimi ka qene kolegjial dhe jo individual. Keshtu qe cdo procedure e bere ka qene ne perputhje me ligjet ne fuqi,-mesohet te kete thene nder te tjera deputetja Vokshi. Nderkaq, e pyetur ne lidhje me punen e bashkejetuesit te saj Arian Tartari, deputetja Vokshi ka pranuar se ai punon prane nje kompanie kanadeze.


E di qe bashkejetuesi im punon ne nje kompani te huaj qe merret me naften por konkretisht nuk e di se ka perfituar vete ai ndonje koncesion. Ndersa, ne lidhje me koncesionet e HEC-ve, nuk kam lidhje fare as une dhe as bashkejetuesi,-mesohet te jete shprehur nder te tjera deputetja Vokshi.


Gjithashtu, mesohet se emri i deputetes Vokshi ka dale pas sekuestrimit te nje sere shkresash zyrtare nga Ministria e Energjetikes, ne kohen kur ky dikaster drejtohej nga Genc Ruli tashme me detyren e ministrit te Bujqesise.


Shtetasja Albana Vokshi eshte marre ne pyetje me cilesine e deklarueses, pasi emri i saj ka dale ne disa shkresa zyrtare si anetare e Keshillit Mbikeqyrjes se Koncesioneve,-thane burimet.


Gjate dites se djeshme, mesohet se deputetja Vokshi nuk eshte pyetur shume ne lidhje me akuzat e saj publike ndaj kreut te Bashkise se Tirane z.Edi Rama, njekohesisht kryetar i Partise Socialiste per perfshirjen e tij ne afera te ndertimit.


Edhe para hetuesve te ceshtjes, deputetja Vokshi ka mbajtur te njejtin qendrim ndaj akuzave drejtuar Rames, por, sipas saj jane te bazuar ne mediat e shkruara dhe ne kontraten e bere publike nga vete ajo.


Tashme hetuesit e prokurorise se Tiranes, prej disa muajsh kane nder duar te gjithe praktike e lejeve koncesionare, te cilat po studiohen per te zbardhur akuzat publike te deputeteve te Partise Demokratike dhe atyre te Partise Socialiste.


Hetimet per dhenien e koncesioneve te naftes nga qeveria per Stream Oil nisen per te verifikuar menyren si ishin zgjedhur firma fituese, si dhe nese kishte pasur ndikim te mundshem per perzgjedhjen e kesaj firme fituese nga deputetja Vokshi, ne kohen qe ishte keshilltare ekonomike e kryeministrit dhe anetare e komisionit te ofertave.


5. U arrestua ne flagrance po nga sherbimet e hetimit te krimit prane Komisariatit te Policise Nr.5 Tirane shtetasi Mirjan Qazim Mjekra, 25 vjec, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane.


Arrestimi i tij u krye sepse gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet e Komisariatit Nr.1, ne automjetin tip Opel Astra, me targa TR 9446 R, iu gjet ne pjesen e kroskotit te mjetit, 12 cope qese, me 10 gram lende narkotike e dyshuar kokaine, e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale, se bashku me mjetin e mesiperm.


Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe te shitjes se lendve narkotike, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit