Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Diskutimet për reformën zgjedhore duhet të përfundojnë përpara pranverës, për të shmangur problemet në zgjedhjet e ardhshme”. Ishte ky mesazhi i dhënë nga Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfart në Korçë, ndërsa pas nuk la dhe konsesusin i cili duhet mes palëve.
“Unë shpresoj në diskutime të shëndosha të cilat duhet të përfundojnë brenda pranverës. Në demokraci duhet gjetur gjuha e shumicës”, deklaroi ambasadori i OSBE-së.
Volfart nënvizoi se puna për reformën zgjedhore është e rëndësishme, ndërsa u bëri thirrje partive politike të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të gjetur gjuhën e përbashkët.