Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vota kunder deshmoreve

Publikuar me : 24.12.2011 Ne : Kuriozitete - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Hysen Durmishi *

Turpi ndodhi më 20 dhjetor 2011. Dhe ku? Në vendin që do të duhej të ishte institucioni që përfaqëson vullnetin e popullit. Institucionalisht e humbëm Prizrenin. Prizreni i Lidhjes nuk ekziston më për Institucionet e Kosovës. Tash ekziston Prizreni i Kishës Ortodokse Serbe. A thua a është ky vullnet i qytetarëve të Kosovës? Sigurisht që nuk është. Por nëse ka dyshime atëherë do të duhej të pyetën qytetarët. Ka edhe një gjë këtu. Prizreni nuk është vetëm i qytetarëve të Kosovës. Prizreni është kryeqendra historike e të gjithë shqiptarëve, prandaj duhet të pyetën edhe ata për këtë çështje.

Trupin e kemi të sakatuar nga decentralizimi. Tani na e ndalën edhe frymën. Frymën e Lidhjes. Sa të mjerë më duken ata deputetë që votuan për këtë ligj. Prifti ortodoks serb do të vendos nëse do të na lejoj apo jo shënimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet në vazhdim.

Programi politik i Lidhjes së Prizrenit është aktual edhe sot. Më shumë se një shekull ranë shumë dëshmorë duke u përpjekur që ta përfundojnë programin politik të Lidhjes. Dhe na erdhi tani një elitë politike e cila dëshiron që të kaluarën tonë të lavdishme ta fshijë nga kujtesa jonë. Po duan që të na tjetërsojnë. Po duan të na shkombëtarizojnë. Na i hoqën Himn e Flamur dhe gjithçka tjetër kombëtare. Trashëgiminë kulturore e historike na e morën edhe me votat e deputetëve shqiptarë. Unë dua të merrem me katër prej këtyre deputetëve. Sepse mendoj se qytetarët të cilët I kanë votuar kanë pritur që ata nuk do të votojnë trashëgimisë kulturore e historike të Prizrenit. Dhe kush janë ata deputetët që votuan kundër dëshmorëve?

Fehmi Lladrovci ra dëshmor për Lidhjen e Prizrenit sepse siç thotë profesori i filozofisë Elvis Hoxha, Fehmi Lladrovci është bashkëkohës me Abdyl Frashërin. Janë bashkëkohës sepse që të dy luftuan për të njëjtin program politik. Vëllai i tij Ramizi votoi kundër Fehmiut. Fadil Vata gjithë jetën e tij veproi në përputhje Programin e Lidhjes, vëllai i tij Rama votoi kundër Fadilit. Kadri Zeka ra dëshmor për Lidhjen, nipi i tij Zenuni votoi kundër Kadriut.

Hydajet Hyseni është rast i veçantë, dhe do trajtim edhe më të veçantë. Hyda është deputeti më i njohur për abstenime në Kuvendin e Kosovës, por kësaj radhe ai nuk abstenoi. E çuditshme kjo! Kësaj radhe ai votoi PËR. Por PËR për çka. Votoi për Prizrenin e Kishës Ortodokse Serbe e kundër Prizrenit të dëshmorëve. Unë jam rritur me “Pushka amanet” të Hydës. Jam frymëzuar nga ai, e lexoja fshehurazi, e dëgjoja fshehurazi në një audiokasetë recitimin e kësaj poeme. Ishin kohëra të vështira dhe nuk mund t’i dëgjoje e lexoje hapur këto gjëra. I merrja mandej dhe i vendosja në këndin e tavanit ku i kisha fshehur gjërat e ndaluara të asaj kohe. Çfarë ndryshimi ka ndodhur. Ka ndodhur një transformim i madh i Hydës. Nga Hyda i “pushkës amanet” e deri te Hyda i abstenimeve diagrami është monoton zbritës prandaj nuk do të duhej të habiteshim që sot Hyda votoi kundër dëshmorëve. Andej do të shkonte patjetër.

Nuk e di se si janë ndier Ramizi e Rama në momentin kur kanë votuar. A ju ka shkuar mendja këtyre se çfarë do të kishin vepruar Fehmiu e Fadili. Në momentin kur e kanë shtypur tastin për të votuar a ju kanë dalë përpara madhështia e heronjve? E njëjta natyrisht vlen edhe për Zenunin e Hydajetin. Në atë moment kur kanë votuar a ju kanë dalë para fytyrat e Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit apo fytyrat e priftërinjve serbë Pavle e Artemije. Nuk mund ta kuptoj se si ka mundur që në vendimin e tyre për të votuar patën ndikim më të madh këta të dytët.

 

*Opinioni ka të bëjë me shenderrimin e qendres historike te Prizrenit ne kontrollin e Kishes Ortodokse Serbe. Ky ligj u votua nga kuvendi i Kosoves me votat e shumices. Autori është anetar i Kryesisë së Levizjes VETEVENDOSJE!

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit