Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Rajoni - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vijon me të njëjtat ritme votimi në Egjipt, i cili vjen pas pesë ditësh protestash në Kajro, ku mbetën 15 persona të vdekur. Sipas mediave, mësohet se procesi i votimit pritet të përfundojë më 11 janar.
Udhëheqësi i Këshillit Ushtarak, Hysein Tantavi, deklaroi se dhoma e ulët e parlamentit do të mblidhet më 23 janar, dy ditë para përvjetorit të parë të protestave që rrëzuan Hosni Mubarakun.
Aktivistët planifikojnë një protestë në sheshin Tahrir në datën 23 dhjetor, ku pritet të mblidhen rreth 1 milionë njerëz. Ata do të protestojnë kundër sundimit të ushtrisë dhe dhunës së fundit.