Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vrasja e 18-vjecarit ne Shijak, ndalohet autori

Publikuar me : 24.08.2011 Ne : Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia ka arrestuar sot  15-vjeçarin e dyshuar si autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shijakut.

E. Sh., 15 vjeç, banues në lagjen Kodër të Shijakut, është ndaluar sot rreth orës 04.00, në afërsi të qytetit të Peqinit.  Në momentin e ndalimit, 15-vjeçarit iu gjet një thikë-biçak, me të cilën ai ka kryer krimin mbrëmjen e së martës.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Shijak, në kohën kur Boris Elezi, 18 vjeç, është qëlluar me thikë teksa po shkonte për në shtëpi. Sipas burimeve, gjithçka ka nisur mëngjesin e së martës në një bilardo, ku 18-vjeçari ka qenë duke luajtur dhe po ashtu edhe 15-vjeçari i dyshuar si vrasës i tij.

Mësohet se ka pasur një konflikt mes të dyve dhe si rrjedhojë, Elezi e ka qëlluar me shuplakë adoleshentin, i cili e ka mbajtur “vëth në vesh” ngjarjen. Kështu, ai ka pritur momentin kur rivali i tij është nisur për të shkuar në shtëpi dhe ka qenë errësirë, dhe e ka ndalur duke e goditur në anën e djathtë të barkut me thikë.

Dy goditjet e marra mësohet se kanë qenë vdekjeprurëse për 18-vjeçarin Elezi, i cili humbi jetën rrugës duke shkuar për në spital. Për ngjarjen mësohet se ka pasur dëshmitarë dhe rreth një orë më pas policia e Shijakut ka mbërritur në shtëpinë e adoleshentit të dyshuar E.S., por nuk e ka gjetur atë.

Si rrjedhojë ai është shpallur në kërkim. Motivet banale janë kthyer në shkaqe vdekjesh të njëpasnjëshme ditët e fundit në të gjithë vendin.

Mark Brunga

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit