Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia ne vendin e ngjarjes
Policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur të premten e kaluar në rrugën “Siri Kodra”.
Nexhat Mulaj është vënë në pranga si i dyshuari kryesor pë vrasjen, ndërsa pritet që rreth orës 11:00, policia të dalë në një konferencë për shtyp, në të cilën do të jepen edhe detaje të tjera.
Ngjarja ndodhi një javë më parë në një argjendari në rrugën “Siri Kodra”, ku gjatë një grabitjeje me armë, pronari i dyqanit, Rrapo Sinanaj, u vra me armë zjarri.