Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vrasja e Koldashit dhe fundi i “Bandes se Durresit”

Publikuar me : 24.10.2011 Ne : Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Grupimi që dikur drejtohej nga Klodian Saliu është transformuar tërësisht dhe Endrit Dokle ka mbledhur rreth vetes njerëz të rinj. Ata janë kryesisht nga veriu i vendit dhe i vetmi “durrsak” është Adriatik Coli. Pikërisht Coli është shkaku përse të gjithë të tjerët u futën në burg. Vrasja e fundit e organizatës, ajo e Ilir Koldashit solli fundin real të “Bandës së Durrësit”.

***

Pas vrasjes së shtetasit Avni Gashi i pandehuri Endrit Dokle kërkohej me ngulm për tu pyetur për këtë ngjarje nga Prokuroria e Durrësit, e cila i kishte regjistruar edhe emrin si person nën hetim për këtë ngjarje. Gjatë kësaj kohe i pandehurit Endrit Dokle rrinte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e të pandehurve Adriatik Coli, Sardian Sulejmani e Kujtim Buna. Më datë 30.10.2005 i pandehuri gjatë hyrje daljeve në lokalin “Fashion Club” ku punonte viktima Ilir Koldashi ishte konfliktuar me këtë të fundit dhe në atë gjendje emocionale kthehet në shtëpinë ku rrinin të pandehurit Endrit Dokle, Adriatik Coli e Sardjan Sulejmani. I pandehuri Kujtim Buna pretendon se viktima e ka ofenduar duke e kontrolluar e duke mos e lënë të futet në lokal, e për këtë kërkon ndihmën e shokëve të tyre të vërë “nderin në vend”, duke nënkuptuar shkuarjen atje dhe dhunimin e tij.

Fillimisht të pandehurit e tjerë hezitojnë, por duke parë këmbënguljen e tij pranojnë të shkojnë me të, me qëllim sqarimin e rrethanave, por me tendencë për ta fyer e ofenduar publikisht viktimën Ilir Koldashi, ashtu siç Kujtimi pretendonte se i kishte ndodhur atij. Pasi shkojnë afër lokalit Endrit Dokle e Adriatik Coli futen brenda me qëllim për të parë për Ilir Koldashin, por atë e takojnë pas pak çastesh përjashta lokalit. Takimi ishte i tensionuar dhe midis viktimës e të pandehurit Endrit Dokle pati sharje reciproke. Në këtë kohë i pandehuri Kujtim Buna kacafytet me viktimën ndërsa i pandehuri Adriatik Coli duke pare këtë situate nxjerr pistoletën dhe qëllon ndaj viktimës Ilir Koldashi.

Nga kjo goditje viktima e Kujtimi ndahen dhe në këtë moment i pandehuri Adriatik qëllon dhe një here tjetër ndaj viktimës Ilir duke e rrëzuar përtokë. Nga goditja e parë me armë zjarri kishte mbetur i plagosur edhe Kujtim Buna, i cili së bashku me Adriatik Colin e Sardjan Sulejmanin largohen me vrap për në drejtim të fakultetit Ekonomik tek rruga e Elbasanit. Në ikje e sipër policia bën të mundur arrestimin në flagrancë të të pandehurve Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna ndërsa të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli mundin të largohen e ti shpëtojnë arrestimit atë natë. Të pyetur për ngjarjen të arrestuarit Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna nuk tregojnë autorin e saj ashtu siç ka vepruar edhe i pandehuri Endrit Dokle në momentet e para kur u arrestuar pas dy ditësh. I pandehuri Adriatik Coli i ndihmuar nga A.K largohet për në Itali nëpërmjet Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, etj.

 

 

Dritan Dajti ishte ofruar për të vrarë Lul Berishën

Pas vrasjes së Koldashit Coli është larguar nga Shqipëria. Rrugës duke shkuar për në Malin e Zi ka mësuar se Dritan Dajti ishte ofruar për të vrarë Lulzim Berishën, por në fnd ishin prishur me Doklen për çështje pazaresh. Dajti i kishte kërkuar Dokles 200 mijë euro dhe një shkëmbim njerëzish. Dokle do të merrte Plaurent Dervishin, kunatin e Lul Berishësh, ndërsa Dajti do të merrte Ollonin, të cilin e kishte inat nga miqësia e vjetër me A.L. Duke qenë se nuk mund të godiste A.L që ndodhej në burg, Dajti kishte planifikuar hakmarrjen mbi Ollonin.

 

Në lidhje me këtë çështje Coli ka thënë:

“Një dite mbas vrasjes se Ilir Koldashit jam nisur per Shkoder. Me ka cuar G.G me foristradë jeshile, me sirene policie. Ishte dhe nje tjeter shofer, me flokë të rame përpara. Kemi marrë rrugën për në Shkodër. Atje na priste A.K. Kishte një makine Rexhino ngjyre gri, targa Tirane sic me kujtohet. Pasi kemi takuar A. në Shkodër jemi ndarë. Unë shkova me të. G.G me shoferin u kthyen në Tiranë. U ulem duke bërë muhabet. I tregova ngjarjen A.K si ndodhi një ditë më parë. Në atë kohë marr Endritin në telefon dhe ai me thotë që do të dorëzohej. Unë i nxjer A. në telefon. Ai i thotë mos bëj gabim të dorëzohesh, pse nuk erdhe ti bashkë me Tikun. Vishit këtej nga unë. Mbas një ore marim vesh që i kishte shku policia Endritit te shpia. Këtë e mësova nga njerëzit të afërt të nuses time…

Gjatë muhabetit para se të kaloja kufirin, A. me hapi muhabetin që kishte bërë me Endrit Doklen, kur kishte ardhur në muajn tetor 2005. E kishte takuar poshtë shpisë së vetë, Endrit Doklen. Një ditë para erdhi vetëm dhe zbritëm poshtë unë, Endrit Dokle, Sardiani, dhe Kujtimi dhe E.Sh ishte. Ata kishin biseduar për Lulzim Berishën, për të vrarë Lulzim Berishën. Ata i kishin kërkuar 200 mijë euro Endritit për këtë. Ato kishin kërkuar si parapagim 100 mijë euro. Endriti më tha ti çojmë 50 mijë euro. Ishim poshtë tu shku te shpia ime me qera kur u bë ky muhabet. Unë nuk pranova. Kështu që nuk i çuam asnjë lloj leku. Nuk pranova ti jepnim parapagimin e lekëve. A. më tha gjatë muhabetit që Endriti u tregua kalama, sepse ato kishin rënë dakord edhe për të shkëmbyer Altin Ollonin që rinte me ne. Ato do na nxirrnin Plaurent Dervishajn. Do ta nxirrnin që ta vrisnin ne. Me Altinin ata, Tan Dajti dhe E.Sh, kishin problem. E donin Altinin të gjallë ta merrnin të gjallë”.

 

Coli: Pse vendosa ti tregoj policisë krimet e shokëve të mi

Vrasja e Ilir Koldashit shënon fundin e “Bandës së Durrësit”. Një krim i kryer nga gjaknxehtësia dhe pa asnjë motiv sjell arrestimin e disa anëtarëve dhe arratisjen e Colit. Në kohën që ndodhej në Itali ai mëson se të gjithë donin ta vrisnin. Lulzim Berisha, njerëzit e Koldashit, por edhe vetë shoku i tij Endrit Dokle kishin dërguar njerëz për ta vrarë. Në këto kushte ai zgjedh që të “tradhtojë” shokët dhe ti tregojë policisë të gjithë historinë e shtatë viteve krime makabre në Durrës dhe Tiranë. Vetë Coli e ka përshkruar këtë moment duke thënë:

“Gjatë kohës që kam ndjejtur në Itali në Breshia, kam marrë vesh nga njerëz të afërt që Lulzim Berisha kishte nis njerëz për të më vrarë. Gjithashtu edhe njerëzit e Ilir Koldashit kishin nisur njerëz për të më vrarë. I kam marrë vesh nga njerëzit e mi të afërt emrat nuk më kujtohen. Kam mësuar se edhe Endrit Dokle kishte nisur njerëz për të më vrarë. Ky kishte nisur Xh.P nga Durrësi, R.Xh nga Durrësi dhe një Ilir, Ilir nga Durrësi, mbiemrin nuk e di. Gjatë kohës që unë rrija në Breshia, këto ishin kapur nga policia. Këtë gjë e mësoj me anë të Arjan Saliut ku kishte qenë në burg, ku policia kishte ndaluar Xh.P, R.Xh dhe Ilirin. Ata kishin qenë duke shkëmbyer për të marrë mallin që ishte nisur nga Kosova. Ishte 10 kg e 750 gram heroinë e pastër. E mësova sepse kur i kishin arrestuar i kishin futur në burg, aty ndodhej dhe Arjan Saliu. Ata i kishin thënë se prej atij na erdhën gjithë të zezat. Domethënë prej meje. Po ta kishim parë do ta kishim vrarë, i kishin thënë ata.

Në Austri në burg ndejta një muaj e ca ditë, pastaj jam kthyer nga Austria, në Slloveni me emrin Arben Krasniqi. Policia Austiake pa shoqërues më solli për në Kosove, Prishtinë, me avion. Kur zbrita tek dogana e Prishtinës më ndaloi policia e doganës dhe me pyeti nga je unë i thashë jam kosovar. Këto më thanë nuk je i Kosovës, po je shqiptar. Kështu që unë u dhashë të gjitha të dhënat e mia me emër dhe mbiemër dhe me mbajtën një ditë. I thash që mund të bëj një telefonatë. Bëra një telefonatë me një mikun tim, nuk më kujtohet emri. I thashë që të lajmëronte policinë se unë do të vij, do të dorëzohem, dhe do ti tregoj të gjitha. Ai më thotë mirë në rregull. I thash do nisem në darkë dhe se nuk dua të merret vesh nga policia e Rinasit. Ai më tha në rregull. Jam nisur me avion nga Prishtina ka qenë darkë e muajit Mars 2006. Kur arrita në Rinas ka ardhur Drejtori i policisë Mehmet Rumbullaku, si dhe Arjan Kodra, dhe ca të tjerë që nuk i njoh. Më morën në pyetje kur arrita tek rajoni ku me çuan ato. Dhe fillova ti tregoj të gjithë ngjarjet. Kjo është e gjitha”.

 

 

Ekspertiza

Në trupin e kufomës së shtetasit Ilir Koldashi u konstatuan – një plagë tejshkuese në gjoks majtas, me vrimë hyrje në nivelin e brinjës së 2-3 dhe vrimë dalje në shpatullën e djathtë në nivelin e brinjës 6-7 e shoqëruar me dëmtim të mushkërive, hemotoraks grumbullim masiv i gjakut në kavitetin e kraharorit dhe një plagë depërtuese në kraharor (qorre) në gjoks majtas në nivelin e brinjës së 5-të, me çarje të ventrikulit të djathtë të zemrës, çarje të diafragmës, stomakut, zorrëve të holla. Këto dëmtime janë shkaktuar nga dy qitje armë zjarri, ku drejtimi i qitjes ka qenë nga para-mbrapa, nga e majta në të djathtë dhe lehtësisht nga lart-poshtë, ku distanca e qitjes ka qenë jashtë veprimit të faktorëve plotësues të qitjes. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ilir Koldashi ka qenë shoku i rëndë hemorragjik.

 

 Dëshmitë për vrasjen e Koldashit          

I pandehuri Sardjan Sulejmani ka thënë: “…. Pas disa momentesh Kujtimi dhe personi i mësipërm debatuan ashpër dhe pastaj u ndanë. Unë Adriatiku e Indriti ishim afër derës ndërsa Kujtimi ishte rreth 1 metër larg nesh. Personi me të cilin po debatonte e kapi nga supet tek bluza dhe filloi ta godiste. Nuk e kujtoj se ku e goditi, në fytyrë apo në trup, por ai filloi ta tërhiqte nga vetja Kujtimin. Në këtë moment Adriatiku qëlloi me pistoletë në drejtim të këtij personi. Ky person që më pas mësova që quhej Ilir Koldashi u rrëzua në tokë. Ka qëlluar dy here në drejtim të tij Adriatiku. Menjëherë pas kësaj unë, Kujtimi dhe Adriatiku morëm rrugën sipër Stadiumit Q. Stafa për nga rruga e Elbasanit…….”.

I pandehuri Kujtim Buna ka thënë: “….në momentin që po debatoja me badigardin erdhi Ilir Koldashi nga Kukësi, të cilin e njihja prej kohësh pasi edhe ai si unë jemi nga Kukësi. Të pranishëm kanë qenë dhe persona të tjerë që nuk i identifikoj dot. Iliri fillimisht më kapi për faqe dhe më tha “kllëf”. Unë i thash ik se po bisedoj me të tjerë. Në këtë moment ai filloj të grindej me mua. Nuk e kuptoj se ç`fare fjalësh shkëmbyem me njëri tjetrin, por di që debate me të u acarua shumë. Kemi goditur njëri-tjetrin e në këtë moment kam dëgjuar një krisëm arme dhe kam parë Ilirin që mu var poshtë për tu rrëzuar. Aty pranë pashë Adriatik Colin me një pistoletë në dorë i cili qëlloi në drejtim të Ilirit… Në ikje e sipër kam pare Sardjan Sulejmanin, i cili më futi krahun për të më mbajtur pasi në ecje e sipër vura re se isha plagosur…..”.

I pandehuri Endrit Dokle ka thënë: “…. në hyrje të lokalit Kujtimi po debatonte me Ilir Koldashin, i cili njihej prej nesh se ishte nga Kukësi. Pranë tyre ishte dhe një badigard i lokalit. Unë isha rreth 3-4 metra larg tyre dhe nuk i dëgjoja fjalët e tyre. Pak më pranë tyre ishin Sardjani e Adriatiku. Për një moment pashë Kujtimin të përleshej me Ilir Koldashin. Në këtë kohë dëgjova një të shtënë arme zjarri e u tremba nga krisma e u largova diçka edhe më tej. Pas krismës së pare është dëgjuar një krismë e dytë. Të pranishmit u shpërndanë me vrap midis tyre edhe Kujtimi, Sardjani e Adriatiku. Nuk i pashë se në ç`drejtim u larguan por unë ika në shtëpi……..Më pas u takova me Adriatikun ku më tha se ishte tronditur kur kishte pare Kujtimin të gjakosur ndaj dhe kishte qëlluar me pistoletë Ilirin……….”.

 

 

Detaje

Qëllimi i krijimit të kësaj organizate pra bashkimi i grupimit të të pandehurit Lulzim Berisha me grupimin e shtetasit Klodjna Saliu në vitin 1998 në një të vetme ishte rritja e forcës goditëse ndaj kundërshtarit të përbashkët shtetasit Marsel Sotira e grupimit të tij, me qëllim eliminimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve dhe kontrollin e trafiqeve mbi territorin e Rrethit Durrës dhe më gjërë.

Struktura e organizatës për afro 4 vjet funksionoi më së miri, ku ruhej dhe respektohej hierarkia në organizatë, ku dukshëm të gjitha vendimmarrjet merreshin nga dy drejtuesit e saj i pandehuri Lulzim Berisha e shtetasi Klodjan Saliu. Urdhrat e tyre zbatoheshin nga anëtarët e tjerë të cilët së bashku me kontributin e tyre i kemi cituar në përshkrimet e mësipërme. Po ashtu organizata dispononte selitë e tyre pra banesat e ku mblidheshin dhe hartonin strategjitë e aktivitetit të tyre.

Numri i krimeve të kryera tregon për veprimtarinë intensive të organizatës pra për një periudhë prej 4 vitesh ata kanë kryer vrasjet e shtetasve Dritan Disha, Marsel Sotira, Viron Curri, Arjan Paja, Eduart Ongari, Dritan Disha, Erion Lame, kanë tentuar të vrasin shtetasit Agim Rexhepaj e Ilir Nelaj si dhe kanë rrëmbyer, mbajtur peng e shfrytëzuar për prostitucion V.J.

Në përgjithësi vrasjet e kryera nga organizata kanë pak a shumë të njëjtin organizim dhe strategji, ku fillonte me gjetjen e një makine pa dokumente për ta përdorur si mjetin e krimit, fshehjen e paraqitjes së jashtme nëpërmjet vendosjes së parukeve e kapeleve në momentin e ekzekutimit, braktisjen e makinës pas ngjarjes së bashku me armët, përdorje e armëve të ndryshme në ngjarje të ndryshme, etj.

 

 

Organizata në kohën e Endrit Dokles

Në vitin 2005 pas vrasjes së shtetasit Klodjan Saliu më datë 26.02.2005, i pandehuri Endrit Dokle mori drejtimin e organizatës ku ishte vetë pjesë e saj. Pas marrjes së drejtimit të saj, i pandehuri Endrit Dokle rriti numrin e anëtarëve të organizatës me të pandehurit Altin Olloni, Selman Heti, Alban Neli, Spartak Kalthi, Elvin Hoxhosmani, Sardjan Sulejmani e Kujtim Buna duke shpalosur një ambicie të theksuar kriminale. Anëtarëve të ri të organizatës i pandehuri Endrit Dokle në cilësinë e drejtuesit i komandonte në aktivitetin e tyre por dhe i mbante me të ushqyer dhe të fjetur nga paratë që nxirrte nga trafikimi i lëndëve narkotike. Pra në këtë mënyrë rekrutët e ri në organizatë kishin si bazë vendet e gjetura nga i pandehuri Endrit Dokle, kryenin detyrat e lëna prej tij si dhe ushqeheshin me të ardhurat e dhëna po prej atij duke qenë të vetëdijshëm për qëllimet e organizatës dhe rreziqet që mbart.

Organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle pas vrasjes së shtetasit Klodjan Saliu kishte si qëllim parësor vrasjen e shtetasit pandehurit Lulzim Berisha pasi atë e akuzonte si personin përgjegjës lidhur me vrasjen e shtetasit Klodjan Saliu më datë 26.02.2005. Për të realizuar këtë qëllim kryesor kriminal organizata përqendroi synimet e saj në dy drejtime: Së pari, në gjetjen e personave të përshtatshëm për të kryer vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Së dyti, lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike për të pasur të ardhura të mjaftueshme për funksionimin e tyre.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit