Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vrasja e Selimit, e lidhur me plagosjen e Gilmando Danit

Publikuar me : 29.09.2011 Ne : Kronike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

TIRANË- Hetuesit e policisë së Tiranës kanë nxjerrë një pistë të re hetimore për vrasjen e Arjan Selimit duke e lidhur me një tjetër atentat në kryeqytet. Bëhet fjalë për plagosjen e Gilmando Danit më 25 qershor, pranë vendit ku ndodhi vrasja e Selimit. Fakti konfirmohet për “Shekullin” nga burime të grupit të hetimit që po punon për zbardhjen e vrasjes së Arjan Selimit.

Sipas policisë, lidhja e këtyre dy ngjarjeve është bërë pasi dyshohet se të dy ngjarjet mund të jenë kryer nga i njëjti person ose nga të njëjtët grupe personash. Pikërisht për të vërtetuar këtë dyshim të tyre hetuesit kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve kriminalistë të laboratorit të Institutit të Policisë Shkencore. Këtyre të fundit mësohet se do t’iu duhet të ekzaminojnë me tepër kujdes një mori gëzhojash të gjetura në vendin e vrasjes së Arjan Selimit me ato të tentativës së vrasjes së Gilmando Danit.

Sipas hetuesve dhe drejtuesve të hetimit, bëhet fjalë për një sasi prej 20 gëzhojash dhe disa predhash të administruara nga ekspertët pas vrasjes së Selmit si dhe 17 gëzhojave të gjetura dhe të administruara nga policia në vendin e ngjarjes ku u plagos Gilmando Dani. Edhe detajet e tjera të të dy ngjarjeve përputhen duke krijuar dyshimet se janë të lidhura. Sipas hetuesve, në të dyja krimet është përdorur i njëjti lloji arme, automatik “Kallashnikov” i kalibrit 7.62 mm. Në të dyja rastet, vrasësit kanë qëlluar një numër të madh plumbash (17 tek Dani dhe 20 tek Selimi), por precizoni i tyre ka qenë shumë i vogël. Dani ka marrë një plumb ndërsa Selimi dy.

“Kemi edhe disa detaje teknike që na shtyjnë të mendojmë se vrasjet mund të jenë të lidhura. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se në të dy rastet është vërejtur se ka pasur një përhapje të gëzhojave dhe të drejtimit të qitjes së armës nga drejtimi kryesor”,- thanë hetuesit.

 

Atentati ndaj Gilmando Danit

Gilmando Dani, 33 vjeç, banues në kryeqytet, mbeti i plagosur mbrëmjen e 25 qershorit të këtij viti, kur persona të panjohur i bënë një pritë në kryeqytet, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në zonën e njohur me emrin ish- parku i autobusëve. Një person i armatosur me një armë automatike “Kallashnikov”, shkrehu në drejtim të tij rreth 17 plumba, duke bërë që ai të mbetej i plagosur lehtë në këmbë. Vetë Dani, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit iu pohoi këtyre të fundit se nuk kishte parë personin që e kishte qëlluar. Ndërkaq kaq kohë pas ngjarjes, policia nuk ka mundur të dokumentojë autorësinë e krimit, apo faktin nëse ngjarja kishte ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të momentit apo për ndonjë problem tjetër.

Lidhja

Gilmando Dani njihet nga policia shqiptare si një mik i afërt i një të dënuari tjetër, Emiljano Shullazit. Ndërkohë edhe Arjan Selimi mësohet se kishte krijuar miqësi me Shullazin gjatë kohës që kishte qenë në burg. Hetuesit pohuan se këto miqësi mund të kenë lidhje me ngjarjet e muajve të fundit.

Ceremonia mortore

Sot pritet që të kryhet ceremonia mortore për Arjan Selimin. Shkak për këtë vonesë është bërë ardhja e prindërve të tij nga SHBA. Ata janë njoftuar menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, por e kanë pasur të pamundur që të vijnë në një kohë të shkurtë për shkak të koordinimit të udhëtimeve me avion. Burime pranë familjes pohuan se Minella dhe Luçia Andoni kanë ardhur nga SHBA dhe varrimi do të kryhet sot.

Si u arratis familja Andoni në SHBA

Familja e Arjan Selimit (Armand Andonit) është larguar nga Shqipëria në vitin 1986, në një kohë kur ai ishte ende fëmijë. Babai i tij, Minella është me origjinë nga Himara, por në atë kohë punonte në qytetin e Shkodrës. Ai ishte efektiv i ushtrisë i një niveli relativisht të lartë dhe njihej nga të gjithë ushtarët e kufirit. Edhe pse ai kryente detyrën rregullisht, prej kohësh kishte planifikuar arratisjes së bashku me të shoqen Luçia dhe fëmijët. Sipas miqve të familjes, ai është arratisur nga Shqipëria duke çarë kufirin me një makinë ushtrie. Brenda saj ndodhej e gjithë familja. Fillimisht Andoni qëndroi në Jugosllavi (Mali i Zi) dhe më pas emigroi në Amerikë ku vendosi të jetojë përfundimisht. Në fund të viteve 1990, Armand Andoni pati probleme me drejtësinë amerikane. Ai u arrestua për mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike. Teksa ishte në pritje të gjykimit, ai u arratis dhe erdhi në Shqipëri. Kur u arrestua edhe nga drejtësia shqiptare në 2004, u zbulua se njeriu i njohur si Arjan Selimi ishte në të vërtetë Armando Andoni. Amerikanët kërkuan ekstradimin e tij, por kjo u refuzua nga gjykata shqiptare dhe Selimi u dënua me 16 vite burg. Gjashtë vite më pas, Gjykata e lartë e ndryshoi këtë vendim dhe ktheu çështjen për gjykim. Selimi përfitoi nga kjo gjë dhe kërkoi të gjykohej jo në burg, por në arrest shtëpie. Atij iu dha kjo e drejtë dhe, sipas ligjit, policia duhet ta kishte ruajtur që të mos dilte nga shtëpia, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Viktima

Armand Andoni, i biri i Minella dhe Luçia, i datëlindjes 09/06/1974, lindur dhe banues në Tiranë, alias- (Arjan Selimi, i biri i Sokol dhe Florenca, i datëlindjes 09/06/1974, lindur dhe banues në Tiranë), akuzohet për kryerje të veprës penale të “Trafikimit të narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/a, paragrafi i trete i K. Penal

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit