Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(I përditësuar)- Policia e Pukës bënë të ditur se ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e ndodhur në orët e vona së të hënës në fshatin Gjegjan të Pukës. Burime pranë policisë shprehen se janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka autor të dyshuar apo motiv për vrasjen e 60- vjeçarit Gjon Shkurt Prendi (Pashuku).
Viktima është gjetur i vdekur me një plumb në kokë. Mësohet se ai nuk ka patur hasmëri apo probleme me ndonjë person dhe të hënën së bashku me djalin kishte qenë në Shkodër për të bërë koaludimin e automjetit.
Ndërsa i biri ka qëndruar në Shkodër pasi i është dashur të rrijë në radhë, 60- vjeçari që deri para një viti kishte punuar në ushtri, është kthyer me autobus drejt familjes. Mësohet se janë pyetur persona që gjatë të hënës kanë komunikuar me viktimën ndërsa po hetohen disa pista si ajo e pronësisë, konflikteve të punës etj.
Që nga fillimi i këtij viti, në qarkun e Shkodrës ka patur 15 vrasje me 16 viktima, ku 5 të tilla janë pa autor.
Anila Dushi
*******
Pukë, vritet në shtëpinë e tij 60- vjeçari
Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak orësh në rrethin e Pukës. Një 60-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, ngjarja ndodhi në fshatin Gjegjan.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është Gjon Shkurti, banor i këtij fshati, i cili mësohet se është ekzekutuar në afërsi të banesës së tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat e vrasjes.