Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vlorë – Mosmarrëveshjet në një biznes të përbashkët ka çuar që Adnand Gorin të qëlloi mbi ortakun e tij A.D. 45-vjeçari A.D ka gjetur vdekjen në spital si pasojë e plagës së marrë.
Sipas burimeve të policisë dhe grupit hetimor, Gori i kishte dhënë 45-vjeçarit një sipërfaqe trualli për të ndërtuar një pallat në bashkëpunim me një person tjetër. Mbi këtë biznes, mes tyre ka pasur më pas për një kohë të gjatë mosmarrëveshje në përcaktimin e përqindjes, së ndarjes së objektit.
Për sqarimin e këtyre mosmarrëveshjeve ata janë takuar dhe ku dhe janë përplasur. Pas replikave, besohet se Gori e ka qëlluar 45-vjeçarin me pistoletë, duke e lënë atë të plagosur. Më pas ai është dërguar në spitalin rajonal pro pa mundur të shpëtojë nga vdekja.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe në Vlorë që prej natës së kaluar janë ngritur disa postblloqe, si dhe në rrugët nacionale ku kontrollojnë gjithë lëvizjet e automjeteve dhe të personave. Gjithashtu forcat e policisë kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të Gorit.