Publikuar me : 05.10.2011 Ne :
Kronike - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qendra e Shën Kollit
Një 43-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes ndërkohë që rrethanat pritet të zbardhen nga policia.
Sipas informacioneve të para, viktima është Tonin Gjoni ndërkohë që krimi ka ndodhur në qendër të fshatit Shën Koll dhe mësohet se ka pasur edhe dëshmitarë që mund të bëjnë identifikimin e autorëve.
Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.
Lindita Kokaj