Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Withers pergjigjet per Wikileaks Amerika thote te verteten gjithmone

Publikuar me : 06.10.2011 Ne : Politike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhon Uidhërs, ka reaguar përmes një letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve të Wikileaks. Në një letër të gjatë, Uidhërs i drejtohet shqiptarëve duke pranuar se korrespondenca e tij është e bazuar në të vërtetën e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomatët amerikanë gjithmonë shprehin dhe raportojnë vetëm të vërtetën pasi kjo është më e mira dhe misioni i tyre.

Pak javë pas publikimeve të kabllogrameve tronditëse që përfshinin deputetë dhe ministra në raportimet e Uidhërs, ky i fundit theu heshtjen.

Ndërkohë, Prokuroria është treguar indiferente ndaj kabllogrameve. Në një njoftim, organ i akuzës “shfajësohej” duke thënë se mediet dhe gazetarët mund të denoncojnë rastet duke u bazuar në kabllograme dhe se u takon atyre që të kërkojnë procedim penal dhe hetim. Ndërkohë, vetë organ Prokuroria nuk ka në plan të nisë asnjë hetim.

***

Të dashur miq,

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur u largova nga shqipëria. Jeni ende në mendjen dhe kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do qëndrojë gjithmonë në Shqipëri.

Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks.

Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë corientuese dhe e pasaktë.

Tani, ju shkruaj me shpresën për të sqaruar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar. Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që, sic e dini, beson tek e vërteta.

Edhe përpara se të largohesha ka pasur sugjerime se unë paskam pasur një “axhendë personale” gjatë qëndrimit tim në Shqipëri.

Eprorët e mi i kanë quajtur këto pohime si të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë tuaj. I njëjti pretendim ka lindur sërish. Dhe prapë mbetet i pavërtetë.

Ironikisht, asgjë nuk e provon këtë më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks. Në mënyrë të pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë dhe objektivitetin e raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje.

Të gjitha partitë, personazhet dhe veprimet politike i nënshtroheshin të njëjtit shqyrtim dhe ciltërsi. As edhe një vëzhgues i paanshëm nuk do të mund të arrinte në një përfundim të ndryshëm.

Në fakt, raportimi nga ambasada jonë në Tiranë jo vetëm ka përmbushur standartet më të larta të Departamentit të Shtetit – kabllogramet tona merrnin vazhdimisht lëvdata në Uashington – por edhe ka qenë tërësisht në përputhje me të gjitha ambasadat anembanë botës.

Edhe ambasadat e tjera, ashtu si ne, ofronin vlerësime të sinqerta të njerëzve dhe rrethanave në fushat e tyre të përgjegjësive.

Sado trazuese apo të sikletshme mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është se asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhendë private”.

Ne jemi përfaqësuesit personalë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan.

Shqip dhe shkoqur, axhenda jonë është axhenda e tyre. Cilido që sugjeron ndryshe nuk dëmton dhe aq një individ si unë, por pikërisht postin e shquar që aq shumë amerikanë të zotë kanë pasur privilegjin të mbajnë, si dhe dëmton edhe më tej ata që na e kanë besuar neve atë post.

Si një ish-diplomat po aq sa qytetar i vendit tim, jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij.

Informacioni ynë, përfshirë atë mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë e gjerë burimesh, përfshirë edhe nivelet më të larta të qeverisjes.

Cfarëdo veprimi që cënon aftësinë e një diplomati për të bashkëndarë informacion në këtë mënyrë apo për të punuar me diplomatë të tjerë për të mirën e përbashkët, është një veprim i dënueshëm.

Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty:

AMBASADAT AMERIKANE thonë të vërtetën. Ky është dhe do të jetë parimi më i parë dhe më i lartë i diplomacisë amerikane.

Sado i keq të jetë lajmi apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria.

Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë. Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe mediat, ne e themi këtë. Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit; nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik; nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit, në vend që të rendin për t’i shërbyer popullit, ne e themi këtë. Dhe nëse parimet universale të demokracisë lihen mënjanë dhe vetë demokracia bën prapa, ne e themi këtë dhe do vazhdojmë ta themi derisa të fillojë përparimi i vërtetë. 

Kjo është detyra parësore e një diplomati amerikan dhe një detyrë e tillë do të përmbushet patjetër. Unë nuk jam më në shërbim të qeverisë, por një gjë e di: mund t’i besoni ambasadës amerikane.

Mund të mos ju pëlqejë cdo gjë që ajo thotë, por mund të keni besim që diplomatët tanë bëjnë cdo përpjekje për të arritur standartet më të larta të ndershmërisë dhe objektivitetit.

Nuk ka material që rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado të cjerra, që mund ta ndryshojë këtë.

Në mbyllje, më lejoni t’ju uroj, miqtë e mi shqiptarë, gjithë sukseset dhe lumturinë e mundshme. Jeni një popull i vecantë dhe vendi juaj është një vend i vecantë.

Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta.

Miku juaj, John L. Withers II.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit