Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Xhaferaj me kater kredi, Ruli investon ne bono

Publikuar me : 06.07.2010 Ne : Politike - 184 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ruli ka perfituar rreth 9700 dollare te ardhura nga interesat e depozitave, Pollo blen apartament ne Kavaje 70 mije euro

TIRANE - Ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, ka kater kredi per te shlyer. Tek njera kane mbetur edhe 55 mije euro, ndersa ka marre se motres edhe 20 mije euro per te paguar kestet e nje tjeter kredie. Pollo shet nje apartament dhe blen nje tjeter ne Kavaje me vlere 70 mije euro, ndersa Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shlyen nje overdraft 90 mije euro.

Ferdinand Xhaferaj


Deklarata e Ministrit te Kultures Rinise dhe Sporteve, Ferdind Xhaferaj, eshte e mbushur me shlyerje kestesh kredie, si dhe huamarrje te reja gjate vitit te shkuar. Fillimisht Xhaferaj ka paguar rreth 20 mije euro keste kredie, me te cilat ka blere nje apartament me siperfaqe 80 meter katror.


Me tej jane shlyer edhe 5500 euro te nje tjeter kredie per nje tjeter apartament. Per sa i perket apartamentit te pare, Xhaferaj deklaron se 20 mije euro ia ka marre borxh se motres. Rreth 210 mije leke ai deklaron se ka paguar gjate vitit te shkuar per nje tjeter kredi, ndersa po per te njejtin qellim i jane paguar edhe 10700 euro nje banke tregtare ne vend. Nga kredia e fundit kane mbetur per tu shlyer edhe 55 mije euro.


Ne fund te vitit, Xhaferrajt i kane tepruar rreth 160 mije leke CASH. Te gjitha shpenzimet e mesiperme Ministri deklaron se i ka mbuluar me te ardhurat e tij si deputet dhe Minister, biznesi privat ne emer te bashkeshortes dhe qiraja e dy objekteve.


Genc Pollo


Gjate vitit te shkuar, Ministri Pollo rezulton te kete blere nje apartament 130 meter katror ne nje fshat turistik ne Kavaje me vlere 70 mije euro. Per te blere kete Pollo ka shfrytezuar te ardhurat nga shitja e nje tjeter apartamenti ne Golem te Kavajes me vlere 40 mije euro, si dhe kredine e marre 37 mije euro te marre ne nje banke tregtare.


Po ashtu, ne emer te tij rezulton edhe nje tjeter kredi, nga e cila kane mbetur per tu shlyer edhe rreth 12 mije euro. Gjate vitit te shkuar, Pollo ka shlyer rreth 2300 euro keste kredie. Ne emer te Pollos dhe familjareve te tij rezultojne kater llogari bankare, te cilat ne total kapin nje vlere prej rreth 700 mije lekesh.


Genc Ruli


Gjate vitit te shkuar Ministri i Bujqesise, Genc Ruli, ka perfituar rreth 9700 dollare te ardhura nga interesat e depozitave ne disa banka tregtare ne vend, si dhe investimit me ane te bonove te thesarit.


Gjate vitit te shkuar, Ruli ka investuar 5 milione leke, duke blere bono thesari prane Bankes se Shqiperise, nga te cilat ka perfituar rreth 366 mije leke. Rreth 4700 euro te tjera interesa i ka perfituar nga nje depozite me vlere 154 mije euro prane nje banke tregtare ne vend. Ne emer te tij rezultojne edhe dy depozita te tjera me vlere te vogla.


Me tej, Ruli rezulton te kete investuar rreth 20 mije euro ne nje tjeter banke te nivelit te dyte, nga e cila ende nuk ka perfituar interesat. Per sa i perket nje tjeter investimi te ngjashem ne te njejten banke, Ruli ka perfituar rreth 8 mije euro te ardhura. Po ashtu, rezulton se Ministri i Bujqesise ka paguar rreth 40 mije dollare per nje investim ne shtepi. Ne emer te Rulit ekziston edhe nje kredi prej 174 mije euro.


Dritan Prifti


Ne emer te Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, rezultojne tre llogari bankare, te cilat ne total kapin nje vlere prej 3800 dollare. Nga paga si deputet i Kuvendit te Shqiperise, Prifti ka perfituar gjate vitit te shkuar dhe tre mujorit te pare te ketij viti 1.3 milione leke dhe nga paga si Minister 562 mije leke. Ndersa bashkeshortja ka perfituar nje page vjetore prej 460 mije lekesh.


Nderkohe, ne emer te kesaj te fundit rezulton nje llogari bankare jashte shtetit prej 3400 dollare. Si pasoje e shitjes se aksioneve te nje shoqerie private, ajo ka perfituar ne emer te saj 799 mije euro. Me nje pjese te ketyre parave eshte blere nje apartament rreth 58 metra katrore ne rrugen Dervish Hima ne Kryeqytet me vlere 8.8 milione leke.


Majlinda Bregu


Ministrja e Integrimit ka shlyer perfundimisht nje overdraft te marre ne nje banke ne vend prej 90 mije euro. Te ardhurat per shlyerjen e ketij detyrimi, Bregu deklaron se i siguruar nga qiraja e nje dyqani prej 2500 euro ne muaj, paga e saj dhe e bashkeshortit. Nga paga si Ministre, ajo ka perfituar rreth 1.3 milione leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortit kane qene ne vleren e 52 mije eurove.

Hazir Gashi, deputeti qe trashegoi pronat

Ne emer te deputetit socialist te qarkut te Durresit ekzistojne nje numer i konsiderueshem pronash te luajtshme dhe te paluajtshme si toke, apartamente, makina, si dhe nje kompani ndertimi.


Jane parcela toke ne Durres me siperfaqe rreth 26 mije metra katrore, per te cilat nuk eshte deklaruar vlera. Nderkohe, ekzistojne edhe rreth 7 mije metra katrore toke are me vlere 32 mije euro, toke are me vlere 25 mije euro e shkembyer me nje apartament, toke are me siperfaqe 673 meter katror me vlere 200 mije leke, toke me siperfaqe 1300 meter katror me vlere 5 milione leke.


Ne emer te kompanise se ndertimit ekzistojne siperfaqe te konsiderueshme trualli. Jane rreth 800 metra katrore truall me vlere 2 milione leke, si dhe nje siperfaqe prej 445 meter katror, te cilen e perdorin banoret e pallateve.


Krahas tokes dhe trojeve, ne emer te deputetit Gashi ekzistojne edhe disa apartamente, kryesisht ne Durres. Jane kater apartamente me vlere rreth 400 mije euro, si dhe disa zyra me vlere totale prej 194 mije euro.

Ruci deklaron vetem pagen e deputetit


Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste njihet si nje njeri qe flet shume shkurt dhe kete gje e ka bere edhe ne deklaraten e tij te pasurise. E gjithe deklarata e pasurise se Rucit perfshihet ne nje fjali Te ardhurat nga paga si deputet dhe pjesemarrja ne komisione jane 1.443.840 leke te reja.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit