Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Xhamia e re, sot shpallet fituesi

Publikuar me : 02.05.2011 Ne : Sociale - 282 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sot ne oret e paradites, kryeqytetasit do te njohin projekti sipas te cilit do te ndertohet Xhamia dhe Muzeu i bashkejeteses fetare ne Tirane. Ne gare jane pese studio, te cilat kane kaluar ne kete faze te dyte te konkursit nderkombetar te shpallur nga Bashkia e Tiranes , duke lene pas rreth 100 studio te tjera.


Sot juria e perbere nga Nderkohe juria e cila do te perzgjedhe edhe studion fituese perbehet nga Edi Rama, Vedran Mimica, Peter Seinnen, Paul Böhm, Enzo Siviero, Artan Shkreli e perfaqesues te Komunitetit Mysliman do te zgjedhin mes pese projekteve te prezantuara dje nga studiot ne gare.


Mes studiove Andreas Perea Ortega - Madrid, Spanje; Architecture Studio - Paris, France; BIG - Kopenhagen, Danimarke; Search - Amsterdam, Holande; Zaha Hadid Architects - Londer, Britani e Madhe vetem njera do te jete fituese.


Kryetari i Bashkise Edi Rama prezantoi dje nje nga nje studiot dhe karakteristikat e tyre duke theksuar se ky konkurs nuk eshte pjese e fushates por nje nisme e filluar muaj me pare, e qe sot do kurorezohet me fituesin.


Duke qene se ky konkurs zhvillohet ne nje periudhe qe eshte ne nje periudhe elektorale, une nuk do te zgjatem ne fjalen time, pervecse te beje nje prezantim te pjesemarresve dhe me pas le tua leme arkitekteve te flasin me idete e tyre, tha Rama.


Gara


Konkursi per xhamine eshte zhvilluar ne dy etapa ku ne fazen e pare kane aplikuar plot 100 studio nga 28 vende te ndryshme te botes, por juria ka perzgjedhur vetem 5 prej tyre. Te pesta studiot ne kete faze te dyte kane dorezuar prane Bashkise projektin ku perfshihet xhamia dhe muzeu i bashkejeteses fetare, sipas standardeve dhe siperfaqes qe Bashkia ka percaktuar.


Ne kerkesat e Bashkise drejtuar studiove te projektimit kerkohet qe keto dy ndertesa publike ne qender te qytetit te kene elemente te modernes, pra te pasqyrojne kohe qe i perkasin. Projekti per xhamine duhet detyrimisht te permbaje elementet e kultit, por duhet te kete nje arkitekture moderne.


Siperfaqja per xhamine eshte 2.500 m2, ndersa siperfaqja per muzeun eshte 1650 m2. Ndertesa e xhamise duhet te kete salla per mesim, biblioteka, pra te jete nje objekt i lidhur me dijen islame.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit